Rinumërimi i votës është e drejtë e garantuar ligjore që nuk guxon të shkelet

Rinumërimi i votës është e drejtë e garantuar ligjore që nuk guxon të shkelet
Rinumërimi i votës është e drejtë e garantuar ligjore që nuk guxon të shkelet

Muhamet Kelmendi

  • 25 October 2021 - 13:33

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kërkesat për rinumërim te votave pjesërisht a ne tërësi, deri edhe te përsëritja e votimit, janë demokratike dhe te përcaktuara me ligj. Një kërkese për rinumërim mund te beje partia a kandidati qe pretendon se iu kane manipuluar votat. Kuptohet se për te pasur sukses një kërkesë e tille për rinumërim kërkohet te ketë kërkuesi fakte qe ti paraqet ne PZAP, deri edhe ne Gjykatën Supreme. Nuk di se z.Mehmeti a ka fakte. Por nëse ka prova, është e domosdoshme te rinumërohen votat. Ka raste qe rinumërohen ne tërësi votat ne një vendvotim a ne një njësi zgjedhore. E tera varet nga dëshmitë qe vërtetojmë manipulimet me votat e qytetareve. Natyrisht se edhe vete votimi ne nivel lokal a te përgjithshëm mund te përsëritet. Kuptohet kur ka fakte manipulative qe i provojnë veprat e tilla penale. Organet për çështjet e tilla ekzistojë. Atyre u duhen dëshmi. Ligji parasheh edhe dënime me burg, përveç me gjobe. Ndërsa, z.Mehmeti i dëshiroj suksese ne pikësynimet e veta. Gëzimi është një politikan  i sinqerte, produktiv dhe shume i angazhuar në çështjet e drejta. Respekt për punë ligjore!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".