Është tradhti kombëtare nëse pozita dhe opozita nuk bashkohen kundër shantazheve të rrezikshme të Listës Serbe me ultimatum për Asociacionin!

Është tradhti kombëtare nëse pozita dhe opozita nuk bashkohen kundër shantazheve të rrezikshme të Listës Serbe me ultimatum për Asociacionin!

Gani Qarri

  • 22 October 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Udhëheqësit e kriminalizuar të opozitës, duke qenë fort të lidhur me bandat kriminale serbe në veri, për interesa të veta personale edhe para gjendjes që po kërcënon me acarime të reja, nuk ka një qëndrim të përbashkët e unik të faktorit politik shqiptar, bashkë me minoritetet e integruara në shtetin e Kosovës, kundër kërkesave ultimative të listës serbe për Asociacionin kundër kushtetues.

-Në fakt duke ditur rrezikun që bartë dora e zgjatur e Serbisë në Kosovë, si Lista serbe, kryeministri Kurti me rastin e formimit të qeverisë së tij, sipas obligimit të Kushtetutës së Kosovës, e cila parasheh që të ketë një ministër në qeveri nga përfaqësuesi i minoritetit më të madh, ka emëruar shërbëtorin e kriminelit Aleksandër Vuçiq, Goran Rakiqin, vetëm Ministër për Kthim dhe Komunitetet Pakicë, por jo edhe zv. Kryeministër, siç kanë vepruar fatkeqësisht qeveritë e mëparshme që udhëhiqeshin nga partitë e inkriminuara.

Ndërsa sa i takon asociacionit kryeministri Kurti ka deklaruar me kohë, se nuk do të hapen bisedimet për asociacionin, pasi që bazuar në sistemin juridik dhe kushtetues të Kosovës, asociacion mbi baza etnike, në Kosovën multi etnike, nuk mund të ketë. Ndaj megjithëse pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, dhe fitores së Listës serbe në shumicën e komunave të banuara me pjesëtarë të pakicës serbe, Goran Rakiq që mban postin e ministrit për Komunitet dhe Kthim, ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti, me largim nga qeveria, në rast se deri në fund të vitit nuk themelohet Asociacioni, ai i ka bë hesapet pa hanxhiun, sepse këtë ngrehinë të shpifur serbe e cila bosnjëzon Kosovën, që është hapi i parë për ndarjen e Kosovës, nuk e lejon Kushtetuta e shtetit tonë.

Por ajo që vijon ta shqetësoj opinionin dhe gjithë qytetarët e Kosovës, është fakti se edhe me këtë rast flagrant, që paralajmëron gangsteri Goran Rakiqi, politika e pa përgjegjshme e spektrit opozitar, pengon qëndrimet unike dhe strategjinë e përbashkët kombëtare, për kundërvënie provokimeve të vazhdueshme dhe shantazheve të pareshtura të Listës serbe, si instrument i ngritur dhe telekomanduar nga qeveria serbe në Beograd, me projekt të qartë për de-funksionalizimin e qeverisë Kurti dhe pamundësimin e funksionimit stabil të shtetit të Kosovës.

Udhëheqësit e kriminalizuar të opozitës, duke qenë fort të lidhur me bandat kriminale serbe në veri, për interesa të veta personale edhe para gjendjes që po kërcënon me acarime të reja, nuk ka një qëndrim të përbashkët e unik të faktorit politik shqiptar, bashkë me minoritetet e integruara në shtetin e Kosovës, kundër kërkesave ultimative të listës serbe për Asociacionin kundër kushtetues. Kështu që partitë e degjeneruara opozitare, po vendosin interesat e tyre, para interesave të shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe qëllimisht nuk po lejojnë unifikimin e faktorit shqiptar, as para "kërcënimeve të hapura të gangsterit Goran Rakiq të afatizuara për dy muajt në vijim, duke paralajmëruar edhe daljen nga të gjitha institucionet kushtetuese dhe veprimin si struktura paralele luajalë ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiqit dhe qeverisë së Serbisë.

Dhe në vend se ato të unifikojnë veprimet dhe të dalin me një qëndrim unik, kur dihet se Kosova mund të detyrohet nga faktori ndërkombëtar dhe të mos mund t’i ikë kësaj teme, në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, pasi që është nënshkruar dy herë si marrëveshje, njëherë më 2013 nga kuislingu Hashim Thaçi dhe më 2015, nga renegati Isa Mustafa, për të mos lejuar, me asnjë kusht, që ajo të realizohet duke shkelur mbi parimet kushtetuese, me kompetenca ekzekutive, dhe ta bosnjëzojë Kosovën e shndërrohet shtet brenda shtetit me premisa të projektit strategjik për ndarjen e saj, për turpin e tyre, ato vazhdojnë kooketimet me bandat serbe në veri dhe sulmojnë në vijimësi qeverinë e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".