A’po rikthehet skenari i Millosheviqit në Veri të Kosovës.?!

A’po rikthehet skenari i Millosheviqit në Veri të Kosovës.?!
A’po rikthehet skenari i Millosheviqit në Veri të Kosovës.?!

Ismail Muçiqi

  • 15 tetor 2021 - 10:20

Shkruan:Ismail Muciqi

Opinion i rrethanave politike.

Ajo që ndodhi në pjesën veriore të Republikës së Kosovës me ktheu mbrapa kohën para 30 viteve kur Sllobodan Millosheviqi i kishte organizuar dhe instrumentalizuar serbet në Fushë Kosovë me qëllim të realizimit të projektit famëkeq për serbin e madhe. Ky elaborat i kreut shtetëror të serbisë, i dalur dhe i harmonizuar nga Kisha Ortodokse serbe dhe Akademia u manifestua dje në pjesën Veriore të Kosovës.

Dje u vërtetua se Vuqiqi dhe bashkëpunëtoret e ti janë aktorët kryesor të cilët përmes strukturave paralele dhe listës serbe në vazhdimësi po bëjnë përpjekje për destabilizimin e Kosovës dhe të Ballkanit. Ky Aleksandër Vuqiqi një mashtrues dhe manipulont i llojit të vet i kishte ftuar Gjeneralët e Armatës dhe komandantet e gjendarmerisë serbe për tu takuar në Komunën e Rashkës.

Aty sipas skenarit ishin të ftuar strukturat paralele dhe kriminale serbe bashkë me listën serbe të cilën i priu Goran Rakici, i cili u kishte caktuar role de detyra disa kriminelëve serbë të flasin para Vuqiqit duke i akuzuar Shqiptarët dhe Qeverinë e Kosovës për rrezikun nga Shqiptarët. Ky show propagandistikë ishte i ngjashëm me kohën dhe hapësirën para 30 vitesh kur Millosheviqi kishte filluar shkatërrimin e ish Jugosllavisë dhe suprimimin e Kushtetutës të autonomisë së Kosovës.

Gjenerata e re sot në Kosovë duhet ta di historinë dhe të kaluarën vuajtjet dhe dhunën serbe ndaj Shqiptarëve. Kështu para 3 dekadave Millosheviqi i kishte caktuar kryekriminelët serbë nëpër viset ku jetonin ata në Kosovë në krye me çetnikun dhe kriminelin Sholloviq i cili në mënyrën më të ndytë i manipuloj dhe i instrumentalizojë serbët për të protestuar kundër Shqiptareve deri tek segrekacioni. Nuk do të harrohet asnjëherë tubimi protestues i serbeve në Fushë Kosovë të cilën e kishte organizuar vetë Millosheviqi për qëllime politike kinse serbet në Kosovë janë të rrezikuar nga Shqiptarët dhe duhet që shteti serbë ti mbrojë. Ngjashëm ishte edhe dje në pjesën Veriore të Kosovës kur kriminelët serbë të përkrahur nga qeveria në Beograd bllokuan rrugët dhe sulmuan Policinë e Kosovës.

Deklaratat e Vuqiqit dhe kërcënimet e ti janë qindpërqind të ngjashme me kohën e diktatorit Millosheviq. Shtrohet pyetja? Pse po ndodh kjo!... Vuqiqi ka aspirata ta aneksoj [shkëpus] pjesën Veriore të Kosovës. Kjo ide e ti u diskutua herë pas here përmes bisedimeve të fshehta apo konspirative te përfaqësueseve negociator duke hapë temën rreth korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës. Padyshim disa përfaqësues në bisedime me serbin janë përgjegjësit kryesorë në mos ndëshkimin e strukturave kriminale që veprojnë në pjesën Veriore.

Kjo gjendje e tensionuar me plot të panjohura do të vazhdojë deri kur të jetë në krye komisioneri për politikën e jashtme dhe siguri zoti Borel dhe negociatori Lajcak. Si mund tu besojmë këtyre diplomatëve të kenë politikë parimore, kur asnjëri as tjetri nuk kanë arrit ti bindin shtetet e tyre ta njohin Pavarësinë e Kosovës. Është e dhimbshme se edhe pas 20 viteve të luftës të gjenocidit që u bë në Kosovës të gjinden ende Shqiptarë të cilët bashkëpunojnë me krimin e organizuar serbë kundër Kosovës dhe shtetformimit të saj. Kjo veprimtari më shumë ka elemente të tradhtisë kundër popullit dhe shtetit.

Ky mendim vlen për të gjithë ata politikan apo biznesmen të cilët vite me radhë janë përfolur se përmes kontrabandës dhe krimit të organizuar kanë krijuar miqësi me kriminelët serbë të cilët më herët i djegën pikat doganore, e vranë Enver Zymberin Policin e Njësisë Speciale në detyrë krijuan barrikada e barrikada në urën e Ibrit e qka nuk bënë tjetër?!. Duhet theksuar se koha në të cilën po jetojmë është shumë dramatike me plotë të panjohura që do të vinë.

Qytetaret e Kosovës dhe institucionet e shtetit duhet ta dinë se vrapimi pas kapitalit, pas kullave dhe ndërtesave luksoze, pas bizneseve dhe parasë, janë të kota dhe nuk kanë asnjë vlerë pa siguri, pa ndërtimin e shtetit ligjor integritetin dhe sovranitetin e ti të cilin duhet ta ruajnë dhe mbrojnë të gjithë bashkërisht duke ngritur kapacitetet e mbrojtjes dhe sigurisë.. Kjo duhet të bëhet permes Policis profesionale dhe Forcave të Armatosura që të jenë të gatshme dhe të përgatitura për çdo rrezik që i kanoset Kosovës.

Në fund po theksojmë se problemet dhe telashet me serbin do të parandalohen vetëm atëherë kur ne do të vedisohemi dhe të bëhemi konkurrent si në aspektin ekonomikë dhe në aspektin ekonomik politikë dhe ushtarak për sigurinë e vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".