Sondazhet për zgjedhjet, të dizajnuara nga mediat e ‘politikës’

Sondazhet për zgjedhjet, të dizajnuara nga mediat e ‘politikës’
Sondazhet për zgjedhjet, të dizajnuara nga mediat e ‘politikës’

Blerim Burjani

  • 14 October 2021 - 19:00

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Në pritje të ditës së zgjedhjeve lokale të këtij viti, datës 17 tetor, kanë vërshuar përplot sondazhe, disa të porositura e shumica partiake, por shumica  arnuese, anuese dhe  tepër të njëanshme. Kjo dëshmon se sa është i rëndësishme  edhe pushteti për një klasë të tërë politike që në klientelën e vetë ka njerëz, militantë pa asnjë  cv- profesionale dhe akademike, por  që shumica janë problem social i shtetit prandaj  janë të varur nga politike dhe zhvatja e shtetit. Pra edhe disa media jetojnë nga politika dhe  punojnë për dikë, dhe tashmë nuk është sekret sepse po dihet edhe kjo punë.

Pasi që politika është më profitabile se sa për të krijuar biznes produktiv, se sa për të themeluar kompani private e me fitua më punë të ndershme duke bërë biznes e punësuar njerëz të pa punë, këto parti politike po synojnë  qysh të bëjnë biznes  me politikën sepse për këta të ashtuquajtur politikan të pa shkollë e pa thirrje akademike paratë e popullit janë të padhembshme për ti shpenzuar. Pra kjo është e keqja më e madhe që Kosova e ka përballë dhe është pengesa më e madhe e fuqizimit të instalimit të mirëfilltë të demokracisë politike që frymon dhe punon për interesin e popullit e jo për  grupet e ngushta klienteliste, për të përfituar një grup i caktuar duke mashtruar, e për me hy njerëzit e atij grupi dikund në një punë  si raste sociale që i zgjidhin problemet personale e familjare. Për mendimin tim këto sondazhe që po krijojnë mjegull te opinioni publik janë sikur  një lloj i qitjes së falli, janë  një mjet përfitimi për anim dhe për të kryer punë momentale për ndonjë parti politike, për ti dhënë infuzion në opinion. Nuk është aspak  e çuditshme pse të gjitha këto janë storje të përditshme  të disa  Tv-ve  private që bëjnë politik por jo diçka tjetër. Pra nuk ka ndonjë rendësi me interesin publik por ka rëndësi të përfitimit të përkohshëm politik përmes mashtrimit, e ku përfiton edhe  biznesi i lidhur me politikën.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".