Zbatimi i rekomandimeve të Raportit të Progresit, rruga e vetme e perspektives së shpejtë evropiane  

Zbatimi i rekomandimeve të Raportit të Progresit, rruga e vetme e perspektives së shpejtë evropiane  

Hajrullah Tërnava

  • 24 October 2021 - 16:32

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Derisa  institucionet e Kosovës e kanë përkrahjen nga shtetet e BE-së për zhvillimet e institucioneve të shtetit tonë, këtë gjithsesi duhet ta shfrytëzojnë institucionet tona maksimalisht, prandaj edhe Raporti i fundit i Progresit nga Komisioni Evropian, me shtyllën e vlerësimit të progresit për Kosovën, është edhe një shtytje plus për reformat urgjente në drejtësi dhe sundim të ligjit, duke ju përkushtuar akoma më shumë procesit të Ligjit Vetting.

Kosova duhet ta merr tepër seriozisht kërkesën e BE-së për reformat në  drejtësi, pasi që në mënyrë eksplicite evidentohet ngecja e madhe për reformat në  këtë sistem, sidomos  në këto dy vitet e fundit, qoftë për shkak të jo stabilitetit politik, zgjedhjeve të shpeshta për institucionet qeverisëse, qoftë edhe për shkak të realitetit të krijuar nga situate me pandeminë globale të Covid-19. Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Kosova ka shënuar fare pak progres në shumë fusha gjatë periudhës së fundit raportuese, prandaj kërkohet me urgjencë kompensim i kohës së humbur në zhvillimin dhe zbatimin e reformave kryesore në sundimin e ligjit. Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar se situata në këtë pjesë është ende sfiduese. Kosova ka disa nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, por që janë në fazë të hershme. Gjatë periudhës së raportimit, është bërë përparim i kufizuar, përfshirë edhe hetimet dhe gjykimi i rasteve të nivelit të lartë”, thekson KE-ja në raportin e progresit, për vendet e Ballkanit perëndimor dhe shtyllën e veçante kushtuar Kosovës. Edhe kjo është një kërkesë serioze për Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e drejtësisë, së bashku me mekanizmat tjerë të sistemit, pasi që edhe ardhja në pushtet dhe besimi qytetar ka qenë i motivuar nga zotimi për sundim të ligjit dhe anti korrupsion. Edhe kur ka sugjerime apo propozime pozitive nga ana e shteteve të BE-së, Kosova duhet të mbetet në lidhje permanente me BE-në, dhe ato sugjerime apo propozime duhet të shqyrtohen dhe të gjitha kërkesat e tyre e në përputhshmëri me ligjet tona duhen të realizohen, se vetëm në këtë mënyrë shteti i ynë do ta vazhdoj rrugën e sajë drejtë anëtarësimit në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".