Zgjedhjet lokale apo komunale të 17 Tetorit të 2021,mbi të gjitha Kosova e kaloi testin!

Zgjedhjet lokale apo komunale të 17 Tetorit të 2021,mbi të gjitha Kosova e kaloi testin!
Zgjedhjet lokale apo komunale të 17 Tetorit të 2021,mbi të gjitha Kosova e kaloi testin!

Ragip Guraziu

  • 18 October 2021 - 10:24

Shkruan:Ragip Guraziu

Me këtë fitoi Kosova. Fitoi qytetari i Kosovës. Fituam të gjithë, sepse kjo ka qenë kryesorja që këto zgjedhje të komunale të 17 Tetorit të 2021,të cilësohen apo të vlerësohen si më të mirat deri më tani.Dhe jam i sigurtë se do vlerësohen edhe nga vendorët,po ashtu edhe nga ndërkombëtarët dhe misionet e tyre këtu në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës po urohen për këto zgjedhje edhe nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët, për kalimin e këtij testi, për mbatjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike dhe thuhet se kanë dëshmuar edhe njëherë se populli ynë është në rrugë të drejtë për t'u integruar në strukturat euro-perëndimore.

Humbja dhe fitorja janë të përbashkëta

Për këto zgjedhje komunale të 17 Tetorit,2021 duke parë se disa subjekte politike do të rrëshasin që në fillim, e shtynë autorin e këtij shkrimi të reagojë që në fillim, dhe ja shkrimi që në vazhdim;

Por për t'u arritur ky sukses dhe ky shembull për botën e civilizuar dhe për të qenë ne shembull për të tjerët, si dhe ne dim dhe ia dalmi, duhet të kemi një përkushtim të madh edhe kombëtarë, por të gjithë së bashku do t'ia dalim dhe kjo nuk ka dyshim.

PDK befasi,sipas autorit

Pasi kësaj radhe,në këto zgjedhje lokale-komunale të 17 Tetorit të 2021,kreret e UÇK-së, të Shtabit të Përgjithshëm, për momenti që një vitë në Hagë,i zuri në befasi kët subjkt politik,së paku për autorin e shkrimit se ishte humbur besimi PDK-ja do fitoi,biles edhe ,thotë populli; çka s'ta merr mendja nganjëherë,del edhe e kundërta, si psh, humja,shëndërrohet në fitore apo e kundërta.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna pa balotazh. Në Mitrovicën e Jugut, Bedri Hamza ka mposhtur Agim Bahtirin e LVV-së, i cili për tetë vjet ishte kryetar i kësaj komune.

Në Ferizaj ka fituar sërish Agim Aliu, derisa PDK-ja ka arritur ta rikthejë bastionin e vetë, Skenderajn. Fadil Nura mundi kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, që ishte kandidat i pavarur.

Kandidati i PDK-së në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazi, ka arritur ta mposhtë kryetarin e deritanishëm të kësaj komune, kandidatin e pavarur, Rufki Suma.

Kjo parti do të garojë në balotazh në Prizren me Lëvizjen Vetëvendosje (Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka), në Malishevë me Nismën (Isni Kilaj dhe Ekrem Kastrati), në Drenas me ‘Demokratët për Drenasin’ (Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi).

Në Klinë me AAK-në (Zenun Elezaj dhe Esat Racaj), në Vushtrri me LDK-në (Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi), në Shtime me LVV-në (Naim Ismajli dhe Qemajl Aliu), në Dragash me LDK-në (Shaban Shabani dhe Xhevdet Xheladini) dhe në Kaçanik me LVV-në (Besim Ilazi dhe Jeton Raka).

Prishtinë; Uran Ismaili i PDK-së ka fituar 18.023 vota me21,61%, Gjilan; PDK-ja me Leonora Morina-Bunjakun ka fituar 8,10% apo 3.227 vota.

PDK mposht Bekim Jasharin në Skenderaj, ky është rezultati përfundimtar

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në raundin e parë në komunën e Skenderajt.

Kandidati i saj Fadil Nura, pas numërimit të votave, ka fituar 58,42% apo 10.532 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur Bekim Jashari me 40,00% apo 7.212 vota.

Ndërkaq, Sokol Halitii nga IQS, ka fituar vetëm 1,58% apo 284 vota.

Jashari nuk ka pranuar rezultatin, duke akuzuar PDK-në për manipulime dhe vjedhje votash.KQZ

“Duke iu falënderuar shumë për angazhimin tuaj gjatë ditës së sotme duke raportuar për procesin zgjedhor dhe punën e KQZ-së, dua t’iu njoftoj se sonte nuk do të ketë një konferencë nga anëtarët e KQZ-së lidhur me rezultatet preliminare”.

“Rezultatet preliminare janë duke u shfaqur në aplikacionin e KQZ-së dhe ftojmë mediet që t’i referohen ashtu siç po bëjnë deri më tani. Në këtë aplikacion janë duke u shfaqur rezultatet preliminare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe rezultati i subjekteve politike për Kuvende Komunale”.

“Gjithashtu, dua të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, se këto janë vetëm rezultate preliminare. Rezultatet përfundimtare shpallen nga KQZ pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht; votave me postë; votave të personave me nevoja të veçanta; pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe pas përfundimit të shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”.

Për fund

Me këtë fitoi Kosova. Fitoi qytetari i Kosovës. Fituam të gjithë, sepse kjo ka qenë kryesorja që këto zgjedhje të komunale të 17 Tetorit të 2021,të cilësohen apo të vlerësohen si më të mirat deri më tani.Dhe jam i sigurtë se do vlerësohen edhe nga vendorët,po ashtu edhe nga ndërkombëtarët dhe misionet e tyre këtu në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".