Sistemi i drejtësisë duhet të fillon të pastrohet tani, mos e pritni Vettingun deri në vitin tjetër

Sistemi i drejtësisë duhet të fillon të pastrohet tani, mos e pritni Vettingun deri në vitin tjetër
Sistemi i drejtësisë duhet të fillon të pastrohet tani, mos e pritni Vettingun deri në vitin tjetër

Dardan Grapci

  • 24 October 2021 - 08:07

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci


Dobësia më e madhe e funksionimit të shtetit të Kosovës, për gjithë këto dy dekada që po mbeten mbrapa, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, është tek  mos funksionimi ligjor e kushtetues, i pa varur e profesional, i autoriteteve të drejtësisë në luftën kundër  korrupsionit. Këtë konstatim e bazoj në faktin se  është shumë lehtë që kapen e po bien në gracka të mitos e të ryshfetit. Për tu ndaluar korrupsioni në Drejtësi duhet urgjentisht të fillohet me zbatimin e një procesi të pastrimit me shkallë  të institucioneve të drejtësisë, duke ashpërsuar përgjegjësit individuale disiplinore për secilin zyrtar, sepse nuk ka kohë për të humbur e për të pritur Vettingun derisa të procedohet nga Qeveria , të diskutohet dhe aprovohet zyrtarisht nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova i ka ligjet e forta dhe shumë premtuese, por individët që po merren me këtë fushë  ia kanë humbur kahen dhe e kanë bërë Gjyqësorin vegël në duar të grupeve kriminale të interesit, duke i përdorë ligjet dhe mos zbatimin e tyre edhe  për lirimin e kriminelëve dhe të shkelësve ordiner të ligjit. Gjyqësori duhet të pavarësohet krejtësisht nga politika, duhet të pavarësohet nga mafia e krimo-politikës, ku sa më shpejtë duhet të fillohet me kapjen me  “rrjetin” e gjuajtjes së peshqve të mëdhenjtë pa u menduar dy herë. Drejtësia duhet të fillon të rindërtohet nga fillimi  me pastrimin e prokurorisë dhe të gjyqësorit, duhet ti largoj dhe arrestoj ata gjyqtar të cilët e kanë keqpërdorur pozitën e tyre për gjithë kohën sa  kanë qenë në detyrë. Nëse veç  ne po themi se  ligji vlen për të gjithë, pse atëherë po ka dallime? Prandaj ka ardhur koha që të pastrohen nga sistemi ata që  bëjnë lëshime dhe shkelje të ligjit, duhet të  arrestohen të gjithë ata që janë kundër ligjit dhe që kanë abuzuar me ligjin dhe janë pasuruar duke përfituar nga abuzimi i ligjit.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".