Të korruptuarit mashtrojnë, nuk mund të flasin për betejën antikrim e anti-korrupsion

Të korruptuarit mashtrojnë, nuk mund të flasin për betejën antikrim e anti-korrupsion
Të korruptuarit mashtrojnë, nuk mund të flasin për betejën antikrim e anti-korrupsion

Faik Krasniqi

  • 12 October 2021 - 19:01

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Gjithmonë flitet për korrupsion dhe krim te organizuar, por kurrë asnjë zyrtar i larte nuk eshte dënuar me burg për këto vepra. Dënime me kusht kemi sa te duash. Le t'i ndërrojnë prokuroret dhe gjykatësit nëse me te vërtetë duan t'i luftojnë këto dukuri!

Zgjedhjet lokale janë për zgjidhje të problemeve të qytetarëve. Probleme të përditshme që i kanë si: rrugët, kanalizimet, ujësjellësi, kaosi rrugor, çerdhet, shkollat, mbeturinat etj. Korrupsioni dhe krimi organizuar nuk është punë e kandidatëve për kryetar, ose të kandidateve për asamble komunale. Nëse do të fillonin të merrej çdo kandidat me këtë punë, atëherë asnjëri prej tyre nuk do të bënte një program se çfarë do të bënte për qytetin e tij. Kjo çështje ju takon organeve të drejtësisë, mekanizmave te nivelit qendror. Gjithmonë flitet për korrupsion dhe krim të organizuar, por kurrë asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar me burg për këto vepra. Dënime me kusht kemi sa të duash. Le t'i ndërrojnë prokurorët dhe gjykatësit nëse me të vërtetë duan t'i luftojnë këto dukuri!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"