Vettingu në drejtësi pa alternativë tjetër, sistemit juridik ka nevojë urgjente të pastrohet!

Vettingu në drejtësi pa alternativë tjetër, sistemit juridik ka nevojë urgjente të pastrohet!
Vettingu në drejtësi pa alternativë tjetër, sistemit juridik ka nevojë urgjente të pastrohet!

Muhamet Kelmendi

  • 25 October 2021 - 18:50

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Tërë sistemi shkon bashkërisht. Ai nuk ndahet. E sidomos KPK dhe KGJK janë organet ku duhet të japin përgjegjësi për gjendjen. Tash po diskutohet VETTING dhe Ligji mbi konfiskimin e pasurisë së paluajtshme. Janë këto masa konkrete dhe të domosdoshme për sistem. Shpresohet se kështu shërohet.  E në shërimi nuk duhet të ketë hakmarrje dhe ndikime nga anash. Nëse ka, veprime të tilla, shërimi dështon dhe vazhdon avazi i ri me situatë të vjetër dhe krimi rritet. Shërimi donë veprim të qartë juridik dhe përgjegjësi të lartë të atyre që vejnë në zbatim.  

Dështimet në sistemin e drejtësisë në dënimin krimeve të organizuar dhe të keqbërëseve nga pozitat e larta janë shpeshtuar në numër dhe ka marr kahe të rrezikshme. Askush nuk është dënuar. Veprat penale parashkruhen dhe kalojmë imagjinatën e çdo parashikuesi. Masat mbuluese dhe mbrojtëse janë evidente në sistemin tonë juridik. Sidomos kjo shihet te rastet ku kemi implikime të grupeve të larta me pushtet dhe me ndikim ekonomik. Rastet e tilla mbulohen në disa mënyra: 1. Me punën provuese dhe adekuate të prokurorëve dhe të gjyqtarëve, duke nxjerrë prova jo reale dhe të dorës së dytë, madje edhe me dëshmitar jo adekuat për rastet e dyshuara, 2. Me mbylljen e rasteve në kuadër të organeve të shtetit, pa i bërë transparente provat dhe faktet adekuate dhe 3. Mos veprimet procedurale me qëllim që rastet të vjetërsohen dhe të vihen ato në harresë dhe në sirtarë. Këto mënyra janë dhe po  përdoren shume në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Këtej kemi edhe dështim. Dhe, përgjegjës, si për formën e parë të dështimit të dënimit për veprat penale, sepse nuk janë provat adekuate që provojnë  veprën, ashtu edhe në dy rastet tjera, e tërë puna dështuese dhe mos suksesi,  si dhe të mos përgjegjësisë bie mbi dy organet mbikëqyrëse të sistemit. Thjeshtë përgjegjës është KPK dhe KGJK që nuk marrin masa adekuate dhe nuk i bëjnë transparente rastet e tilla. Ikja e tyre nga masat ndëshkuese i ka trimëruar organet e drejtësisë, përkatësisht prokurorët dhe gjyqtarët, me idenë se janë të paprekshëm dhe kështu rastet janë shpeshtuar në sistem. Ky sistem nuk shërohet pa masa adekuate juridike dhe pa përgjegjësin e këtyre organeve që të kemi edhe përgjegjësi të prokurorëve dhe të gjyqtarëve.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".