Kujdes me 17 Tetor, mos i votoni assesi këta tipa kandidatësh për kryetar komune!

Kujdes me 17 Tetor, mos i votoni assesi këta tipa kandidatësh për kryetar komune!
Kujdes me 17 Tetor, mos i votoni assesi këta tipa kandidatësh për kryetar komune!

Fadil Maloku

  • 11 October 2021 - 10:12

Shkruan: Sociologu Fadil Maloku

Të dashur miq! Ju që po shkoni nëpër tubime elektorale, po edhe Ju të tjerët që e keni vendos me VOTU më 17 Tetor, Ju lus që të BËNI KUJDES dhe të MOS I VOTONI këto tipe kandidatësh, për Kryetar komunash:

1. Tipin idealist, që ende jeton me të kaluarën dhe e harron pragmatizmin e sotëm;

2. Tipin oportunist, që si thotë populli, "as s’është hairi i turkut e as sherri i shkaut":

3. Tipin servil, që kah të sillet di të thotë vetëm; Po, zotëri! Si urdhëron shef; OK!

4. Tipin që në jetë të vetë s'ka menaxhua gjë të hajrit;

5. Tipin e pasinqertë, që kurrë të vërteten s'e thotë me gojë të vetë;

6. Tipin që nuk njeh dhe nuk e beson një vetmin Zot ;

7. Tipin që nuk ka frikë e respekt as ndaj njerëzve e as ndaj Krijuesit;

8. Tipin e papërgjegjshëm, që nuk ngurron të bëjë skandale;

9. Tipin jo transparent, që mendjen e mban vetëm te (tenderët) përfitimet materiale në mënyrë paligjshme;

10. Tipin hipokrit që ndryshe flet ndryshe mendon  e ndryshe vepron;

11. VOTONE tipin që Ju mendoni, se do t'i jap shumë më shumë mirëqenies (shpirtërore e materiale) suaj personale, asaj familjare, e sidomos asaj shtetërorë e kombëtare.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"