Prishtina dhe prishtinalitë me shpresa të humbura nga mungesa e shtetit ligjor, hajnat e politikës po degradojnë dhe shkatërrojnë Prishtinën tash e 20 vite!

Prishtina dhe prishtinalitë me shpresa të humbura nga mungesa e shtetit ligjor, hajnat e politikës po degradojnë dhe shkatërrojnë Prishtinën tash e 20 vite!
Prishtina dhe prishtinalitë me shpresa të humbura nga mungesa e shtetit ligjor, hajnat e politikës po degradojnë dhe shkatërrojnë Prishtinën tash e 20 vite!

Blerim Burjani

  • 15 October 2021 - 19:29

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Prishtina sot është e plaçkitur, e vjedhur nga hajna të shumë partive. Prishtinën këta hajna e kanë shfrytëzuar dhe do ta shfrytëzojnë sa të munden dhe do ta lënë të shkatërruar, të pambrojtur nga askush, s'ka kush ta mbroj Prishtinën prej shkatërrimit të jetës urbane sepse po frikësohem që edhe këta kandidat për kryetar, asnjëri prej tyre nuk e do fare Prishtinën, por e duan pasurine e saj tokësore.

-Është dashur shumë më herët të reagohet, është pritur shumë dhe janë heshtur të gjitha skandalet që kanë ndodhur në të gjitha qeverisjet e deritashme me Prishtinën. Në Prishtinë ku ka pasur dhe ka edhe shumë skandale të tjera, por nuk po ka kush ne Prokurori te merret me to sepse drejtësia nuk po funksionon . Nuk është aspak i pafajshëm as pushteti komunal, prej kryetarit e deri te Kuvendi-Asambleja e Komunës. Problemet janë grumbulluar me mbi 20 vite në Prishtinë sepse çdokush që ka ardhur në krye të komunës nuk ka shpëtuar pa be shume skandale edhe kriminale!

- Fatkeqësisht qe te ne akoma nuk po funksionon shteti ligjor-juridik, e kjo po shfrytëzohet nga shumë grupe interesi, e ndoshta edhe grupe kriminale për përfitime te tyre. Heshtja e gjyqësisë dhe prokurorisë nuk është e rastit qe po u bejne edhe avokatine ! Megjithatë këto organe vendosin për çështje dhe ato janë të thirrura të vendosin nëse e shohin të rrugës dhe nëse ka fakte të bollshme për të vepruar. Është fatkeqësi e madhe që Prishtina asnjëherë nuk pati kryetar të denjë per Kryeqytetin që ia kthen historinë , zhvillimin ekonomik, traditën dhe kulturën e lasht si kryeqytet.

As këta kandidate nuk jam shumë optimist në pritje se do të sjellin për prishtinailite dicka te mire si ndonjë ndryshim të madh. Asgjë nuk pres prej tyre. Prishtina u varfërua shumë, rinia e saj shtegtojë gjithandej nëpër botë, në SHBA e Britani të Madhe, Gjermani e kudo gjeti mundësi për një jetë më të mirë. Edhe këta kandidat për kryetar nuk konsideroj se janë ata që duhet dhe që do të sjellin gëzimin dhe zhvillimin, ëndrrën e Prishtinasve për një qytet që funksionon me standard dhe rregull të mirëfilltë urban, sipas modeleve të qyteteve evropiane.

Prishtina sot është e plaçkitur , e vjedhur nga hajna të shumë partive. Prishtinën këta hajna e kanë shfrytëzuar dhe do ta shfrytëzojnë sa të munden dhe do ta lënë të shkatërruar siq eshte , të pambrojtur nga askush, s'ka kush ta mbroj Prishtinën prej shkatërrimit të jetës urbane sepse po frikësohem që edhe këta kandidat për kryetar, asnjëri prej tyre nuk e do Prishtinën, por e duan pasurine e sajë tokësore!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".