Në Veriun e Kosovës, po “kakariset” Beogradi zyrtar, jo minoritarët kolonë serbë (1999-2021)

 Në Veriun e Kosovës, po “kakariset” Beogradi zyrtar, jo minoritarët kolonë serbë (1999-2021)
 Në Veriun e Kosovës, po “kakariset” Beogradi zyrtar, jo minoritarët kolonë serbë (1999-2021)

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 16 October 2021 - 13:02

Ndërkaq, në Preshevë,  në Bujanoc e në Medvegjë nuk ka as Tiranë, as Prishtinë, as  OKB, as BE, as NATO, as EULEX e as Amerikë. Shqiptarët e këtyre trojeve të Shqipërisë Etnike janë të vetmuar, të braktisur në mëshirën dhe në mbrojtjen e Zotit, të askujt tjetër !

Prandaj, Motrat dhe Vëllezërit e mi-shqiptarë të trekëndshit Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të Shqipërisë Etnike, nuk duhet  t’i dëgjojnë (të vetëviktimizohen) thirrjet  e “laraskave” nga jashtë, që t’i imitojnë (në asnjë formë) serbët në Veriun e Kosovës , sepse nuk e kanë mbështetjen e Tiranës së Edi Ramës dhe të Ilir Metës, sikurse serbët, që kanë mbështetjen e gjithanshme (jo vetëm politike, propagandistike, financiare, ekonomike, materiale e tregtare, por edhe atë ushtarake, në rast shpërthimi të ndonjë konflikti, do të përfitojnë nga rasti, që me agresion dhe me forcë të invadojnë Veriun e Kosovës) të Beogradit zyrtar të Vuçiqit, të Bërnabiqit dhe të Daçiqit etj.

 Ndaj,  “skribomanët” e ndryshëm, duhet kenë kujdes nga pushtimi i emocioneve, që të mos hedhin “benzinë në zjarr”, sepse në flakën e tij, mund t’i djegin shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, të cilët u tradhtuan sikurse Kosova në vitet ’90, u braktisën-ngelën nën “ombrellën” e kolonializmit dhe të hegjemonizmit të Serbisë së Madhe (1878-2021).

Shkurt e shqip, pa lëvizjen e Tiranës, të Prishtinës dhe të partnerëve të tyre ndërkombëtarë, shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, do të ngelin edhe më tej plaçkë koloniale e Serbisë (1878-2021).

Pra, diletanëve dhe “paternalistëve”, duhet t’ua përsërisim të vërtetën e hidhur se në Veriun e Kosovës, janë të pranishme  Serbia dhe Rusia, kurse në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë nuk është as Shqipëria, as Kosova e as UNMIK-u, as EULEX-I e as Amerika, por vetëm Serbia kolonialiste me aleatët e saj rusë dhe kinezë etj.

             Mos i thërrisni shqiptarët e Luginës së Preshevës, që t’i imitojnë kolonët serbë në Veriun e Kosovës !

Pikësëpari, duhet thënë se Veriun e Mitrovicës (gjoja si “problem” mes serbëve dhe shqiptarëve) e shpiku dhe e ndërkombëtarizoi politika dhe diplomacia zyrtare e Beogradit me Boris Tadiqin dhe me Vuk Jeremiqin, në bazë të “Planit Gjashtëpikësh”, i cili u debatua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më pastaj, me dinakëri  Jeremiqi këtë problem inekzistent e “transferoi” në BE, duke ditur se vetëm në kuadrin e saj, përkatësisht të Dialogut të Brukselit, do të mund të hapej çështja e  revidimit të statusit politik të Republikës së Kosovës

 Sa më sipër,  nëse shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, do të shërbeheshin me të njëjtat mjete dhe metoda të politikës dhe të propagandës  serbe të  minoritetit serb në Veirune Kosovës, kjo  do të ishte fatalitet, çmenduri dhe tragjike  jo vetëm për ta, por edhe për në Kosovë, dhe më gjerë,  duke qenë se atje nuk i mbron as NATO-ja, as EULEX-si e as policia e Kosovës. Pra, para së gjithash dhe, mbi të gjitha këtë element të rëndësishëm, duhet mbajtur parasysh  disa “skribomanë” të dalldisur, të cilët kanë filluar të manipulojnë me fatin dhe me ekzistencën e shqiptarëve të atjeshëm, të cilëve Shqipëria ua ka vulosur fatin nën Serbinë kolonialiste, ashtu sikurse shqiptarëve nën Mal të Zi, nën Maqedoninë Veriore dhe nën Greqi.

Minotitetin kolon në Veriun e Mitrovicës e mbrojnë : Serbia, NATO-ja, Eulexi, UNMIK-u dhe policia e Kosovës, ndërkaq shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës i mbron vetëm Zoti, askush tjetër !

Prandaj, kolonët serbë të Veriut të Kosovës mund ta “luajin atin”, ashtu si i dirigjon, si i urdhron, si  i paguan dhe, si i stërvit Beogradi, të shtiren si viktima, dhe të provokojnë konflikt të armatosur, se gjoja janë të rrezikuar nga policia e Kosovës, si dhe të diskriminuar nga shqiptarët, ashtu siç patën vepruar në kohën e Slobodan Milosheviqit (1989-1999), kur e pushtuan Kosovën dhe e shndërruan në shkrum e hi, me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve autoktonë.

Shqiptarët e tradhtuar të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, nuk kanë nevojë për dërgimin e “selameve”, se kinse duhet të sillen dhe t’i imitojnë kolonët serbë në Veriun e Kosovës, duke kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre tek isntitucionet  dhe organet shtetërore të Serbisë (sepse kjo me Kushtetutën e saj si minoritet, u ka njohur të drejtat e tyre, ashtu sikurse të minoriteteve të tjera në Serbi, as më pak e as më shumë), por kanë nevojë për mbështetjen dhe për involvimin direkt të Shqipërisë për  jetësimin e së drejtës së vetëvendosjes, sepse nuk janë minoritet kolon në tokën e huaj serbe, ashtu siç janë minoritarët kolonë serbë në Veriun e Kosovës, domethënë në tokën autoktone të Shqipërisë Etnike.

Çështja se çfarë të drejtash, privilegjesh dhe lirish kanë fituar kolonët serbë në veirun e Kosovës (1999-2021), të gjitha ato i kanë nga Beogradi zyrtar, jo nga vetja e tyre, por janë të detyruar (janë të instrumentalizuar) nga qeveria e Beogradit,  e cila i mbështet, i financon, i ushtron dhe udhëzon se si duhet ta luftojnë  dhe ta sabotojnë shtetin e Kosovës,  që të mos e shtrijë sovranitetin  në pjesën veriore të Kosovës. Pra, të gjitha incidentet, konfliktet, padëgjueshmërinë, provokimet dhe aksionet subversive të minoritarëve serbë, që të mos e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, janë vepër konkrete e politikës, e propagandës dhe e përzierjes së Beogradit zyrtar në çështje të brendshme të Kosovës, i cili për këtë qëllim ka instrumentalizuar minoritarët serbë, si mjetin më efikas dhe më të rëndësishëm politiko-diplomatik, që të sfidojë statusin politik të Kosovës, duke qenë se Serbia as de fakto e as de jure nuk e njeh Kosovën.  Prandaj, për këtë qëllim ka shpikur Dialogun e Brukselit (2011-2021) përmes të cilit lidershipi serb me ngulmë po kërkon  ridefinimin e statusit politiko-juridik ndërkombëtar të Kosovës, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Serbisë (2006), ku Kosova figuron si “province e Serbisë”.

Së fundi, duhet mbajtur parasyh edhe fakti i rëndësishëm se, mes shqiptarëve autoktonë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Mevdegjës dhe kolonëve minoritarë serbë në Veriun e Kosovës nuk  mund të tërheqet asnjë paralele krahasuese (në asnjë kuptim), kur është fjala për përmbushjen  dhe për respektimin e   të drejtave dhe liritë  të tyre, mbase shqiptarëtn janë në shtëpitë dhe në tokën e tyre stërgjyshore, kurse serbët në Veriun e Kosovës, si dhe në të gjitha pjesët e tjera të territorit të Kosovës, janë kolonistë të egër, që me agresion dhe me gjenocid kanë pushtuar Kosovën, që nga luftërat ballkanike (1912-1914) deri në gjencidin e fundmë (1989-1999).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".