“Non grata”amerikane, përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së dhe pensionimi i politikës së vjetër

“Non grata”amerikane, përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së dhe pensionimi i politikës së vjetër
“Non grata”amerikane, përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së dhe pensionimi i politikës së vjetër

Skender Kapiti

  • 15 October 2021 - 10:15

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Politikanët e establishmentit dështak dhe të vjetëruar të PD-së vetëm sa e bllokojnë dhe e pengojnë Partinë Dmokratike, dhe vetëm sa punojnë vetëm për interesa personale e për vetëm për ta shfrytëzuar PD-në akoma edhe  si mburojë politike para drejtësisë për  korrupsionin  si në rastin më të fundit me qëndrimin edhe antiamerikan të tyre kundër vendimit që shpalli “non grata” ishkryetarin e PD-se dhe ishkryeministrin  Sali Berisha.

Tani është koha që këtë lloj politike e këta lloj politikanësh interesaxhinj e egoist verdikti demokratik i demokratëve t’i cojë këta në pension politik.

Shpallja “non grata” nga SHBA për Sali  Berishën,pra moslejimi i tij për të hyrë në SHBA  si dhe përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike janë bërë shkaqe që ishKryeministri dhe disa ish deputetë e deputetë aktual të Partisë Demokratike si dhe ishpushtetarë dhe ishadministratorë të kohës së pushtetit të tij  kanë nisur një fushatë kundër SHBA-ve dhe kundër liderit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpër salla foltoresh  dhe sidomos nëpër disa media të lidhura dhe pëfituese si  nga ishpushteti i Sali Berishës ashtu edhe nga mediat proqeverisë Rama.

Thuhet e vlersojnë disa opinionistë e politikanë se kjo po i bën dëm dhe po e ndan e përcan Partinë Demokratike.

Ndërsa unë mendoj të kundërtën, atë se: kjo gjë po e forcon Partinë Demokratike,pasi kjo kundërvënie e të “pakënaqurve”  me Bashën dhe e “të pakënaqurve” ndaj SHBA-ve, pra kjo ndajre  po i    shërben emancipimit demokratik dhe VETING-ut në Partinë Demokratike.

Thuhet nga disa se duhet bashkim i PD-së.

PD është e bashkuar, është demokratike më shumë se kurrë më pare sepse  askush nuk është dëbuar dhe askujt nuk i është imponuar largimi nga Partia Demokratike.

Partia Demokratike nuk është sot si dikur, nuk është  Parti e interesaxhinjve dhe e matrapazëvë politik të cilëve meqenëse u janë prekur interesat personale kanë dalë e jane grupuar në foltoret e “pakënaqësive” e të kundërshtisë, ku këta të fundit janë elita deshtake apo establishment i politikës së vjetër të PD-së.

Këta janë ata që kanë  dështuar e janë tejet të konsumuar por që po i shërbejnë regjimit të Edi Ramës.

Pra kjo “ndarje” nëse mund ta quajmë ndarje, pasi de fakto është një vetëlargim i politikës së vjetër  nga mosdurimi e mosdakordësia për humbjen e privilegjeve të pushteti e të autoritetit egoist te tyre.

Kjo realisht  po i bën mirë  dhe po e shëndoshë e forcon politiisht PD-në ; po e hap, po e demokratizon, po rrit numrin e antarësisë, po sjell besim e shpresë që krahas tranzicionit politik brënda PD-së , Partia Demokratike së  shpejti do vijë në pushtet dhe do t’i japë fund edhe tranzicionit në Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".