Themelimi i asociacionit të Komunave Serbe, me ose pa ingerenca, është varri i Kosovës dhe i qytetarëve të saj!

Themelimi i asociacionit të Komunave Serbe, me ose pa ingerenca, është varri i Kosovës dhe i qytetarëve të saj!
Themelimi i asociacionit të Komunave Serbe, me ose pa ingerenca, është varri i Kosovës dhe i qytetarëve të saj!

Halim Hyseni

  • 21 tetor 2021 - 09:32

Shkruan: Halim Hyseni

LETER E HAPUR QYTETARËVE TË KOSOVËS: MOS I BESONI BASHKIMIT EVROPIAN!

BE mbështet dhe ndihmon krijimin e Serbisë së Madhe apo të “BOTËS SERBE”

Progresi i raportit dekodoi djallëzinë e Bashkimit Evropian, për formimin e ekipit të fasilitatorëve për bisedime në Bruksel, sepse i tërë ekipi ishte formuar me qëllim që te mbështet dhe të favorizohet politika gjenocidale e Sllobodan Milloshevqit dhe epingonëve dhe trabantëve të tij, kriminelëve të luftës siç janë:Aleksandër Vuçiqi, Aleksandër Vullini, Ivica Daçiqi dhe ndihmësit e tyre të tjerë nazifashist të rinj dhe të vjetër. Tani u bë i qartë qëllimi, se ekipi I formuar nga Boreli i Spanjës, Mirosllav Lajçaku i Sllovakisë, Peter Stano, po ashtu i Sllovakisë, ishin përzgjedhur për të ndihmuar dhe mbështetur krijimin e Serbisë së Madhe dhe homogjene, ashtu siç e kishte paraparë sekretari i Drazha Mihailoviqit, Stevan Moleviqi. Sigurisht që këto veprime i indihmuan edhe “patriotët” dhe “patrioteshat” tona të cilët i nënshkruan marrëveshjet, dhe të cilët dhe të cilat i/e votuan Marrëveshjen e Republikës Serbe të Kosovës, në Parlamentin e Kosovës. Megjithatë, dy përgjegjësit kryesorë janë ata që i nënshkruan e këto marrëveshje e këta janë: Hashim Thaçi, i cili në vitin 2013 e nëshkroi këtë marrëveshje, dhe , Isa Mustafa më 2015, i cili e nënshkroikrijimin e një shteti në shtetin e Kosovës, e cila siç u vlerësua ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Repblikës së Kosoves. Rëndë do t’i gjykoj historia, si këta dy persona të papërgjeshëm, ashtu edhe “patriotët” dhe “patrioteshat”të cilët dhe të cilat votuan Marrëveshjne e vitit 2015, të nëshkruar nga akademiku, Isa Mustafa.

O të mjerë, kuptojeni njëherë dhe mirë, se qëllimi i themelimit të Asociacionit është krijimi i Serbisë së Madhe e homogjene, vetëm me serbë apo të BOTËS SERBE!

O injorantë shqiptarë, “intelektualë” të mjerë, “patritotë“ e “patriotesha” të mjerë dhe të mjera, që e keni nënshkruar dhe që mendoni që me kreativitet të themelohet Asociacioni / Zajednica e Komunave me Shumicë Serbe, ju që e keni dhënë nënshkrimin ose keni votuar për themelimin e saj, keni nënshkruar krijimit e Serbisë së Madhe dhe varrosjen e Republikës së Kosovës dhe zhdukjen biologjike të shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë joserbë në Kosovë, andaj ju mbuloftë turpi dhe qofshi të mallkuar,ndërsa, ju të tjerët që po mendoni se duhet qenë kreativ për te gjetur ndonjë formë për ta krijuar asociacionin heshtni, sepse duke folur kështu vetëm tregoni injorancën apo tradhtinë tuaj të mjerë njerëzore dhe kombëtare. Asociacioni , o të mjerë ka vetëm një qëllim, përcaktimin e kufijve të ardhshshëm të Serbisë së Madhe, apo të “BOTËS SERBE”, përkatësisht të Serbisë HOMOGJENE – VETËM ME SERBË, në territoret historike mijëra vjeçare shqiptare. A do të jetë asociacioni me apo pa ingerenca shtetërore, kjo fare nuk ka rëndësi . Këta do të jenë kufijtë e ardhshëm të Serbisë homogjene.

Asociacioni është ideuar dhe paraparë me MEMORANDIMIN e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të vitit 1986, i cili ka qenë skenar që me vrasjen e mbi 86.000 jo serbëve që të krijohet Serbia e Madhe dhe HOMOGJENE – pa joserbë ( shih më shumë: Halim Hyseni (2020) Kalvari serb mbi shqiptarët (1981 – 2019), f. 91 -111).

O injorantë Kosovarë dhe ndërkombëtarë, themelimi i Asociacionit është paraparë me Memorandumin e Akademisë Serbe të vitit 1986, i cili ishte skenar i nxitjes së lufërave ne dekaden e fundit të shekullit XX, në të cilën mizorisht u vranë dhe u masakruan mbi 131.000 qytetarë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe të Kosovës!

O të mjerë, ju nuk e keni lexuar MEMORANDUMIN e AKADEMISË SERBE TË SHKENCAVE DHE TË ARTEVE, të vitit 1896, andaj ju quaj mjerana se flisni e llomotitni pa lexuar dhe pa ditur gjë për qëllimet e Serbisë satanike, duke folur budalllalluqe e keni përçarë dhe hutuar aq shumë këtë popull, sa më ai nuk është ne gjendje të bashkohet për mbrojtjen e ekzistencës së vet. Në Memorandumin e vitit 1986, kërkohet: ”Vendosja e integritetit të plotë kombëtarë e kulturor serb, pavarësisht se në të cilën republikë a krahinë ata jetojnë, është e drejtë historike dhe demokratike e tyre” por jo edhe të tjerëve, p.sh., jo edhe e shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve, kroatëve, hungarezëve, rumunëve dhe bullgarëve, (Shih më shumë: Hyseni, H.(2020). Vendosja e integritetit të plot kombëtar e kulturor serb , pavarësisht se ku jetojnë serbët, me memorandum është paraparë të realizohet në tre hapat e mëposhtëm

Lidhjes horizontale të të gjithë serbëve, duke krijuar entitete të veçanta serbe ( bashkësi – zajednica - komuna serbe) ;

Pas lidhjes horizontale do të krijohet lidhja vertaikale e gjitha entiteteve serbe (komunave, rajoneve, krahinave) me qendren serbe- Beogradin dhe

Me krijijimin e kufijve horizontal vizatohen kufijtë e Serbisë së Madhe, ndërsa me lidhjen vertikale krijohen mundësitë që entitete serbe të shpallin bashkimin e tyre në një shtet homogjen, vetëm me serbë , atë që është synim i Aleksandër Vuçiqit në bisedime që zhvillohen në Bruksel.

Ajo që është e sigurt ështe se këtë skenar, Serbia me shumë sukses e ka realizuar ne Bosnje, sepse nga 14 komunat e bashkuara në Bosnje në mënyrë horizontale, ka krijuar Republikën Serbe të Bosnjës, e cila vertiklisht është lidhur me Beogradin dhe jo vetem me te por edhe me Rusinë. Bashkimin e saj me Serbinë s’ka force që e ndal. Pritet vetëm momenti i duhur, për të cilën Serbia nazifashiste, e përkdhelura e Bashkimit Evropian, me gënjeshtra, imputime, inskeme propaganda të furishme për krijimin dhe plasimin e të cilave punojnë të gjithë natë e ditë së bashku me Rusinë, Kinën dhe disa shtete islamike (Idnonezinë, Plasetinën e mjerë themelet e të cilës ia kanë vu shqiptarët, Libani, Irani, Iraku, Jemeni etj.) BE-n do tavendosë para aktit të kryer. Serbisë dhe Rusisë punën po ua lehtëson indolenca dhe injorantët e BE-ës Shqipërisë me udhëheqjen antikombatare.

Ndarja në vija etnike në shtete multietnike është nonsens dhe çmenduri!

Ndarja në vija etnike thënë shkurt shqip do të thotë ftesë dhe recetë për luftëra, tmerre , varfëri, shkatërrime. Këtë mund ta kërkojnë vetëm vendet etnocentrike, autokratike, imprialiste, siç janë Serbia, Kina, si dhe strukturat injorante BE-së të cilat nuk janë liruar nga pargjykimet, stereotipta, izmat ndryshëm të bazuar në dogma dhe besime fetare.

injorantët, mendja e pashkolluar dhe mizantropet, mund tëkërkojnë që në shtetet multikulturore dhe multietnike të bëhen ndarje në vija etnike. Me planin e Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës, Kosova është shpallur shtet multietnik dhe mulitukulturor, edhe pse është shteti më homogjen në aspektin etnik në Evropë, sepse mbi 93% e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë. Që Kosova të shpallet multietnike dhe multikulturore, nuk ështe gjë e keqe dhe aspak e dëmshme. E kundërta është. Shteti multikulturor dhe multietnik është përparësi, sepse shumë kombe dhe shumë kultura në një shtet, do të thotë shumë ura për krijimin e miqësisë nëpërmjet ndërveprimeve kulturore, shkencore, arsimore, ekonomike, shëndetësore, teknike dhe teknologjike. Perparësinë e shtetit multikulturor e ka shperhur shumë fuqishëm , Bill Klinton, ish – kryetar iSHBA-ve me fjalët: ”Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se forca e jonë e madhe qëndron në shumëllojshmërinë e popujve të Shteteve të Bashkuara”( Shih më shumë: Hyseni,H. (2010) Edukimi Multi/Ndër/kulturor, KEC, dvv international). Në shtete multikulturore dhe multietnike, jo vetëm instititucionet dhe organet janë multietnike (çerdhet, kopshtet, institucione parashkollor/parafillore etj.) , por multikulturore jane kurrikulat, tekstet shkollore, dokumentacion pedagogjik dhe shkollor sepse vetëm në këto institucione: përmirësohet barazaia ndërmjet gjinive, përmirësohet pozita e pakicave etnike, fëmijeve vulnerarbël, të ndjeshëm, të marginalizuar, të varfër etj.

Serbia është shteti më racist dhe me kseonofob në botë së bashku me shtete dikatoriale islamike, Rusinë dhe Kinën, andaj nuk janë të pakuptueshme lidhjet e fuqishme që Serbia i mbanë me të ashtuquajturat e VENDET E PAINKUADRURA të krijuara nga antshiqptari, Josip Broz Tito, me të cilat krimineli dhe djalli Aleksandër Vuçiq zhvilloi një takim ne Beograd- KRVOGRADIN SHQIPTAR – QYTETIN E FUNDOSUR ME GJAK SHQIPTARËVE, për të kundërshtuar të drejtën ndëkombëtare të qytetarëve te Kosovës për pavarësi të vërtetuar edhe nga Gjykata Ndrkomb[tare.e

Ndarja në vija etnike në shtetet multikulturore është në kundërshtim të plotë me parimet dhe frymën e Kombeve të Bashkuara dhe me Rezolutë 1244, andaj si ka mundësi BE, Serbia dhe Rusia të mbështesin formimin e Asociacionit, kur një entitet e tillëështë në kundërshtim me Rezolutën 1244. Ish- Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar Ban Kim Mun, Hans Hakerup ka deklaruar: “Ndarja e Kosovës në vija etnike është plotësisht në kundërshtim me politikën tonë dhe Rezolutën për Kosovën”( Shih më shumë: Hyseni, H.(2020) Kalvari serb mbi shqiptarët 1981 -2019, f.356-362)

Serbia është shtet i ndërtuar në gënjeshtra dhe që mbijeton vetëm me gënjeshtrat

ëndimet jo parimore, mbështetja e ksenofobisë dhe të qëndrimeve raciste të pales serbe nëbisedime, janë jo humane, jo civilizuesedhe në kundërshtim të plotë me vlerat me të cilat është krijuar Beshkimi Eevropian, si dhe me vlerat dhe parimet e Koventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, andaj janëtë pakuptimta sjelljet dhe veprimet e BA, si dhe presionet saj mbi Kosovën, që duke krijuar Asociacionin të mbështesë krijimin e Serbisë së Madhe duke sakrifikuar vetveten. Si duket fasilitatorët nuk i kanë të qartë se vlerat mbi bazën e të cilave duhet zhvilluar negociatat. Këto vlera janë: humaniteti i liruar nga: ksenofobia , entnocentrizmi ( të cilin Serbia e ka ngritur në pediestalin e çmendurisë, të cilin krimineli Aleksandër Vuçiq, me togfjalëshin “Serbinë askush nuk mund ta poshtëron”, nuk po e kupton se flet nënvetëdija dhe ndërgjegja e vrarë e tij me çka ai në të vërtetë ai e thotë se Serbia e ka poshtëruar veten me krimet e tmerrshme të bëra mbi shqiptarët, boshnjakët, kroatët, sllovenet dhe në fund edhe ndaj malazezëve). Me vetëdijen ekstreme nacionaliste (duke vajtuar gjoja për krimet mbi serbët, duke u përpjekur që veprimet të cilat ata i kanë bërë ndaj të fqinëve të tyre, t’ua përshkruajnë viktimave të tyre dhe atë me propagande të furishme të bazuara në gënjeshtra për çka janë të parët në botë, të cilën gjë edhe vetë e pranojnë, duke thënë: “Gënjeshtrapërbënëinteresin shtetëror serb. Ne gënjejmë për të lartësuar veten dhe për të ngushëlluar të tjerët.Gënjejmë nga vetëkënaqësia , gënjejmë edhe nga ligësia, pët t’u trimëruar, për të fshehur turpin tonë. Gënjejmë edhe në shenjë respekti, gënjejmë edhe për lirinë. Gënjeshtra përbën thelbin e patriotizmit serb, dhe kjo vërteton inteligjencën tonë të lindur. Gënjejmë ne sensin krijues, në sensin e imagjinatës dhe të inovacionit. NëSerbi çdo gëneshtër bëhet e vërtetë. Serbët, falë gënjeshtrës, kanë mbijetuar gjatë histories”. Si djalli, Serbia me të gjithë bashkëpunon, koketon , të gjithë i mashtëron, andaj është shtet djall: “ ishte (dhe është shtet vrasëse -H.H.) nga fillimi dhe s’ka të bëjë gjë me të vërtetën , sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetja sepse është gëneshtar ( gënjeshtare-H.H.) dhe ati gënjeshtrës ( Gjoni 8:44128). Serbia është ati i gënjeshtrës. Kjo nuk donë paqe, sepse është patologjike, e pangopur, gjithnjë e uritur tërsisht e demonizuar, andaj vaj hallit të popujve që kufizohen me të. Natyrën e tyre e ka përkufizuar shumë qartë Prokopi i Cezares që ne shekullin VV duke thënë:”. .. se ata i nisin luftërat për asgjë, i nënshkruajnë marrëveshjet, por nuk zbatojnë”. Nga kjo kohë shenjëtria e e kombit serb:”…është zhvilluar dhe zhvillohet filozofia raciste , ksenofobe si dhe kulti I gjakut. Kjo vërehet lehtë ne mendimin e peshkopit teokratik Nikollaj Velimiroviqit , me rastin e shënimit të Ditës së Vidit i cili deklaron: ‘ Po pyeti ndokush se cili është ideali i masave të popullit tone punues, atij duhet dhënë menjëherë përgjigje të sigurt:Shenjëria. Me tërë zemër populli i ynë e do një kishë të shenjtë , një shkollë të shenjtë, një culture të shenjtë , një dinasti të shenjtë, autoritet të shentë, shtet të shentë dhe - një ushtri të shenjtë (…) Asgjasimi i çfarëdo gjëje që i del në udhë të këtillë të shenjtë është detyrë. Lufta si mjet për arritjen e unitetit të shenjtë merr rëndësi të. Lufta është baza e çdo arti dhe e çdo aftëse e vyrtyti më të lart njerëzor. Ky apologjet kishte frikë se brezi I tij nuk do të përjetonte luftë (Shih më shumë:Anzuloviq, B.(2017) Serbiaa hyjnore, Nga miti te gjenocidi, Prishtinë,f.49-50).

BE, si duket ka rënë pre e gënjeshtrave të këtilla, andaj kërkon nga qytetarët e Kosovës ta bëjnë atë që nuk mund ta bëjnë sepse berja e saj nënkupton zhberjen e Republiks së Kosovës,andaj nuk duhet dhe nuk mund ta bëjë!

Paqja pozitive në Ballkan realizohet vetem me reciprocitet dhe barazi, rrugë tjetër nuk ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka siguruar dhe e meriton mbështetjen popullore, duke u bazuar në vlerat humane të proklamuara , por edhe për të cilat me konzistencëështë duke punuar. Une jam i bindur se nuk do t’u nënshtrohet presioneve të imponuara nga Serbia, nëpërmjet BE, duke pranuar një Republikë Surrogate Serbe të Kosovës, e cila do të shndërrohet në Casus Belli, për një luftë të re dhe të tmerreshme në Ballkan, për çka, pos Serbisë, jetësisht janë të interesuara Rusia dhe Kina. Nëse BE-ja dëshiron zgjidhje konstruktive dhe të qëndrueshme ne Evropë e më gjerë, duhet të unifikojë kërksat ndaj palëve, atë që kërkon nga Kosova të kërkojë nga Serbia. Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, ndërsa Serbia i ka aq shumë borxhe Kosovës, sa nuk mund t’í lanë me shekuj. Vetëm dëmet të cilat Serbia ia ka shkktuar Kosovës, me përjashtimin e e shqiptarëve nga puna gjatë periudhës 1981-1997, vjedhjen pensioneve, plaçkitjet gjatë triazhave, shktërrimin e 1001 fshtrava gjatë luftës 1998 -1999 të banuara me populllsi shqiptare, dëbimin 859.714 shqiprtarëve në periudhën marrs – 10 qershor 1999 meprojektin “Patkoi, Serbia i ka borxh Kosovës 29.154.673.222 euro (Shih më shumë: Halim Hyseni, Kalvari serb mbi shqiptarët , 2020, f.342-344). Kërkesa e krimineli Aleksandër Vuçiq se “ Diçka duhet të fitojë edheSerba” është satanike, sepse ky djall, ka harruar ushtarët dhe eprorët shqiptarë të vrarë, helmuar,të masakruar në Armatën Popullore të Jugosllavisë vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë ( shih më shumë Halim Hyseni, vepra e përmendur, f.80 -91 dhe 127 - 135); helmimin e mbi 7.400 fëmijëve dhe qytetarëve, kryesisht shqiptarë dhe të tjerë ( serbë, turq, malazezë, romë etj.) me helmin Sarin, në periudhën 1987 – 12 dhjetor 1990 (Shih: Halim Hyseni, E vërteta për helmimet në Kosovë (1987 – 1990), vrasjen, masakrimin dhe djegien për së galli e 9.478 civilëve shqiptarë ( Shih veprën e përmendur: Kalvari serb… f.240-241.); dhunimin seksual të 20.400 femrave shqiptare;, vrasjen dhe ekzekutimin e 1.379 fëmijëve shqiptarë ng të cilët 800 prej tyre kanë qenë nën moshën 5 vjeçar. Këtij demoni dua tía përkujtoj thënien epike të Eskilit: “Nga çdo e drejtë e marrë dhe nëpërkëmbur, lind një borx për t’u paguar”. Kosova nuk ka çka tí jep Serbisë, Serbia duhet të fillojë te paguaj borxhin Kosovës dhe shqiptarëve

Serbia edhe sot është duke zbatuar gjenocid mbi popullatën shqiptare, duke bëre pastrim etnik nëpërmjet projekti të Pasivizimit, çregjistrimit dhe shpopullimit të popullsisë shqiptare na Lugina e e Preshevës. Edhe kjo duhet të jetë objekt diskutimi sepse pa zgjidhjen e kësaj çështje nuk ka kurrfarë marrëveshje me Serbinë. E vetmja zgjidhje per normalizim të mardhënieve me Serbinë është parimi i reciprocitetetit. Zgjidhje tjeter nuk ka.

Z. Kryeministër, mos vepro si kanë vepruar parardhësit e tu, të cilët Kosovën e kanë shndërruar në ferr dhe të cilët rëndë do t’í ndëshkojë hisotria

Prishtinë, më 20 tetor 2021

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".