Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu- 8-2, kundrejtë, ministrit e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu-  8-2,  kundrejtë, ministrit e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB,
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu-  8-2,  kundrejtë, ministrit e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB,

Ragip Guraziu

  • 16 October 2021 - 13:45

Duke uruar,nëpër mes një shkrimit,Vjosa Osmanin kur fitoi postin e Kryeparlamentarës, e botuar në gazetën Bota Sot dhe Kosova -Sot,që botuan këtë shkrim edhe disa portale të Kosovës po se po,por edhe të jashtëme; KOSOVA nuk është as e jotja,as e LDK-së ,as e Hashim Thaçit,e as e PDK-së,as  e Ramush Haradinajt e as e AAK-së, as e Albin Kurtit,LVV-së,as e subjketeve tjer politke,as e Isa Mustafës,Kadri Veselit, Fatmir Limës,Fatmir Sejdiut, as e pushtetatarëve, etj, por e qytetarëve -popullit të Kosovës,ata kullen këtu.. Qytetarët po  duan një shtet funksional,me prezencën të fuqishme ushtarake ( tamam Ushtri), lideret shtetëror dhe partiak qytetarët po i duan ata të përgjeqshmit e jo ata të papërgjegjshmit,të korruptuarit dhe të tejkriminuar,Jo shtet të mafio-aligarke por Shtet Fuksional,Qeveri fuksionale,Kuvend fuksional,dhe presidencë fuksionale. 

 Në Kosovë,sa i përket politikës,po dëshmohen  faktet se  grat  më politikane se burrat?! 

Nga; Ragip Gurazu

Presidente Vjosa Osmani-Sadriu 

 Ty nuk të deshi veç Isa Mustafa!  E tërë LDKja, dhe populli kombëtare shqiptar të përkrahën dhe do përkrahin përgjithëmonë..Dikush të quajti edhe Shota Galica e Dytë,dikush tjetër krenaria e Kombit shqiptarër,dikush tjetër,të quajti,gruja më e fuqishme e LDK-së dhe kombit shqiptarë. Ai,Isa Musatafa,që të hyri në hakë,ai duhet të pensionohet,dhe koka e tij nuk fuksionon më,sepse fotot e tij në ish-komonizëm me Rrrahman Morinën,plotë kokën komonizëm,pensionimi i tij ma se i nevojshëm për këtë kohë,dhe asnjë herë LDK-ja nuk është dëmtu sa tani me Isa Mustafën,që mbete me 4 komuna edhe ato jo fortë stabile. Shkrimi im I botuar para tri viteve ne Bot sot dhe Kosova-Sot 

 Mirë i the, është mirë që Selakoviq dhe popullata serbe të ballafaqohet dhe ta pranojë këtë realitet. 

 “Sundimi i ligjit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Për të ecur tutje me propagandën e fundit të Selakoviqit. Unë jam qytetare krenare e Republikës së Pavarur të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet në mënyrë që edhe ata ta shohin një të ardhme për vete ku udhëheqësit e tyre nuk bëjnë lufta'' 

 “Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, dhe pajtohem se ka një tragjedi prapa secilit refugjat. Unë kam qenë vet një e tillë por mbi 80% e vendit tim janë detyruar të ikin nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Kriminelët e luftës rehabilitohen nga liderët serbë. Selakoviq flet për vdekjen e një gruaje të moshuar në veri. Nuk ka asnjë raport nga askush që mund të fliste për këtë, se kjo grua ka vdekur si rezultat i përpjekjeve të sundimit të ligjit në Kosovë që Selakoviq të vijë këtu e të flas për një informatë të shtrembëruar”, tha ajo, duke iu përgjigjur deklaratës së Selakoviqit se një grua në veri ka vdekur si pasojë e tymit nga gazi lotsjellës i Njësive Speciale. 

 Edhe këtë ja the se  Selakoviq ia ka huqur. 

 “Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 përqind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiq. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, të lumtë pra... 

 Si presidente e Kosovës gadishmëria e juaj ishte në nivelin më të lartë,8-2 kundrejt përfaqësuesit Serb 

 Tani se si je paraqitur ,presidente, e pa e gjithë Bota,e pamë edhe ne,dhe fantastike,me faqe të bardh,kthehesh edhe në Kosovë,por kaq ,dhe qka duhet më tutje?! 

 Populli i Kosovës ta dha  hakun, por gabimin nuk do të falë kurr?! 

 Ne jemi në luftë me serbinë,dhe gjithë kundër Serbisë,jo rastësisht NATO bombardoi Serbinë,jo rastësisht Amerika me aleatët e saj na bëri shtet,ne jemi vetëm për kryrjen e punëve apo detyrat e shtepisë,siç po na thonë dëshmi, tani në prag të festimit të 13 vjetorit t pavarësimit të pavarësisë së Kosovës,Veriu i Mitrovicës mini Serbi në zemrën e Kosovës,dhe Car LLazarin hiqja foton dhe theja atë kishtë drejtuar nga Prishtina,kjo e vërteta,dash pajtohu ndaq jo ky është realiteti. 

 Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. 

 Shumë furtuna dhe luftra kanë kaluar në Kosovën e nëpërr Kosovë,por Mitrovicën,qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj.Tani si po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshje dhe tani me shekuj kanë vuajtur nga thundrra serbo-ruse sllave.Jo rastësisht KFOR-i Frances u stacionua (menjëherë pas terheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999), në Veri të Mitrovicës. 

 Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti serb, që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi. 

 Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund, siç thotë populli. Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur. 

 Kosova Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar. 

 Serbët në Veri të Mitrovicë,e mbushur me kriminel te Karpateve,shumica e tyre janë mu ata që kanë masakruar shqiptarët gjatë luftës së fundit,dhe aty po kullet Lista serpska,fund e krye qetnikt,që tani po e kanë edhe përkrahjen nga dikush tjeter që po quhet Rusi,ata han e pin dhe rrymen qe 20 vite pas lufte,paguan shteti i Kosovës për ta ku është në dijeni edhe e gjithë bota,dhe kjo tani ka derguar Kosovën deri në shpartallimin e Kuvendit dhe zgjedhjet  te parakohshme me kete politik që po do ta fale Serbinë si shtet kriminel,dhe qindra luftetar te UÇK-së pa kulm në kokë,tani Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq do e kuptojë mirë se bashku me Sheshelin,se Kosova është shtet me kushtetut e njohur edhe nga Gjykata e Hagës.dhe me ushtri te fuqishmen ne botë ,NATO-n,KFOR-in dhe Ushtrinë e Kosovës.kjo është arsyeja.Ndrusha muaj më parë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ka nxitur reagime të ashpra pas deklaratës së saj se “shqiptarët janë njerëz të zbritur nga mali”.  Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës,  Behgjet Pacolli,duhet t'i rrin pas fjalës që,Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe  shefi i misionit të OKB-së në Kosovë Zahir Tanin,  duhet ndaluar hyrjen në Kosovë përgjithmonë 

   Politikanët e rinj të Beogradit po veprojnë me të njëjtin diskurs politik si regjimi i Millosheviqit. 

  Por ku kemi parasyesh sjelljet e Serbisë kundrejt kombit shqiptar me shekujt, na le të kutojmë,se vetëm një mur i Berlinit  do ishte i proferuar, pasi shqiptaret bollë më u perdhunosen,masakruan,duruan,këtë duhet të jetë në dijeni e gjithë bota,edhe është por ama ,deri kur kështu do vuajne e durojne shqiptaret?! 

 Serbia kurrë nuk ka pasur prona serbe në Kosovës, dhe as që do të ketë 

 E dëshmon edhe koha fashiste e shoviniste serbe me shekuj, tragjeditë që u ka krijuar shqiptarëve, që nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet. Në luftën e UÇK-së edhe i përzuri nga trojet e veta shqiptarët, dhe po mos të reagonin UÇK-ja, Amerika dhe aleatët e saj, më në fund u desh të intervenojë edhe NATO-ja, se përndryshe, Kosova kishte për të rënë në duart e Serbisë, dhe kjo do të ishte diçka tronditëse, siç qe e mundur që dikush t'i mbyllë sytë ndaj gjithë kësaj dhe ende Serbinë e kemi mbi kokë edhe në këtë kohë. ''Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vodhi dhe i mori me dhunë përmes luftës që shkaktoi në vitin 1999, me urdhër të xhelatit Milosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd''. Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane. 

 Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi përdore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane. 

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB. 

Osmani i tha Selakoviqit se ajo është qytetare krenare e Republikës së pavarur të Kosovës. 

 Sipas saj, është mirë që Selakoviq dhe popullata serbe të ballafaqohet dhe ta pranojë këtë realitet. 

 “Sundimi i ligjit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Për të ecur tutje me propagandën e fundit të Selakoviqit. Unë jam qytetare krenare e Republikës së Pavarur të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet në mënyrë që edhe ata ta shohin një të ardhme për vete ku udhëheqësit e tyre nuk bëjnë lufta”, tha ajo. 

 “Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, dhe pajtohem se ka një tragjedi prapa secilit refugjat. Unë kam qenë vet një e tillë por mbi 80% e vendit tim janë detyruar të ikin nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Kriminelët e luftës rehabilitohen nga liderët serbë. Selakoviq flet për vdekjen e një gruaje të moshuar në veri. Nuk ka asnjë raport nga askush që mund të fliste për këtë, se kjo grua ka vdekur si rezultat i përpjekjeve të sundimit të ligjit në Kosovë që Selakoviq të vijë këtu e të flas për një informatë të shtrembëruar”, tha ajo, duke iu përgjigjur deklaratës së Selakoviqit se një grua në veri ka vdekur si pasojë e tymit nga gazi lotsjellës i Njësive Speciale. 

 Ajo po ashtu ka thënë se Selakoviq ia ka huqur. 

 “Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 përqind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiq. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, tha Osmani. 

 Osmani iu përgjigj Selakoviqit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. 

 “Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, ka thënë ajo. 

 *** 

 Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është duke u mbajtur mbledhja e radhës për Kosovën, gjatë së cilës është diskutuar edhe aksioni për kontrabandë i Policisë së Kosovës i cili u zhvillua ditë më parë në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit. 

 Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka pretenduar se gjatë këtij aksioni të Policisë së Kosovës janë përdorur armë të zjarrit dhe ‘kimikale’. 

 “Në sulmin e fundit me armë zjarri nga forcat speciale të Prishtinës janë përdorur armë të zjarrit dhe kimikale. Një 71 vjeçar ka vdekur nga këto kimikale të përdorura. Këto provokime demonstrojnë se institucionet nuk kanë për qëllim të implementojnë marrëveshjet arritura në dialog”, ka thënë ai. 

 Selakoviq ka shtuar se ‘dhuna nga Policia e Prishtinës po bëhet çështje e përditshmërisë për serbët në veri të Kosovës’ duke theksuar se është hera e nëntë që organet e rendit të Kosovës po ndërhyjnë në veri. 

 Ndaj këtyre, deklaratave ka reaguar në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu. 

 Ajo tha lufta kundër krimit nuk është e negociueshme me askënd. 

 Ajo theksoi se aksioni i organeve të drejtësisë ka qenë veprim ligjor dhe se nuk ka qenë kundër një komuniteti të caktuar. 

 “Lufta kundër krimit nuk është e negoicionushme. Ka qenë veprim në shumë qytete të Kosovës dhe jo vetëm në veri. Shumica prej të arrestuarve janë shqiptarë. NATO, KFOR-i dhe ambasadat e shteteve mike të Kosovës, kanë qenë në dijeni se kjo ka qenë një veprim ligjor. Lufta kundër krimit të organizuar është e përbashkët. Aksioni ka qenë në shumë qytete të Kosovës në qytete të ndryshme me një të përbashkët, luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar”, tha ajo. 

 Përfaqësuesja e Francës në Këshill të Sigurimit: Kriza në veri, ilustrim se s’ka alternativë tjetër pos dialogut 

 Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun si të vetmen alternativë për zgjidhjen e kontesteve mes tyre. 

 “Zgjidhja e kontesteve mes Beogradit dhe Prishtinës është çështje e sigurisë evropiane. Tensionet e fundit në veri të Kosovës janë përkujtuese për këtë, në këtë aspekt ne mirëpresim marrëveshjet e bëra në Bruksel më 30 shtator me lehtësimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak. Ne kërkojmë nga të dyja palët që të arrijnë deri te një zgjidhje afatgjate për këtë çështje. Kjo krizë është ilustrim i mëtutjeshëm i faktit se nuk ka alternativë tjetër ndaj dialogut, qoftë për Kosovën dhe qoftë për Serbinë. 

 Nuk ka asnjë rrugë tjetër përpos një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ligjore për një zgjidhje të qëndrueshme për kontestin mes dy vendeve. Ne kërkojmë nga Beogradi dhe Prishtina që të vazhdojnë me dialog konstruktiv në frymën e kompromisit të lehtësuar nga BE-ja. Kemi nevojë që t’i ikim çfarëdo akti të njëanshëm që mund ta minojë këtë dialog. Marrëveshjet për këtë të arritura përmes dialogut që nga viti 2011 kanë krijuar përparësi të dukshme tek popullata dhe mbesin obligative për të dyja palët. Ne i kërkojmë që të gjitha palëve që të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha obligimet e tyre të arritura përmes dialogut”. 

 “Presidenti jonë Emmanuel Macron është i përkushtuar plotësisht në këtë drejtim dhe në përpjekjet që bën Përfaëqësuesi Special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak dhe ne gjithashtu dëshirojmë të mbështesim përpjekjet për reforma që po bën qeveria në Kosovë , veçanërisht për luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”. 

 Osmani shpalos krimet e Serbisë në OKB: E kemi kancerin në zemër të Europës 

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit në OKB ka folur për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë dhe ka akuzuar udhëheqjen në Serbi se po vazhdon me qëllimet e njëjta me ato që kishte pasë krimineli Sllobodan Millosheviq. 

 Për këtë të fundit, Osmani tha se Aleksandar Vuçiq flet me admirim për regjimin e Millosheviqit dhe e bën të njëjtën propagandë si ai. 

 “Më lejoni të flas për rezultatet e regjimit. 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviqit në ish-Jugosllavi. Në Kosovë më shumë se 30 mijë persona janë vrarë, 20 mijë gra janë dhunuar dhe më shumë se 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma po hapen varre masive. Mbi 1 milion qytetarë janë zhvendosur nga Kosova. Këto kanë ndodhur para syve tuaj, përpara syve të botës”. 

 “Nuk duhet të harrojmë regjimin serb. Fatkeqësisht ministrat e Millosheviqit po e udhëheqin vendin sot dhe strategjia e tyre ndoshta ka ndryshuar, por qëllimet e tyre janë të njëjta. Ka propagandë të njëjtë”. 

 Ajo ka thënë se kur Vuçiqi përmend “targetin prej nëntë kilometrave të armikut” do të thotë se nuk është vetëm Kosova brenda atij kilometri, por tetë shtete, gjashtë prej të cilave janë shtete anëtare të NATO-s. 

 “Kancerin e kemi në zemër të Europës që të krijojë botën serbe që ndihmohet nga aleati i tyre Rusia. Pavarësia e Kosovës është permanente dhe e pakthyeshme dhe sa më shpejt që të gjithë vijnë te termet e këtij realiteti më e mirë do të jetë për paqe dhe stabilitet për të gjithë rajonin. Republika e Kosovës ka të drejtë të ekzistojë dhe nuk mund të mohohet, ndalohet dhe më e rëndësishmja nuk mund të injorohet. Shumica e botës e ka njohur Republikën tonë të re dhe koha ka ardhur që edhe ju të tjerët ta bëjnë”. 

 Osmani ka bërë thirrje që të dëgjojnë rrëfimin dhe të vërtetën e Kosovës dhe tha se Kosova është aty për të adresuar çështjet. 

 *** 

 Osmani përmend Norën, Distrian e Majlindën në OKB 

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku po diskutohet mbi Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. 

 Presidentja Osmani ka thënë se është nder për të që të përfaësojë 22 vite pas luftës Kosovën në OKB, teksa dikur e shihte si refugjate këtë mbledhje. 

 Osmani tha se Kosova një ditë do të jetë pjesë e OKB-së. 

 “Dëshiroj të them një falënderim të mirëqenë, faleminderit nga populli i Kosovës. Tregimi jonë nuk ka përfunduar dhe potenciali jonë nuk ka përfunduar. Një ditë do të bashkohemi me ju në këtë tavolinë si pjesë e OKB-së. Sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi prapa”, tha Osmani. 

 Tutje, ajo tha se institucionet në Kosovë po punojnë që të kthejnë mirëqenien ekonomike në vend. 

 “Sot kosovarët besojnë që kemi gjithpërfshirje të barabartë dhe po punojmë që të kthejmë pritshmëritë në realitet. Besimi në institucione asnjëherë nuk ka qenë më i lartë. Kosova ka qenë njëra nga shtetet më demokratike në rajon. Kemi dyfishim në GDP”, tha ajo. 

 Ajo tutje shtoi se tregimi për Kosovën është tregim i popullit  të saj. 

 “Marrëdhëniet politike shpresoj që të reflektojnë në ekzistencën ekonomike. Përveç se kemi administrime të vaksinave në Kosovë, Kosova jo veç që po vaksinon më së shpejti, ka kaluar regjionin dhe disa shtete të BE-së. Kosova është në një periudhë reformash për sundimin e ligjit. Tregimi për Kosovën gjithëherë ka qenë tregim i popullit të Kosovës”, tha ajo. 

 Në këtë kontekst, ajo përmendi medalistet e arta, Distria Krasniqin, Majlina Kelmendin e Nora Gjakovën. 

 “Sot është tregimi për tri femrat tona, Majlinda, Nora dhe  Distria, tri medalistet tona të arta. Po ashtu edhe Fahrije Hoti në film, në “Sundance”. Po ashtu është Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës në luftë.  Po ashtu është Saranda Bogujevci, që është nënkryetare e Kuvendit. Nga Dua Lipa tek Rita Ora, e gjithashtu tek akademikët dhe shkencëtarët. Shteti jonë është një prezentim i paqes dhe ushtarët tonë shërbejnë edhe në misione paqësore. Në mes të krizave shumë të mëdha, institucionet tona kanë hapur dyert për qytetarët e Afganistanit, si konfirmim që jemi të gatshëm të qëndrojmë me aletatët tanë. Si ish-refugjatë, askush s’e kupton më mirë vuajtjet e tyre. Kërkoj që të mbajmë mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën”, tha ajo. 

 *** 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, i ka bërë thirrje Serbisë që të kuptojë realitetin se Kosova e pavarur më s’ka kthim prapa. 

 Duke folur në kuadër të mbledhjes periodike për situatën në Kosovë, Osmani ka bërë thirrje për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

 Osmani po ashtu ka thënë se mandati i UNMIK-ut tani është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe ka bërë thirrje që të vendoset buxheti i dedikuar për të për përdorim më të mirë. 

 Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ulet në dialog me qëllimin final për njohje reciproke. 

 “Kosova gjithmonë ka qenë fqinj paqësor, fqinj i cili nuk i ka përdorur institucionet që të ndërhyjë në institucionet e vendeve të tjera dhe nuk kemi krijuar destabilizim. Fatkeqësisht nuk mund të themi se ky është rasti me Serbinë”, ka thënë ajo. 

 “Serbia duhet ta kuptojë që realiteti i Kosovës së pavarur kurrë s’do të ndryshojë”, ka vazhduar Osmani. 

 Osmani më tej ka thënë se Kosova ka zbatuar 90 për qind të Marrëveshjeve së Brukselit, dhe se është Serbia ajo që s’i ka respektuar. 

 Për aksionet e fundit institucionale në veri, ajo ka demantuar shefin e UNMIK-ut duke thënë se NATO-ja dhe KFOR-i, dhe ambasadat e tjera të QUINT-it kanë qenë në dijeni. 

 Duke iu përgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Osmani i ka thënë atij të mos mbajë ligjërata. 

 Luftën kundër krimit të organizuar, Osmani e ka cilësuar luftë që s’ka cak një etni. 

 Në fjalimin e saj, Osmani ka përmendur edhe storie suksesi nga Kosova duke nisur nga xhudistet e tek filmat që kanë shpërthyer në arenën ndërkombëtare. 

 Është lavdëruar edhe për procesin e vaksinimit. 

 *** 

 Presidentja Vjosa Osman ka deklaruar se Republika e Kosovës sot është vend i lirë, sovran, i pavarur dhe gjithnjë e më i begatë. 

 "Kjo duhet të shërbejë si dëshmi e mjaftueshme për ta bërë të qartë për të gjithë se jo vetëm që UNMIK–u, e ka TEJKALUAR mandatin e tij, por është gjithashtu në KUNDËRSHTIM me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - një organ i OKB -së. Ndërkohë që i falënderojmë për punën e tyre, ju inkurajojmë që ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme...", u shpreh ajo 

  Presidentja Osmani në KS të OKB-së ia bënë të qartë këtë gjë Serbisë 

 (E plotësuar 17:15)-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, i ka bërë thirrje Serbisë që të kuptojë realitetin se Kosova e pavarur më s’ka kthim prapa. 

 Duke folur në kuadër të mbledhjes periodike për situatën në Kosovë, Osmani ka bërë thirrje për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

 *** 

 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

 “Para 22 viteve kam dëgjuar takimet e OKB-së për fatin popullit tonë përderisa kam qenë refugjate dhe tani si Presidente dua të ju falënderoj unë dhe populli ynë, pasi shohim shtetin tonë i cili është i pavarur dhe sovran, dhe kjo është bërë më ndihmën e aleatëve tanë”, tha Osmani. 

 “E ardhmja jonë është e ndritur dhe një ditë do iu bashkohemi në tavolinë”, shtoi tutje presidentja. 

 “Ne kemi kaluar shumë, sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi mbrapa, andaj shohim para”. 

 “Personat në Kosovë qëndrojnë për të gjithat vlera për mirëqenie. Sot ata besojnë që të kemi gjithëpërfshirje të barabartë, ne po bëjmë gjithçka që të kthejmë besimin në realitet”. 

 “Më lejoni të kërkoj nga ju qe të mbani mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën, neve na leni punën tjetër, ne do ta bëjmë punën e duhur në bashkëpunim me vendet aleate”. 

 *** 

 Në fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për sukseset e Kosovës si shtet. Ajo është ndalur te sukseset ekonomike të vendit. Po ashtu, Osmani përmendi vaksinimin si sukses të shtetit. 

 “Tregimi për Kosovën është tregimi i popullit të saj”. 

 Ajo ka përmendur edhe sukseset e grave të Kosovës në xhudo si dhe në kinematografi. 

 (E plotësuar 16:55) - Shefi i UNMIK-ut flet para OKB-së për bisedën me Kurtin, kjo është thirrja e tij për Qeverinë e Kosovës 

 Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin para Këshillit të Sigurimit tha se zgjedhjet në Kosovë po afrohen dhe tashmë fokusi duhet të jetë tek realizimi i pritjeve të larta të qytetarëve. 

 “Derisa Kosova po iu afrohet edhe njëherë zgjedhjeve lokale brenda dy ditësh, fokusi në nivelin qëndror dhe lokal tani duhet të orientohet në realizimin e pritjeve të larta të njerëzve për ndryshim”. 

 “Pse pjesëmarrje kaq e lartë në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, në fakt atë qe populli kërkonte ishte një qeveri më aktive dhe më përgjegjshme e cila qartazi do të përmbushte agjendën e reformave të premtuara gjatë fushatës, përveq kësaj, votuesit duan qartë që institucionet publike të punojnë në favor të mirëqenies së njerëzve, për dallim nga e kaluara, ata duan barazi më të madhe, mundësi më të mira ekonomike, drejtësi dhe llogaridhënie”, u shpreh Tanin. 

 Ai tha se kryeministri Kurti e ka siguruar për fokusimin e tij në agjendën e reformave të premtuara. 

 “Kryeministri Kurti i cili në të paktën dy raste ka ndarë me mua prioritetet kryesore të qeverisë së tij, më siguroi për fokusimin e tij në këtë agjendë reformash, duke e quajtur atë prioritet parësor të tij”. 

 Tutje, ai bëri thirrje për përqëndrin në rindërtimin e lidhjeve të besimit. 

“Unë sot publikisht i bëj thirrje qeverisë siç kam bërë privatisht  që të përqëndrohet në rindërtimin e lidhjeve të besimit të rrënuara kaq gjatë midis të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe lidershipit politik. Rindërtimi i besimit kërkon një qasje të sinqertë ndaj procesit të dialogut të Beogradit dhe Prishtinës si dhe krijimin e një atmosferë inkurajuese në mesin e komuniteve të ndryshme brenda Kosovës”, tha Tanin. 

 Si UNMIK-u, edhe Serbia fajëson Kosovën për tensionet në veri 

 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për zhvillimet në Kosovë, Zahir Tanin, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për tensionet e shkaktuara në fund të shtatorit në veri të Kosovës.  

 Me qëndrime të njëjta fajësuese për Kosovën është paraqitur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq. 

 “Gjendja e sigurisë në Kosovë në periudhën e kaluar është shënuar me numër të rritur të sulmeve me prapavijë etnike e shënjestër serbët. Institucionet e përkohshme kanë vazhduar të ndërmarrin hapa të njëanshme. Diskriminimi ndaj serbëve dhe kishës serbe ka vazhduar. 

Veprime të tilla po ndërmerren çdo ditë nga Prishtina me ritëm të përshpejtuar dhe janë duke i shkelur marrëdhëniet e arritura nga dialogu në Bruksel”, ka thënë ai. 

 *** 

 Ka filluar të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. 

 Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka thënë se operacioni në veri do të duhej të ishte i koordinuar me ndërkombëtarët, gjë që nuk ka ndodhur. 

 Tanin në këtë rast foli për operacionin në pikat kufitare. 

 “Në mëngjesin e 20 shtatorit, Prishtina ka nisur një operacion policor në Kosovën veriore me qëllim të zbatimit të masave të reja të targave. Duke marrë parasysh diskutimet për lirinë e lëvizjes të realizuara përmes dialogut, do të duhej të ishte e natyrshme të pritej një komunikim i hershëm dhe i qartë me ata që preken. Megjithatë, komunikimi ka qenë i paktë. Bashkësisë Ndërkombëtare nuk i është dhënë njoftim paraprak dhe është krijuar një bllokadë nga protestuesit. Njësitet njëherë kanë përdorur gazin lotsjellës dhe granatat zhurmuese të tymit për shpërndarjen. Gjatë ditëve pasuese numrat e Njësisë Speciale u rritën”, tha ai. 

 Sipas tij, ky ishte një episod që lehtë mund të përshkallëzohej në gjakderdhje të vërtetë. 

 “Më 26 shtator një zjarr ende i pashpjeguar ka ndodhur në Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok. Ushtria e Serbisë dërgoi në afërsi një togë si forcë reaguese në veri të kufirit administrative, dhe bëri disa fluturime. Zyrtarët ndërkombëtarë që kanë përvojë të gjatë në terren, vështirë se do të mund të befasoheshin nga ky ndryshim. Fati që kjo përpjekje nuk është diskutuar përmes kanaleve të krijuara, përmes dialogut, rezultoi me një përshkallëzim të pashmangshëm që zgjati 10 ditë. Në veri mund të quhet një episod që shumë lehtë mund të shndërrohej në gjakderdhje të vërtetë”, tha tutje Tanin. 

 Ai foli edhe për aksionin e të mërkurës në veri kundër kontrabandës, ku pati edhe incidente. 

 Ai hedhi dyshime se KFOR-i ishte i njoftuar për dërgimin e Njësisë Speciale atje. 

 “Këtë të mërkurë Njësitë Speciale prapë u dërguan në veri që u përshkruan si një operacion kundër kontrabandës. Është diskutabile nëse KFOR-i është njoftuar paraprakisht për dërgimin e Njësive Speciale atje. Konfrontimet rezultuan me një numër të konsiderueshëm të të lënduarve. Popullata civile në veri të Mitrovicës raportoi lëndime në shtëpitë e tyre nga gazi lotsjellës. Protestuesit gjuajtën me gurë, dhe sipas policisë disa të dyshuar përdorën edhe armë zjarri kundër policisë. Përfaqësuesi i lartë i BE-së deklaroi se “Veprimet e njëanshme dhe pakoordinuara janë të papranueshme”, tha Tanin. 

 Në këtë seancë po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. 

*** 

Ka nisur takimi i radhës i Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë. 

 E pranishme është edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka udhëtuar për në Nju Jork. 

 Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të paraqesë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën. 

 Takimi i KS të OKB-së për Kosovën që do të mbahet sot do të jetë i dyti për këtë vit pas atij të mbajtur me video-lidhje në prill.Bota Sot 

Kërko... 

BALLINALAJMEBOTAKOSOVASHQIPËRIAMAQEDONIASPORTISHOWBIZDIASPORARUBRIKAT 

AKTUALE 

I quajti “kasapë të Ballkanit” Thaçin e Veselin, Osmani në OKB i përgjigjet Selakoviqit 

MË: 15 TETOR 2021 NË ORA: 19:03 

 Vjosa Osmani 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB. 

Osmani i tha Selakoviqit se ajo është qytetare krenare e Republikës së pavarur të Kosovës. 

 Sipas saj, është mirë që Selakoviq dhe popullata serbe të ballafaqohet dhe ta pranojë këtë realitet. 

 “Sundimi i ligjit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Për të ecur tutje me propagandën e fundit të Selakoviqit. Unë jam qytetare krenare e Republikës së Pavarur të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet në mënyrë që edhe ata ta shohin një të ardhme për vete ku udhëheqësit e tyre nuk bëjnë lufta”, tha ajo. 

 “Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, dhe pajtohem se ka një tragjedi prapa secilit refugjat. Unë kam qenë vet një e tillë por mbi 80% e vendit tim janë detyruar të ikin nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Kriminelët e luftës rehabilitohen nga liderët serbë. Selakoviq flet për vdekjen e një gruaje të moshuar në veri. Nuk ka asnjë raport nga askush që mund të fliste për këtë, se kjo grua ka vdekur si rezultat i përpjekjeve të sundimit të ligjit në Kosovë që Selakoviq të vijë këtu e të flas për një informatë të shtrembëruar”, tha ajo, duke iu përgjigjur deklaratës së Selakoviqit se një grua në veri ka vdekur si pasojë e tymit nga gazi lotsjellës i Njësive Speciale. 

 Ajo po ashtu ka thënë se Selakoviq ia ka huqur. 

 “Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 përqind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiq. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, tha Osmani. 

 Osmani iu përgjigj Selakoviqit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. 

 “Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, ka thënë ajo.Presidenti e ka për borxh ta prezantoj popullin në mënyrë sa më të denjë po unë prapëseprapë po i them: 

 Nikolla Selakoviq 

Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq është nërvozuar me deklaratën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

 Ai ka skandalizuar me deklaratat e tij si përgjigje ndaj presidentes Osmani. 

 Selakoviq ka thënë se Osmani ka injoruar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm derisa ka thënë se 200 mijë serbë nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. 

 “Ne kemi dëgjuar qytetaren e Republikës, zonja Osmani-Sadriu dhe ne kemi dëgjuar edhe tregimet në mënyrë cinikë që injorojnë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe është theksuar nga zotri Tanin dhe referuar veprimeve të fundit. Ajo ka qenë mjaft e heshtur për dëshmitë nga fakti se ka më shumë se 200 mijë persona të zhvendosur që kanë kërkuar mbi 22 vite të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ka treguar që kanë pranuar refugjatë nga shtete të largëta.”, ka thënë ai. 

 Më tutje, Selakoviq është treguar mjaft patetik duke deklaruar se Kosova nuk mund të jetë “kampion i paqes dhe stabilitetit”, duke treguar fotografi të një personi të plagosur në veri të Kosovës që po rezistonte ndaj policisë së Kosovës të cilët kishin dalë në aksion kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar. 

 Selakoviq gjithashtu ka thënë se Osmani e përfaqëson vetën në OKB. 

 “Ajo është e lejuar të gënjejë sepse nuk përfaqëson askënd por vetën, unë këtu përfaqësoj një shtet të pranuar ndërkombëtarisht dhe e vërteta është që njëanshmëria e Kosovës po minon përpjekjet për zgjidhje të qëndrueshme nëpërmjet dialogut.”, tha Selakoviq. 

 Ministri serb ka provokuar rëndë në sy të përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të botës duke i thënë Osmanit se Aleksander Vuçiq është edhe presidenti i saj. 

 “Duhet ta respektoni Vuçiqin sepse është edhe presidenti juaj”, tha ai. 

Provokim se jo mahi! 

 Në fund, Selakoviq ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se kanë kidnapuar qytetarë dhe kanë trafikuar organe, duke iu referuar kështu një raporti të Dick Martyt. 

 “Sa i përket Kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë dhe kanë trafikuar organe dhe po përballen me gjyqsorin. Po gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës”, ka deklaruar Selakoviq.Misioni i Serbisë në OKB ka dërguar notë proteste për shkak të paraqitjes së Vjosa Osmanit aty. 

 Pakënaqësitë e Serbisë kanë të bëjnë me një flamur të vogël të shtetit të Kosovës që Osmani kishte vendosur në setër gjatë fjalimit në Këshill të Sigurimit.Përveç kësaj, Osmani në anën tjetër kishte të vendosur një karficë të punuar nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. 

 Mediat serbe thonë se edhe njëri nga këshilltarët e Osmanit kishte në maskën e tij flamurin e shtetit të Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".