Ja çfarë zgjedhjesh patëm në Kosovë, i votuam në të shumtën e rasteve ata që më së paku e kanë merituar!

Ja çfarë zgjedhjesh patëm në Kosovë, i votuam në të shumtën e rasteve ata që më së paku e kanë merituar!
Ja çfarë zgjedhjesh patëm në Kosovë, i votuam në të shumtën e rasteve ata që më së paku e kanë merituar!

Skender Mulliqi

  • 22 October 2021 - 18:55

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Sikur po kthehemi  nga fillimi. Shumica e qytetarëve  tashmë  janë lodhur nga ky  fillim? Atyre  duket   iu duhet  fitorja përfundimtarë, së pari mbi vetveten, që ende  nuk është  arritur! Patëm zgjedhje që nga pas lufta , të cilat ishin kryesisht të qeta dhe demokratike.  Kjo ishte po thuaj  e tëra nga ajo që kanë pritur njerëzit nga zgjedhjet e mbajtura nacionale dhe lokale. Dhe, seriozisht pas gjithë atyre zgjedhjeve, së pak  të mira ju sollën qytetarëve, mund të pyesim-pse më dalë në zgjedhje? Të kuptohemi së mirë është më dalë në zgjedhje , por më mirë është popullit ti tregohet  e vërteta.

U mbajtën zgjedhjet  më shumë  sa për të marrë pushtet, dhe për të përfituar vetë pushtetarët! Ky qëndrim natyrisht së është shumë i padrejtë dhe i pa pranueshëm. Qytetarët shumë u munduan gjatë këtyre viteve që të kemi jetë partiake normale. Në Kosovë, i patëm shumë njerëz të politikës të cilët nuk u munduan të punojnë mirë për shtet.

Ende nuk është flakur logjika të shumë  qytetarë së në zgjedhje duhet të dalim që të fitojnë njerëzit e caktuar,  që tregon për iluzione të dëmshme shoqërore dhe politike  . Pushteti dhe jeta jonë nuk lidhet për persona të caktuar që medoemos duhet më qenë në pushtet,  por duhet të kemi logjikë që më të mirët ta marrin  shtetin në dorë. Kjo logjikë na ka sjellë veç dëme për këto vite.

I votuam në të shumtën e rasteve ata që më së paku e kanë merituar. Fatkeqësisht  edhe këto zgjedhje të fundit lokale treguan së ende nuk jemi liruar nga logjika për të mos i votuar njerëzit që na shkaktuan dëme  të mëdha. Çdo kthim mbrapa është katastrofal për shtetin. Të votohen  ata që e kanë  vjedhur shtetin dhe taksapaguesin, është logjika mjerinë! Sikur na janë krijuar iluzione të mbrapshta së pa njerëzit e cekuar të politikës në krye të pushtetit , nuk  bën!

Politikanët e tillë përfitues dhe zhvatës e kanë pru gjendjen e keqe politike  dhe ekonomike në Kosovë. E kanë varfëruar dhe izoluar  Kosovën nga bota demokratike. I kanë larguar masivisht të rinjtë nga vendi. Mos po iu kthehemi mashtrimeve  duke i votuar ata, që na bën jetën  e keqe?! Është e pa pranueshme pse shumica nuk kanë dal në zgjedhje, pikërisht  për ti ndëshkuar të gjithë  ata dhe  partitë politike që punuan keq.

A mos  po i ngjajnë këto zgjedhje lokale të 14  tetorit thënies ”Së po shkon cjapi vet të kasapi”.  Nuk kemi çka hidhërohemi  më vonë apo revoltohemi, kur shohim  së nuk kemi  ndryshime pozitive. Sikur po kthehemi  nga fillimi. Shumica e qytetarëve  tashmë  janë lodhur nga ky  fillim? Atyre  duket  iu duhet  fitorja përfundimtare, së pari mbi vetveten , që  ende nuk është  arritur!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".