Demokracia dhe legjitimiteti institucional në rrezik serioz, nga 1.800.000 votues të regjistruar mbi 950.000 prej tyre nuk kanë votuar!

Demokracia dhe legjitimiteti institucional në rrezik serioz, nga 1.800.000 votues të regjistruar mbi 950.000 prej tyre nuk kanë votuar!
Demokracia dhe legjitimiteti institucional në rrezik serioz, nga 1.800.000 votues të regjistruar mbi 950.000 prej tyre nuk kanë votuar!

Muhamet Kelmendi

  • 27 October 2021 - 07:55

Shkruan:  ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Zgjedhjet në Kosovë, si çdo kund tjetër në botë, edhe në Kosovë janë një provë e mirë për të kuptuar gjendjen politike në vend. Vota shërben këtu si barometër matës i pozitës së demokracisë. Qytetarët votuan programin dhe kandidatin në zgjedhjet lokale. E votat iu shërbejnë tash edhe partive politike. Nëpërmjet saj partitë e shohin veten si subjekte se në cilën gjendje janë dhe ku kanë gabime a lëshime, si dhe çka duhet bërë në të ardhmen. Në Kosovë dëgjohet duke thënë se zgjedhjet lokale nuk kanë ndikim në nivelin qendror. Kjo nuk është e vërtetë.

Zgjedhjet e përcaktojnë pozitën e partisë në nivel të përgjithshëm. Nga ato del fuqia e partisë, besueshmëria dhe pozita e partisë të votuesit. Nga zgjedhjet vërehet pozita në nivel të përgjithshëm të Republikës. Qytetaret në Kosovë po duken nga vota e tashme se nuk janë më euforike ndaj VV si në zgjedhjet qendrore. Nëpër komuna doli një dualizëm i votueseve. Në mbi 12 komuna shkohet në balotazh. Natyrisht se ka një përqindje të madhe të votueseve që fare nuk votuan. Duket se nga 1.800.000 votues mbi 55% nuk kanë votuar. Kjo është një humbje e madhe e besimit t partitë dhe te kandidatët. Ka mundësi që ky mosbesim të thellohet edhe më tej. E për të ndaluar këtë janë dy faktor dominant përveç shume faktorëve tjerë. E konkretisht:1. Kapja dhe dënimi i forcave në partitë politike që janë kriminale dhe që partinë e kanë shndërruar në mjete të veta dhe 2. Ndërrimi i politikes së partisë në favor të një politike që i identifikon problemet në vend dhe që angazhohet për zgjidhje. Këtej nuk kemi ndonjë veprim konkret. Megjithatë, duhet thëne, se zgjedhjet treguan një vetëdije të mirë të votueseve. Natyrisht se VV, LDK, PDK,AAK dolën të "kënaqura".

Mirëpo, është mirë nëse partitë e tilla mësojnë nga vota. Qytetaret e dënuan VV-në në këto zgjedhje. Të shohim në nivelin zgjedhor të dytë se si do që del kjo parti dhe partitë tjera. Nuk doli rezultati i njëjtë për VV-në si në zgjedhje qendrore. Besoj se kjo do ti shërbejë z. Kurti në punën e vetë në nivel të shtetit. Edhe LDK, PDK dhe AAK duhet të mësojnë nga zgjedhjet e tilla. Më nuk po jepet vota pse është ky a ai subjekt dhe politikan. Votuesi po shikon sukseset në punë dhe ofertat që partia dhe kandidati po i bënë. Mbi këtë u dhanë votat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".