Është koha për të rrënuar me themel kupolën politike të inkriminuar!

Është koha për të rrënuar me themel kupolën politike të inkriminuar!
Është koha për të rrënuar me themel kupolën politike të inkriminuar!

Arsim Haziri

  • 26 October 2021 - 18:39

Shkruan:ANALISTI-Arsim Haziri              

Në proceset elektorale, vazhdimisht janë bërë lojëra politike edhe me sondazhe. Sondazhet  jo gjithnjë janë të sakta, jo të vërteta. Ndoshta ato janë edhe arsyeja për të manipuluar me opinion publik, por qytetari është i mirë  informuar për gjendjen e keq qeverisjes, prandaj këto zgjedhje, pavarësisht rezultatit, unë po i shohë si ndëshkim për keqqeverisjet tek partitë e njollosura. Ndëshkimi duhet të ndodhë, në mënyrë që të ndërrojë logjika e të bërit politikë edhe në nivel lokal. 

 

Mendoj se qytetari partitë e njollosura është duke i ndëshkuar gradualisht, kjo është gjë e mirë dhe ka për të vazhduar akoma më tej. Shoqëria jonë ka dhënë dëshmi se mund të ndryshoj, edhe pse krejt vonë, megjithatë dëmet që subjektet e vjetra ia kanë shkaktuar, ata i kanë ndëshkuar ato. Zgjedhjet e fundit lokale janë një dëshmi objektive mbi ndëshkimin që ua kanë dhënë partive, gjithnjë ku kanë qeverisur, dhe është fatbardhësi që rolin mbi ndikimin në sferën publike dhe protagonizmin e tij në politikat e mëtejme e ka rikthyer tashmë qytetari. Por edhe pse në disa komuna, dominon akoma presioni dhe ajo logjika e më të fortëve për të ndikuar skajshëm mbi rezultatin zgjedhor, në shumicën e komunave janë ndërruar qeveritë lokale ose kanë shkuar në ballotazh, dëshmi e mjaftueshme për ndryshimet që qytetarët i duan dhe që përbëjnë mundësinë ekskluzive për politika më sociale. Edhe njëherë konsideroj se tashmë qytetari ka fotografi të plotë mbi gjitha qeverisjet, për ato qendrore, e dha ndëshkimin masiv  ndërsa për këto lokale po ashtu dha ndëshkim të konsiderueshëm dhe njëherit bëri më dije që hajnitë dhe keqpërdorimet duke ndikuar direkt në minimin e mirëqenies sociale, do të dënohen gjithnjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".