Ç’ka tregoj mbledhja e Këshillit të Sigurimit.. Bota është e ndarë në ideologji dhe interese!...

Ç’ka tregoj mbledhja e Këshillit të Sigurimit.. Bota është e ndarë në ideologji dhe interese!...
Ç’ka tregoj mbledhja e Këshillit të Sigurimit.. Bota është e ndarë në ideologji dhe interese!...

Ismail Muçiqi

  • 17 October 2021 - 08:41

Shkruan:Ismail Muciqi

Mbledhja e Ks të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila shqyrtojë raportin 6 mujor për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Guterres tregoj më së miri përqarjet në skenën e diplomacisë Botërore. Përfaqësuesi i serbisë ministri Selakovic diskutoj me plotë urrejtje dhe me ngarkesa shoviniste kundër Kosovës. Paraqitja e ti duke i fajësuar Shqiptaret dhe Qeverinë në Prishtinë ishin gënjeshtrat dhe shpifjet më monstruoze te një diplomati te shekullit te 21.

Presidentja Osmani si gjithmonë në mënyrë brilante prezantoj gjendjen në Republikën e Kosovës të arriturat dhe rezultatet e përgjithshme të institucioneve të shtetit të cilat po bëjnë progres të vazhdueshëm në zhvillimin e Demokracisë, të Drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Fjalimi i zonjës Osmani ishte mbi nivelin e anëtareve të Këshillit të Sigurimit. Prandaj qdo tendencë e kujdoqoftë për ta zbehur diskutimin e saj është mendim tendencioz me plotë xhelozi të sëmurë.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit u fërkuan raportet diplomatike ndërmjet shteteve me demokraci perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në anën tjetër si gjithmonë Rusia e cila kultivon ideologji majtiste të ish sistemit bolshevik komunistë. Është e dhimbshme dhe e mjerueshme pozicioni i disa ish politikanëve në Kosovë, dhe të ashtuquajturave [analistë] të cilët i kanë humbur pozitat dhe privilegjet e mëparshme në kurriz të Shtetit të Kosovës. Në një postim të Bexhet Pacollit në Facebook e lexova deklaratën e ti i cili me shpejtësi e plasoj lajmin se gjëja..

“Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara zoti Guterres nuk ka pranuar të takohet me zonjën Osmani dhe delegacionin e saj”?!. Ky lajmë konspirativ në momentin e pikërishëm nuk i nevojitet askujt në Kosovë po edhe nëse është i saktë!. Pacolli i cili e bëri mishmash diplomacinë e Kosovës duke krijuar afera më të ndryshme i shkaktoi Ministrisë së Punëve të Jashtme 7-8 q’njohje nga Shtetet e ndryshme të Botës. Është brengosese dhe shumë shqetësuese niveli i disa njerëzve me plotë energji negative të cilët me deklaratat dhe prononcimet e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës ja tejkalojnë Vuqiqit dhe Qeverisë në Beograd. Kjo mendësi primitive e [Gjahilëve] është botëkuptimi më i vrazhdë i logjikës dhe mentalitetit të individ apo shoqërisë. Në një rast ku kuvendonin burrat e odave njëri nga ta e pyeti bajraktarin..?

“A ka më i keq se gjahili?! Ai ju përgjigj më i keq se gjahili është gjahili i cili nuk e kupton që është gjahil”!. E thash këtë me qëllim që njeriu publik sëpari duhet të kontrolloj dhe korrigjoi fjalën publike e cila ka peshë para audiencës qoftë për të mirë apo për të keq. Mjaft më me urrejtje patologjike ndaj njeri tjetrit. Në fund ka ardhur koha kur disa individ debatojnë nëpër televizionet duke i malltretuar qytetarët unë skuqem në shtëpinë time para televizorit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".