E rrezikshme, disa nga  evropianet po i përkrahin cubat e Serbisë!

E rrezikshme, disa nga  evropianet po i përkrahin cubat e Serbisë!
E rrezikshme, disa nga  evropianet po i përkrahin cubat e Serbisë!

Shefik Shkodra

  • 21 tetor 2021 - 18:55

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Pra, njeriu i paqes po mujka t'i mbrojë edhe bandat kundër ligjit. Po s'e ka keq ky farë Boreli se, pakica serbe është e "diskriminuar pozitivisht" që nga Evropa. Nga disa, ata, serbët  mund të jenë kaçakë përball shtetit. Ata mund të mos paguajnë detyrimet e vendit si qytetarët tjerë. Ata mund ta prishin çdo ujdi politike, nëse diçka nuk është sipas politikës së Beogradit. Sipas politikës së mbeturinave të shekullit XIX te deri pasardhësit e Milosheviqit. Personalisht mendoj se, atë farë "diskriminimi pozitiv" e ka krejt politika e Serbisë. Dhe krejt organizatat botërore i dëgjojnë duke gënjyer për shqiptarët si para një shekulli. Dhe krejt e dinë se nuk është si thonë. Serbia do të bënte mirë nëse zgjedhin koka të mençura për marrëveshje paqësore dhe t'i pranojë gabimet e ta pranojnë pavarësimin e Kosovës. Të punojë për vendin e vet. Të akordojë një politikë fqinjësore për paqe dhe të bëhet e sinqertë me të tjerët!

Janë të llastuar me sintagmën "diskriminim pozitiv" këta në Kosovë. Këtë ua vulosën evropianet bashkë me disa politikanë shqiptarë të vendit. A ka në ndonjë vend tjetër në botë, konkretisht në Evropë, pakicë apo etni që është "diskriminuar pozitivisht", që për njëzet vite të mos paguajnë rrymë, ujë dhe obligime tjera shtetit? Kush ua pagoi të gjitha serbëve në Kosovë qe njëzet vjet? Po, si është e mundur, Lista serbe, me politikë të Serbisë, kundër shtetit të Kosovës, e futur në institucionet e Kosovës, marrin paga dhe dërgojnë lajme te Vuçiqi për gjendjen e përgjithshme. Çka mund të jetë sekret shtetëror në këto mese të këtij vendi? Ani kur mund të gjendet bashkë me edhe ndonjë pan lavër me emër shqiptari!? Këta serbët e mjerë në Kosovë, kur kanë mbështetje  nga dikush, sytë t'i nxjerrin në rrugë pa e ditur njeriu  pse-në. Borelat në Evropë sugjerojnë me pak fjalë: Mos i ngucni serbët, me shqiptarë bëni çka të doni! Kështu i bie kur kriminelët ndahen prej kriminelëve, në ata që kanë të drejtë në kontrabandë kundër ligjit, ata që ia kthejnë armë shtetit ku jetojnë. Dhe tash dalin e protestojnë edhe ata ministrat e të tjerët kundër ligjit. Do të thotë, duan "diskriminim pozitiv" edhe në kontrabandimin tregtar - jashtë ligjit. Duan çka të duan të veprojnë në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Më tepër se njëzet vite kanë vepruar si kanë dashur vetë,  pa ua dredhuar tymin e duhanit. Vërtet "diskriminim pozitiv", kanë të drejtë të ankohen. Dhe kur ankohen, gjuajnë me bomba e armë të tjera se, politika e Serbisë i përkëdhel dhe i mashtron çdo ditë, pra edhe u dërgon armë kundër shqiptarëve në vendin e tyre. Sepse, politika e rrenave po vazhdon. Sepse evropianet po i përkrahin cubat e Serbisë. Si ai Boreli, personi që e "provokon" qetësinë, paqen dhe ndërmjetëson marrëveshjen. Apo nxit të kundërtën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"