Me ligjin Vetting, pastrohet sistemi i drejtësisë nga krimi i organizuar

Me ligjin Vetting, pastrohet sistemi i drejtësisë nga krimi i organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 19 October 2021 - 18:51

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Me fillimin e jetësimit të Ligjit te Vettingut edhe do të filloj e mbara e shume pritur në institucionet e drejtësisë të Kosovës, dhe shtetit do ti kthehet reputacioni pozitiv nga e kaluara e errët sikur që ishte deri më tani, një shtet i së drejtës vetëm në letër, por i kontrolluar nga krimopolitika në gjata zbatimit të ligjit në vepër praktike dhe faktike.

Tani kur është në pritje faza finale e miratimi i Ligjit Vetting,  pas përfundimit të koncept dokumentit të miratuar në Qeveri, progresi në reformën zgjedhore duket i pritshëm dhe  shumë gjithëpërfshirës. Qasja  shume profesionale e reformës  në sitëm ka një rëndësi tepër të veçantë. Gjithsesi që në rezultatin pozitiv do të  ndikoj kontrolli i jashtëm në sistem e i cili parashihet me Ligjin Vettign, që për ta adresuar përgjegjësinë dhe llogaridhënien e përmbushjes së obligimeve sipas ligjit dhe zyrës zyrtare, do të realizohet kryesisht nga ekspertizë e pa varur jashtë gjyqësorit, për ta pamundësuar vazhdimin e betonizimit të pa prekshëm dhe veprimet e qeverisë në vetë, pa i dhënë llogari askujt, edhe kur kemi pasur të bëjmë me shkelje serioze të ligjit dhe detyrës zyrtare. Në koncept dokumentin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, e të cilin e ka siguruar gazeta, parashihet që për të shmangur koncentrimin e tepërt të pushtetit në një trup gjyqësor dhe perceptime për “korporatizim”, rekomandohet që të bëhen dallime në mes të kompetencave të ndara dhe të ndryshme, të tilla si përzgjedhja, promovimi dhe trajnimi, disiplinimi, vlerësimi profesional dhe buxheti.

Një opsion i mirë është që të themelohen trupa të pavarur me kompetencë për çështje specifike të administrimit të gjyqësorit, e që nuk janë objekt i kontrollit nga një institucion apo autoritet i vetëm. Përbërja e këtyre trupave duhet të reflektojë qëllimin e tyre të veçantë. Puna e tyre parashihet që duhet të jetë e rregulluar me ligj dhe jo me dekret ekzekutiv. Tutje në këtë dokument prej 305 faqesh thuhet se me qëllim të parandalimit të pretendimeve për koorporatizim dhe garantimit të procedurave të të drejta disiplinore, Këshillat Gjyqësorë nuk duhet të jenë kompetentë edhe për a) pranimin e ankesave dhe zhvillimin e hetimeve disiplinore, dhe në të njëjtën kohë b) të zhvillojnë shqyrtimin dhe të marrin vendim për masat disiplinore. Vendimet disiplinore duhet të jenë objekt i ankesës përpara gjykatës kompetente. Trupat kompetentë për të zhvilluar shqyrtimin në një rast disiplinor dhe për të marrë vendime rreth masave disiplinore, nuk duhet të jenë në përbërje ekskluzive të gjyqtarëve, por duhet të kenë përfaqësim edhe të anëtarëve jashtë profesionit gjyqësor. “Çfarëdo lloj i kontrollit nga ekzekutivi mbi Këshillat Gjyqësorë ose trupat tjerë disiplinorë, duhet të shmanget. Për të siguruar një shqyrtim të pavarur dhe objektiv të ankesës, kryetarët e gjykatave nuk duhet të kenë autoritetin për të nisur apo për të miratuar një masë disiplinore.  Procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve duhet të trajtojnë rastet e akuzave për sjellje të keqe profesionale të cilat janë flagrante dhe të pajustifikueshme dhe krijojnë një reputacion të keq për gjyqësorin. Përgjegjësia disiplinore e gjyqtarëve nuk shtrihet tek përmbajtja e vendimeve të tyre, ku përfshihen edhe interpretimet e ndryshme ligjore ndërmjet gjykatave; ose tek rastet e gabimeve gjyqësore, apo kritikat ndaj gjykatës.”, thuhet në këtë dokument. Më tutje , Koncept dokumenti I Ligjit Vetting  parasheh që për gjykimin e rasteve të disiplinës gjyqësore të zhvillohen me transparencë dhe jo të mbyllura sikur deri më tani, për çka edhe duhet të ngrihet një organ i veçantë i pavarur pa konflikt të interesit. “Organet të cilat vendosin për meritat e rastit duhet të veçohen nga ato të cilat i iniciojnë dhe hetojnë ato, si dhe në përbërje të tyre nuk mund të ketë anëtarë të përbashkët që ushtrojnë dy funksionet. Parimisht, seancat disiplinore për gjyqtarët duhet të jenë transparente: transparenca duhet të jetë rregulli i artë për shqyrtimet disiplinore të gjyqtarëve. Këto seanca do të jenë të hapura, me përjashtim të rasteve kur gjyqtari i akuzuar kërkon që të jenë të mbyllura. Në këtë rast vendos gjykata nëse kërkesa është e justifikuar. Vendimet që kanë të bëjnë me disiplinën gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara. Vendimet përfundimtare për masa disiplinore duhet të publikohen, thuhet aty. Gjithsesi se fillimi i këtij procesi, do te jete fillimi i rrënimit dhe shthurjes së kupolës së krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë, pasi që për plotë dy dekada, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, në këto 13 vite, ky sistem ka funksionuar tërësisht i ndikuar nga politika, grupet e interesit, pavarësisht vërejtjeve serioze dhe  kërkesave për reformim të thellë që vazhdimisht janë adresuar edhe nga BE-ja, në secilin vit në Raportet e Progresit. Me fillimin e jetësimit të Ligjit te Vettingut edhe do të filloj e mbara e shume pritur në institucionet e drejtësisë të Kosovës, dhe shtetit do ti kthehet reputacioni pozitiv nga e kaluara e errët sikur që ishte deri më tani, një shtet i së drejtës vetëm në letër, por i kontrolluar nga krimopolitika në gjata zbatimit të ligjit në vepër praktike dhe faktike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".