Kush do të fitoj në zgjedhjet e 14 nëntorit?

Kush do të fitoj në zgjedhjet e 14 nëntorit?
Kush do të fitoj në zgjedhjet e 14 nëntorit?

Skender Mulliqi

  • 20 October 2021 - 18:49

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Nga rënia drastike në zgjedhjet nacionale të PDK dhe LDK, pamë ri ngritje të madhe në zgjedhjet lokale. Pse? LVV e cila fitojë në mënyrë plebishitare në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, pësoj humbje edhe pse ende nuk ka përfunduar gjithçka kur dihet së kemi balotazh në Prishtinë , Prizren dhe në Gjilan , ku nëse fiton atëherë nuk mund të themi së ka humbur shumë .Por, kjo si dihet , sepse opozitarët në raundin e dytë mund të bëhen bashkë për ta mposhtur LVV-në.

Zgjedhjet nacionale dallojnë nga ato lokale. LVV më duar në xhepa pa bërë fushatë fare ka pritur që të fitojë , e kjo nëse njëherë ka ndodhur , nuk do të thotë që do të përsëritet prapë. Me duar në xhepa kishte menduar së e fiton, Prishtinën dikur edhe Isa Mustafa, por e humbi. Kjo i ndodhi edhe LVV e cila po të bënte fushatë ,mendoj së punët nuk do të kishin shkuar keq. Forcimi i pozitës politike të opozitës ndodhi pasi që i morën 7 komuna pa balotazh, 5 PDK dhe 2 komuna LDK-ja dhe dy AAK. Mos fitorja në asnjë komunë pa ballotazh , është brengosëse për LVV. Nëse kanë menduar së qytetarët e dinë vet për kënd të votohet është treguar si logjikë shumë e gabuar. Ata nuk e japin votën atyre që nuk ju trokasin në derë të shprehem kështu, së ndihën të injoruar. Dhe, doli së kokrrat si në pjatë pa premtime dhe program fushate nuk ka mundësi te fitohen . Votat nuk fitohen duke u bazuar vetëm në Albin Kurtin. Ky subjekt politikë nuk u interesua fare në përzgjedhjen për kandidatë për kryetar të komunave .Me njerëz anonimus dhe disa edhe të konsumuar në politikë zor që fitohen zgjedhjet, dhe kjo u tregua e vërtetë më këtë 17 tetor. Nuk duhet harruar as atë të “Lista Guxo”, nuk i mbajti premtimet për ata që i votuan. Nga kjo listë nuk u përfaqësua me asnjë deputet në zgjedhjet nacionale nga Dukagjini, duke përsëritur logjikën e vjetër të përfaqësimit në organet më të larta të shtetit. U zhgënjyen edhe për faktin së nuk u realizua premtimi për të formuar subjekt politik nga Vjosa Osmani, por as nga askush tjetër aty. Pse i përmenda këto fakte, së po shihet ashiqare së shumë votues që i patën LVV dhe LISTA në zgjedhjet nacionale , në zgjedhjet lokale iu kthyen më shumë gjasë LDK-së, duke e dëmtuar kështu edhe LVV , më të cilën ishin në koalicion edhe në zgjedhjet lokale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".