Zgjedhjet e tetorit në Kosovë dëshmuan se me militantizëm partiak s’ka zhvillim ekonomik

Zgjedhjet e tetorit në Kosovë dëshmuan se me militantizëm partiak s’ka zhvillim ekonomik
Zgjedhjet e tetorit në Kosovë dëshmuan se me militantizëm partiak s’ka zhvillim ekonomik

Fadil Maloku

  • 21 tetor 2021 - 11:20

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

-Komunat kosovare, pas 14 tetorit shihet se urgjentisht kanë nevojë për një qasje të re socio-ekonomike. Atyre, u duhet një “shkatërrim” kreativ”, apo si thuhet në gjuhën popullorçe një zëvendësim i të vjetrës me të renë, apo një alternativë, e pse jo edhe një shtegdalje të re që racionalisht do e shmang si; krizën ekonomike (që është në horizont edhe shkaku i gazit), krizën politike (që po e stimulojnë si problemet me Serbinë, ashtu edhe indiferenca ndaj korrupsionit), ashtu edhe krizën sociale(që po manifestohet edhe si krizë morale) nga zhgënjimi i të gjeneratave të reja, që dëshirojnë të mbesin në Kosovë.

Mirëpo, për t’u arritur ky hap i “shkatërrimit kreativ, duhet bërë ndryshime rrënjësore si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Pra, kryetarët që i “prodhuan” zgjedhjet e tetorit2021, komunat e tyre duhet DEFINITIVISHT t’i lirojnë nga obskurantizmi IDEOLOGJIK (për arsye se ideologjia s’ka çfarë “të kërkoj” në nivel lokal)e sidomos nga militantizmi; KLANOR (ku bashkëpunojnë, pa pardon gjitha partitë politike) e ai PARTIAK (që është vetëm kamuflim për keqpërdorime) dhe të instalojnë menaxhimin teknokratik. Ku “ngjyrat partiake”, mund të shërbejnë vetëm si folklor social dhe një blasfemi për të marr vota, por, assesi edhe si “çelës” për punësim, ngritje profesionale në institucionet përkatëse komunale.  

Zgjedhjet e ardhshme komunale, duhet ta studiojnë e padyshim edhe testojnë, ndryshimin përmes kontingjenteve, Kryetarëve që sivjet po marrin përgjegjësi te reja, dhe që kanë ndërtua vizion e Projekte konkrete se si dëshirojnë ta shohin dhe menaxhojnë  Komunën e tyre.

Nga shumë studime tona empirike, na rezulton që; shumica e qytetarëve të Komunave në Kosovë, janë lodhur me keqqeverisjet (shkaku i konformizmit e servilizmit të theksuar partiak) dhe keq menaxhimin (nepotizmit , sidomos në komunat e vogla) e resurseve njerëzore. Sidomos në kompetencat në arsim që i ushtrojnë ato.

Për t’u arritur ky hap i “shkatërrimit..”, duhet padyshim që; menaxhimi i resurseve njerëzore të lirohet nga militantizmi; klanor, grupor ai partiak, e sidomos nga obskurantizmi ideologjik, dhe të zëvendësohet me një menaxhim teknokratik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".