Brukseli, po na e vonon integrimin në BE, veç shkaku i proamerikanizmit tonë!

Brukseli, po na e vonon integrimin në BE, veç shkaku i proamerikanizmit tonë!
Brukseli, po na e vonon integrimin në BE, veç shkaku i proamerikanizmit tonë!

Fadil Maloku

  • 13 tetor 2021 - 11:24

Shkruan: Sociologu- Fadil MALOKU

1. Sot për sot lidhur çështjen se si do të duhej të dukej në në ardhmen Ballkani Perëndimor, ekzistojnë një mal Projektesh e idesh. Ndër këto ide e projekte katër janë më kryesoret:

A/Iniciativa amerikane për Evropën Juglindore (SEC) ;

B/Iniciativa e Bashkësisë Evropiane:

C/Rruga e ashtuquajtur e integrimeve pansllave (Minishengeni dhe Open Ballkan, këtu e kanë burimi );

D/Iniciativa autonome e vendeve Ballkanike.

Themi kështu edhe nga shkaku se proceset integruese që nga kohërat e kaluara kanë zgjuar interesime fascinante. Kjo vlen sidomos për identitetet dhe vendet të cilat kanë shfaqur interesime për të krijuar fuqi dhe ekonomi të zhvilluar. Tani, ky konstatim, në rastin e Evropës padyshim që i takon një Gjermanie e një France, të cilat kanë me vete kapacitete njerëzore e resurse ekonomike që ta iniciojnë idenë e një kulmi të përbashkët, gjithnjë sipas modelit Amerikan. Mirëpo, BE-në, e kanë përcjellë disa zhvillime, procese e veçori specifike që u manifestuan si produkt i aprovimit të “Planit të (njohur) Schumanit”.

2. Ndër këto veçori specifike, katra sosh janë më të rëndësishme për t’u përmendur në këtë rast. E ato janë: 1. Liria e vendosjes së mekanizmave të apostrofuar në mënyrë të pavarur nga organet dhe mekanizmat e vet shtetërorë dhe nga qeveritë e tyre; 2. Vendimet e aprovuara drejtpërdrejt i obligonin të gjitha shtetet anëtare, edhe atëherë kur vendimet nuk merreshin në mënyrë unanime; 3. Vendimet e organeve të këtij mekanizmi mbinacional i obligojnë të gjithë personat juridikë të vendeve nënshkruese të marrëveshjes; 4. Anëtarët pjesëmarrës të këtij mekanizmi mbinacional, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë njëherit edhe përfaqësues të qytetarëve të vendeve prej nga vijnë, e jo të shteteve, ngaqë zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vota e qytetarëve.

3. Tani, për t’u realizuar “ëndrra” e bashkimit të Europës, gjitha Projektet (qofshin edhe ideore) duhet gjithqysh ta përfshijnë edhe Ballkanin Perëndimor. Ndryshe, Europa asnjëherë s’do mund të funksionalizohet as si tērësi territoriale e as si kompleks socioejonimik e sociokulturor. Por, egziston një dilemë që deri diku manifestohet edhe si një lloj dyshimi kur janë në pyetje shqiptarët. Në fakt dilemat dhe dyshimet e Europes, ndërlidhen deri diku (për mendimin tim sociologjik) edhe me “proamerikanizmin” tashmë të dëshmuar dhe të verifikuar të shqiptarëve. I cili në dioptrinë europiane më shumë po perceptohet si “instrument votimi” në vendimarrjet e ardhshme, se sa ndonjë pengesë emancipimi.

Pra,kjo lloj “xhelozie” sociale e Brukselit ndaj shqiptarëve, në njē mënyrë apo tjetrën herë pas herë duhet të konvertohet edhe si logjikë e ushtrimit të ndikimit dhe presionit aktiv amerikan mbi Europēn. Meqë, shqiptarët në Ballkan janë populli më proamerikan në Europë, asaj i pengojnē dy vota (Shqipëria dhe Kosova) e gjysēm (Maqedonia Veriore), që i disponon faktori shqiptar. Vota këto, që nesër mund tē përdorën edhe si “vota potenciale presioni” (siç prejudikon shpesh kandidatja radikale franceze Marine Le Pen) mbi vendimet e Brukselit, në çdo kohē nga pala amerikane!

Për mendimin tim(anipse, hipotetikisht mund të jet pengesë integruese në BE), shqiptarët duhet të vazhdojnë ta dëshmojnë lojalitetin dhe besnikërinë (natyrisht jo tërësisht të verbër!) ndaj Amerikës, edhe për shkakun e interesit të mikut strategjik, po edhe për shkak të interesit të tyre kombëtar e shtetëror. Se Amerika nuk na tradhtoj, kemi argumentin dhe dëshminë e intervenimit të rrezikut nga copëtimi i trojeve shqiptare (1919/20), të Presidentit Woodrow Wilson, dhe ate të intervenimit nga rreziku i shfarosjes serbe (1999), të Presidentit Bill Klinton (i cili edhe fizikisht zbarkoi në Kosovë).

Por, kur është në pyetje ndihma dhe përkrahja moralopolitike europiane, ne kemi shumë raste zhgënjyese… (“Europa plakë”, “Europa shtrigë”, “Europa kurvë”…) në historinë dhe etnopsikologjinë tonë…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".