65% e qytetarëve e injoruan fushatën elektorale

65% e qytetarëve e injoruan fushatën elektorale
65% e qytetarëve e injoruan fushatën elektorale

Blerim Burjani

  • 16 October 2021 - 19:00

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Lypsët  e  votave i kanë lodhur mjaft qytetarët por dhe më shumë ua kanë bërë  bajat debatet dhe komentet  e njerëzve që quhen analistë e që kurrë nuk kanë qenë analistë  e asgjë por i kanë "teshë" qytetarët duke u përpjekur për mashtruar e bindur për ti votuar. Kritika të shumta po shtohen, por këta njerëz nuk ndalen duke komentuar informata, e  duke u munduat që ti shesin ato pastaj si analiza. Është mirë që përfundoi tani  kjo shfaqje e parë e kësaj loje elektorale. Është mirë që  përfundoj kjo fushat maratonike, për ti qetësuar pak a shumë qytetarët, sepse  një sondazh i bërë kohët e fundit, që është  mjaft serioz thotë se  mbi 65% e qytetarëve fare nuk i shikojnë debatet, janë të pa interesuar edhe për të dalë në zgjedhje, dhe kjo kategori  më shumë preferon për të shikuar seriala, apo të merret me çështjet e shtëpisë sesa me ato premtime e debate koti të njerëzve të konsumuar, mjeshtër për të mashtruar.

Pritjet janë mjaftë pesimiste, asgjë as nga këto zgjedhje nuk pritet të ndodhi përveç që kishte do të kemi tentativa të ndryshme për pushtet, me garën më interesante që po zhvillohet për Prishtinën, kryeqytet. Ishte interesant kandidati i Daut  Haradinajt dhe tentativa për tu dukur qytetar i Prishtinës , i cili është person shumë më i lidhur për Deçanin. Kandidati i tij për kryetar Prishtine  është  aq i pa kuptimtë sikur të kishte ndodhur që  Përparim Rama të  kishte kandiduar për kryetar të Deçanit. Në këtë fushatë elektorale kemi parë e dëgjuar shumë gjëra të çuditshme të cilat filluan  madje në një fazë të hershme  me para fushate nga dita e kandidimit akoma pa u shpallë zgjedhjet. Luftë për pushtet kemi në të gjitha komunat por  më qesharake është beteja për Prishtinën dhe  paraqitja e kandidatëve. Kandidati i VV-së për Prishtinën që për krejt fushatën vetëm tri herë doli para opinionit publik  dhe nuk tha asgjë interesante, dhe për atë që thoshte nuk ishte i përgatitur fare prandaj s’dinte të thoshte asgjë. Fliste se kjo është punë e ekspertëve ndërsa ai është shefi. Kjo sjellje ishte si me qenë një hajgerë  e paparë  dhe e pa  dëgjuar. Por kjo ndodhë te në pa kurrfarë çudie. Për skandalet  mëdha që ishin nëpër komuna nuk u than kritika, apo u thanë shumë pak nga kundër kandidatet. Kjo nuk është për tu habitur sepse  ky pushtet, pra pushteti  lokal është vetëm formal dhe i pa kontrolluar nga askush. As qytetarët nuk merren me ta. Merren vetëm me atë se a është shtruar rruga a  lagjes apo e  fshatit apo jo, të tjerat probleme sa kemi parë as nuk janë debatuar as nuk ju ka kushtuar askush rëndësi. Le të presim e të shohim çfarë  do të thotë votuesi.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".