BE duhet ti ndali z.Borel dhe z.Lajçak nga veprimet e njëanshme në raport me Kosovën

BE duhet ti ndali z.Borel dhe z.Lajçak nga veprimet e njëanshme në raport me Kosovën
BE duhet ti ndali z.Borel dhe z.Lajçak nga veprimet e njëanshme në raport me Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 13 October 2021 - 17:09

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Tashmë dihen qëndrimet e z Borel dhe te z Lajcak për çështjen Kosove-Serbi. E dëmshmja eshte se te dyte po deklarojnë dhe po punojmë në emër të BEsë. Deklarata e sotme z Birel eshte tipike anti evropiane. Z. Borel eshte i vetëdijshëm se krimi dhe kriminaliteti luftohet kudo. Edhe ne Spanjën e tij, nga vjen ai, ka aksione te policisë. Natyrisht se edhe aksione te gjera qe kërkojnë intervenime policore te ligjshme. Mirepo, z.Borel e done veriun e Kosovës jashtë komtrollit te Republikës se Kosovës, te pavarur, dhe qe done te shkëputet nga Kosova. Eshte e çuditshme dy anshmëria e Z.Borel . Ne Spanje eshte nje komb qe kërkon pavarësinë dhe shtetin e vete. Janë basket qe edhe bene referendum për tu ndare nga Spanja. Por Spanja shkeli këtë me mjete policore dhe kapi e burgosi shume veta, madje edhe udhëheqësit e këtij populli. Ndërsa, udhëheqësi, z. Puschdemon, iku jashtë vendit. Po ku z.Borel tregon "se janë te papranueshme veprimet e njëanshme dhe te pakoordinuar ne Kosove".

Kjo deklarate tregon dyanshmërinë e z. Borel. Ne Kosove nuk duhet te luftohet krimi dhe kriminaliteti, ndërsa ne Spanje, përpjekjet demokratike te baskeve për liri shtypen. Dhe po kështu: Me kënd duhet te koordinohen aksionet e policisë kundër krimit? Z. Borel e dine se Mitrovica eshte territori Kosovës. E këtu aksionet kundër krimit, si çdo kund, kryhen nga policia. Ata nuk pyetin politiken. Por veprojnë. Dhe se dyti, z.Borel po e konsideron Veriun e Kosovës ne territor asnjërës e qe duhet te dialogohet me shtetin serb. Kjo e rrezikon shume sigurinë dhe paqen ne tere Ballkan. Eshte dëmshme dyanshmëria ne qëndrime dhe njëanshmëria ne kuadër te aksionet te policisë kundër krimit. Njëra pale qe eshte demokratike luftohet dhe pala tjetër pse vepron policia kundër krimit mbrohet. Ketë nuk e ka nga UE. Me siguri vetëm për vetëm ka vepruar. Kjo e rrezikon paqen, sepse e forcon krimin ne këtë ane. UE duhet te ndaloj z.Borel dhe z.Lajqak nga këto veprime te pamatura dhe te rrezikshme për rajonin. Shume eshte investuar nga UE për paqen dhe lirin e popujve ne këto ane te Ballkanit perëndimor dhe tash nuk duhet qe UE te lejoje shkatërrimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".