Çfarë palli  “kravushka diplomatike” e Serbisë në OKB?

Çfarë palli  “kravushka diplomatike” e Serbisë në OKB?
Çfarë palli  “kravushka diplomatike” e Serbisë në OKB?

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 18 tetor 2021 - 10:20

Barometri diplomatik

Shkruan;Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-Asgjë humane, etike, ligjore, diploamtike dhe paqësore, veç vjelljes së helmit të urrjetjes dhe të armiqësisë ndaj shqiptarëve dhe shtetit të tyre të pavarur  të Kosovës, të cilin e quajti inekzistent dhe të “rremë”. Ndërkaq, presidenten Vjosa Osmani , e shpifi si “shtetase” të Serbisë, jo si përfaqësuese legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës.

Vërtet, njeriu duhet të jetë i çmendur, që në KS të OKB-së, të shërbehet me fjalorin e rrugaçërisë, të rrenave, të racizmit, të urrjetjes dhe të armiqësisë ndaj shqiptarëve dhe ndaj  shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, siç ishte “kravushka diplomatike” e Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili duke marrë pjesë në Sesionin e KS të OKB-së , të bërë më 15 tetor 2021 për gjendjen në Kosovë,  e ofendoi  Vjosa Osmanin (presidente aktuale e Kosovës), duke quajtur “shtetase” të Aleksandër Vuçiqit dhe “mentalisht jo në rregull”, kurse Kosovën e quajti “Llazhna drzhava”-“Shtet të rremë”, si dhe “theu” shumë e shumë gënjeshtra dhe shpifje të tjera në adresën e shqiptarëve dhe të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (2008-2021), se gjoja minoritarëve kolonë serbë po u mohukanë të drejtat dhe liritë elementare në Kosovë!?

–Kjo është gënjeshtër  dhe pretekst për t’i sulmuar shqiptarët dhe Kosovën e lirë dhe të pavarur, e cila dikur ishte plaçkë koloniale e Serbisë pushtuese (1912-1999).  Ky është problemi mes Beogradit dhe Prishtinës, jo  minoriteti serb në Veriun e Kosovës, siç  po gënjejnë, po manipulojnë dhe po shantazhojnë serbomëdhenjtë militaristë dhe hegjemonistë të Serbisë me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq, politika, propaganda dhe diplomacia e të cilit fare nuk dallon nga regjimi policor, militar dhe paramilitar i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, kur është fjala për mosnjohjen dhe për kërcënimin  e Kosovës. Këtë konstantë të koherencës së politikës serbomadhe të Slobodan Milosheviqit, e ilustron edhe kjo deklaratë e Ivica Daçiqit, e pohuar jo më pak se 20 vjet më parë , me rastin e zgjedhjes së Vojisllav Koshtunicës (pas përmbysjes së regjimit të Slobodan Milosheviqit) : “Nuk di, nëse ka qenë e nevojshme që me 5 tetor 2000, të na heqnit nga pushteti, kur edhe ju sot po bëni  të njëjtën politikë tonën…”  Këtë kurs të pareformuar të  politikës  së Milosheviqit kundër Kosovës,  deri më sot  (2000-2021) nuk e ka ndryshuar asnjë  qeveri, asnjë parlament dhe asnjë president  i Serbisë pas përmbysjes së Slobodan Milosheviqit në zgjedhjet parlamentare të Serbisë (2000).

Përkundrazi, lidershipi i sotëm i Serbisë me Aleksandër Vuçiqin në krye, siç janë Ana Bërnabiq (kryeministre), Ivica Daçiq (kryetar i kuvendit), Aleksandër Vulin (ministër i policisë), Nikola Selakoviq ( ministër i Jashtëm ) etj., po deklarojnë haptazi se  “jemi krenarë”  me “frytet” e politikës pushtuese gjenodiale të Slobodan Milosheviqit për mbrojtjen e Kosovës, të cilën  “nuk do ta njohim kurrë, sepse  është zemra dhe djepi i Serbisë” !?

Kursin e diplomacisë serbomadhe të S.Milosheviqit ndaj Kosovës, e reprizoi edhe “puleni” i tij, Nikola Selakoviq (ministër i Jashtëm) në Seancën e KS të Kombeve të Bashkuara, më 15 tetor 2021, duke e sulmuar verbalisht me një fjalor vagabondësh presidenten e Kosovës, Prof.Dr. Vjosa Osmani, se gjoja ajo, “kur ta përmendë emrin e Aleksandër Vuçiqit, duhet të ngrihet në këmbë, sepse është shtetase e tij”!?

Ky është skandal i paprecedencë i Serbisë në KS të OKB-së (1945-2021) !  

Si ka qenë e mundur që “kryediplomati” shovinist dhe racist serbomadh Nikola Selakoviq, të keqpërdorë Seancën e KS-së të Kombeve të Bashkuara,  duke e ofenduar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani si “shtetase të Serbisë” dhe, duke e quajtur Kosovën si “SHTET TË RREMË”-LLAZHNA DRZHAVA!?

Në këtë moment të shfaqjes së këtij skandali poshtërues diplomatik të “kryediploamtit” serb Nikola Selakoviq, ku ishte sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili  automatikisht do të duhej  ta largonte atë nga Seanca e KS-së, sepse dhunoi parime, kode, rregulla dhe norma të së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke qenë se racisti Selakoviq, Kosovën e quajti “Llazhna drzhava”, të cilën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së. Atëherë, pse nuk reagoi Angtonio Guterres, që t’i thoshte Selakoviqit, -mos gënje dhe mos shpif, se Kosova nuk është “LLAZHNA DRZHAVA”, por shtet i pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së, si dhe fuqitë e mëdha botërore me SHBA-në në krye.

Së dyti, Antonio Guteres, duhej t’i thoshte Nikola Selakoviqit, mos ofendo dhe, mos shpif me atë fjalor amoral, antiligjor, antidemokratik dhe anticivilizues Presidenten e Kosovës,  Vjosa Osmani, sepse kjo nuk është përfaqësuese e as shtetase e Alekandër Vuçiqit, por e shtetit  të pavarur dhe sovran të Kosovës, të cilin më 22 korrik 2010 e ka njohur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, duke dhënë opinion pozitiv juridiko-ligjor, se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është në përputhje të plotë me parimet, me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, Sekretari i Përgjitshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duhej t’i thoshte prerazi,- “Druzhe” Selkoviq, dil jashtë, sepse gënjeshtrat dhe ofendimet tuaja primitive dhe antiligjore në adresën e presidentes Vjosa Osmani dhe të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, janë amorale, joetike, joparimore, joligjore, jodemokratike dhe jopaqësore, ngase bien ndesh me Objektivat dhe Parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar. 

Këtë skandal diplomatik të Serbisë, duhet dënuar OKB-ja !

Duke qenë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka gënjyer, shpifur dhe ofenduar jo vetëm presidenet e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe Këshillin e Sigurimit; Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë , si dhe të gjitha ato shtete (mbi 100 sosh) të OKB-së, që deri tani e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (2008-2021).

Në këtë kontekst, nëse Kosova është “llazhna drzhava” sipas Nikola Selakoviqit, atëherë, pse këtë rrenë të ndyrë nuk e demantojnë ligjërisht  të gjitha ato shtete që e kanë njohur Republikën e Kosovës?

Kjo shpifje dhe gënjeshtër e Nikola Selakoviqit, de fakto dhe de jure është në shpërputhje me Kartën e OKB-së dhe me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, si Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, ashtu edhe KS-ja, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e kanë për detyrë, që ta detyrojnë Serbinë, të sillet dhe të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Ndryshe, Serbia ( si subjekt i së drejtës ndërkombëtare), të përjashtohet automatikisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sepse OKB-ja nuk është e rezervuar për rrena, për shpifje dhe për ofendime të ndyra primitive dhe anticivilizuese. Për më tepër, sikur de fakto dhe de jure, të ishte zbatuar Karta e OKB-së dhe e drejta ndërkombëtare,  OKB-ja, që mooti(para 20 vitesh) do të duhej ta përjashtonte Serbinë nga anëtarësia e saj, sepse ka kryer 3 gjenocide kundër: Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999). –Rikthimi  i Serbisë në OKB, do të mund të bëhej vetëm atëherë, kur në Serbi do të vinin forca të njëmendta demokratike dhe paqësore, të zhveshura totalisht nga “uniforma” policore dhe militare e politikës, e propagandës dhe e diplomacisë së ish-regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit. Ndryshe,  kjo Serbi që nuk ka pësuar asnjë metamorfozë nga politika hegjemoniste dhe militariste e Slobodan Milosheviqit (por është nën hipotekë të 3 agresioneve gjenocidale, 1989-1999), as de fakto e as de jure nuk i plotëson kushtet dhe kërkesat e domosdoshme, që të jetë anëtare e OKB-së, sepse kjo është organizatë ndërkombëtare paqësore, jo kurrfarë  “parlamenti” i Serbisë së Vojislav Sheshelit, i Vuçiqit, i Vulinit, i Daçiqit, i Bërnabiqit dhe i Selakoviqit  për të prodhuar konflikte, kriza, mosmarrëveshje, kërcënime dhe provokime ndaj vendeve fqinje, siç janë Kosova dhe Kroacia. E gjithë kjo po ndodh për shkak se Serbia nuk ka paguar borxhet  e saj për 3 gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999).

Vjosa Osmani e përfaqësoi Kosovën në OKB, jo Serbinë e as Vuçiqin e Selakoviqit !

Prandaj, “Kravushka diplomatike” Selakoviq, duhet ta dinte dhe ta dijë, se Aleksandër Vuçiq  nuk është dhe, kurrë nuk do të jetë president  i Vjosa Osmanit, as i shqiptarëve dhe, as i Kosovës, por i Serbisë gjenocidale dhe kolonialiste të  ish-kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq !

Kjo është e vërteta e pamohueshme, të cilën, tanimë e di gjithë bota e civilizuar (1989-1999), por “Jo” edhe imbecilët dhe recidivat  patologjikë-vazhdues të politikës agresive dhe kolonialiste të “babait” të tyre, Slobodan Milosheviq, cili veç Kroacisë dhe Bosnjës pushtoi edhe Kosovën më 1989, duke kryer gjenocid të paparë dhe të pakrahsueshëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945-1999). Këto agresione gjenocidale “përpin” jo më pak se “ 1 milion njerëz” në hapësirat e Krocisë, të Bosnjës dhe Kosovës ! Si rrejdhim i mosreagimit të diplomacisë preventive të bashkësisë ndërkombëtare.

Serbia të përjashtohet nga OKB-ja, sepse është shtet gjenocidal dhe kolonial (1878-2021) !

Kjo si ngrehinë e tillë anticivilizuese dhe antidemokratike nuk e plotëson asnjë kusht që të jetë anëtare as OKB-së, as e OSBE-së, as e NATO-s e as e BE-së, sepse gjenocidet e saj qindravjeçare ndaj shqiptarërve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë, përbëjnë vepër penale ndërkombëtare, që është e dënueshme me normat, me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me parimet dhe me objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945-2021).

Këtë e ka dëshmuar edhe në dekadën e fundme të shekullit XX, duke kryer tri agresione gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Pse hesht diplomacia e Tiranës ?

Pse Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nuk reagoi me kurrfarë “pusulle” diplomatike kundër shpifjve, akuzave, gënjeshtrave dhe ofendimeve të  ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,  e ofendoi në KS të OKB-së, kurse diplomacia e Tiranës hesht, edhe pse Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i saj në Sesionin e KS-së për Kosovën më 15 tetor 2021 në Nju-Jork, fare nuk e çeli gojën, që të kërkonte largimin  e përfaqësuesit të Serbisë (ministrit të Jashtëm) Nikola Selakoviq, për shkak se ai në Sesionin e sipërtheksuar i ofendoi brutalisht dhe në mënyrën më të anticivilizuar si shtetin e Kosovës, ashtu edhe presidenten e saj, Prof.Dr.Vjosa Osmani, duke e quajtur “shtetase” të Serbisë dhe Kosovën “shtet të rremë” !?

Në lidhje me këtë skandal diplomatik të paprecedencë të “kravushkës” së Beogradit, Nikola Selakoviq,  të bërë në Seancën e KS-së të OKB-së për Kosovën, çuditërisht Shqipëria si anëtëtare e përkohshme e KS të OKB-së nuk kërkoi PËRJASHTIMIN E LIGJSHËM të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq për shkak të ofendimit brutal anticivilizues dhe diskriminues të presidentes së Republikës së Kosovës, Prof.Dr.Vjosa Osmani, i cili e quajti  “shtetase” të Serbisë dhe se gjoja kravushka  “  i shqetësuar për gjendjen psikike” të saj, si dhe  e ofendoi edhe Republikën e Kosovës , duke e quajtur  si “kancer të Evropës” !? 

Së fundi, skandalin diplomatik të “kravushkës” raciste dhe fashiste të ministrit të Jashtëm të Serbisë në OKB, do të duhej patjetër ta denonconin edhe Ministria e Punëve të Jashtme pëmes një note diplomatike, dërguar të të gjitha sheteve, që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, me pyetjen:  Pse dhe deri kur, do ta lejoni dhe toleroni lidershipin e Beogradit zyrtar, që në organiztat ndërkombëtare, siç është OKB-ja,  BE-ja dhe OSBE-ja, Kosovën ta quajë “llazhna drzhava”, gjë që kjo do të thotë se Kosova  “ende është “ koloni e Serbisë !?

Si dhe, pse të dialogohet me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, kur Serbia , edhe pas kryerjes së gjenocidit kolonial të saj të fundit (1989-1999), Kosovën po e konsideron “pjesë të saj”. Këtë po e dëshmojnë edhe incidentet e fundme në pjesën veriore të Kosovës, ku Serbia përmes minoritarëve kolonë serbë  sheshit po provokon një luftë të re me Kosovën?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".