Inflacioni po rrezikon standardin e popullsisë në Kosovë.!

 Inflacioni po rrezikon standardin e popullsisë në Kosovë.!
 Inflacioni po rrezikon standardin e popullsisë në Kosovë.!

Ismail Muçiqi

  • 24 tetor 2021 - 11:06

Viti 2021 ishte vit i rritjes të shkallës së inflacionit në Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë. Gjatë këtij viti qmimet e artikujve të ndryshëm jetësor të cilët janë të lidhura ngushtë me standardin e qytetareve u shtuan në mënyrë të pa kontrolluar po thuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë. Padyshim se kriza ekonomike Globale e cila i ka përfshi shumë shtete të Botës po reflektohet edhe në Kosovë. Kështu kohëve të fundit qmimet e delivateve të naftës u rritën për 20% u rritën edhe qmimet e miellit, të sheqerit, të vajit, të qumështit të cilat janë jetike për familjet Kosovare. Është interesant të theksohet se askush nuk po mirët me këtë fenomen i cili po troket ne derën e qdo familje Kosovare. Shtrohet pyetja? Cili është roli i organizatave sindikale të cilat mision kanë mbrojtjen e standardit të punëtoreve. Deri më tani rroga minimale e punëtorit ishte 170 euro shumë kjo që nuk mjafton as për shpenzimet e udhëtimit 1 mujor dhe për një racion të ushqimit ditor të punëtoritë. Organizata sindikale në Kosovë po thuajse ekziston vetëm në letër. Kohë pas kohe personat e caktuar kinse ne emër te  sindikates prononcohen para mjeteve të informimit më shumë duke u promovuar për vetveten sesa për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes në klasën punëtore. Është e pa shpjegueshme sesi Agjencioni i Statistikave të Kosovës nuk deklarohet për grafikonin e shkallës së inflacionit në Kosovë.

Rreth këtij problemi padyshim se ka obligim kushtetues dhe ligjorë të veprojë edhe Qeveria përkatësisht Ministria e Financave përmes instrumenteve të saja financiare duke bërë rivalizimin e të ardhurave personale të punëtoreve në sektorin e shërbimit civil. Duhet theksuar se kategoria më e goditura nga ky inflacion i egër janë pensionistët kontributdhënës të Kosovës të cilët kanë mbetur ne mëshirën e askujt. Ka vite që kësaj kategorie të popullsisë e cila ka dhen shumë mundë dhe djersë për Kosovën dhe zhvillimin e saj nuk u janë shtuar pensionet. Ende kanë mbetur në jetë më pak se 40 mijë pensionistë të cilët janë të rrezikuar si nga mosha, nga shëndeti, përkujdesja ndaj tyre e të cilët po përballen edhe me mungesë të barërave dhe shërbimeve tjera për një jetë të dinjitetshme që e kanë merituar. Për këtë gjendje të krijuar në Kosovë padyshim se i kanë kontribuar Qeveritë e kaluara të cilat pak ose fare janë marrë me jetën dhe standardin e popullsisë. Sot në Kosovë janë krijuar dy kategori të klasave të popullsisë. Kategoria e të pasurve [milionerëve] të politikaneve të cilët punuan dhe krijuan pasuri për vetën dhe familjen e tyre dhe kategoria e dytë e popullsisë është, Klasa e të Varfërve e cila është e papunë, e anashkaluar dhe e përbuzur nga ish institucionet që udhëheqen me shtetin. Se deri kur do të flasim për anomalitë dhe deformimet e politikës në shoqërinë Kosovare varet shumë nga ngritja e vetëdijes dhe përgjegjësisë për funksionimin e drejtësisë dhe shtetit ligjorë.       

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".