Parlamenti i Kosovës me hajdut që përdhosin vlerat demokratike

Parlamenti i Kosovës me hajdut që përdhosin vlerat demokratike
Parlamenti i Kosovës me hajdut që përdhosin vlerat demokratike

Skender Mulliqi

  • 27 October 2021 - 09:26

Shkruan: ANALISTI: Skëdner Mulliqi

Më fjalën “demokraci” shërbehen dendur qeveritë, të cilat nuk janë demokratike. Kur një elitë e ngushtë qeveritare e ushtron tërë pushtetin, më qëllim që të mbetet në pushtet për shumë vite, kësaj nuk i thonë demokraci. Këtë formë të ushtrimit të pushtetit e zgjodhën pas luftës elitat politike në Kosovë. Çështje më rëndësi, për të cilën duhet mbajtur mend, është së, demokracia është një proces, formë e bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit. Është formë e evolucionit të vazhdueshëm, e jo formë statike. Konglomerati politikë që u krijua pas luftës , e gërreu shumë demokracinë nga brenda. Në shoqërinë demokratike,  qevereritë janë një prej shumë institucioneve, të cilat bashkëjetojnë në sistemin pluralist. Në shoqërinë demokratike, qeveria nuk e ka pushtetin e plotë; aq më shumë, pushteti i qeverisë – kompetencat e tij – në mënyrë të përpiktë janë të përkufizuara dhe të kufizuara përmes ligjit. Kur dikush ngritët mbi ligjin , e në Kosovë patëm të tillë më bollëk , kjo automatikisht bie ndesh më përkufizimet e demokracisë. Shumë raporte ndërkombëtare flasin për nivelin jo të mirë të demokracisë në Kosovë . Është vlerësuar rënie në kategoritë e kuadrit dhe pavarësisë së gjyqësorit, jo nivele të duhura të medieve elektronike dhe të shkruara , e shumë të meta të tjera në sisteme. Demokracia u përdorë e keqpërdor për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë. Demokracia është proces, andaj, shoqëritë demokratike mënjanojnë padrejtësitë dhe garantojnë një trajtim të barabartë për gjithë. Në parlament për shumë vite patëm mjaftë hajdutë të cilët përdhosën çdo vlerë demokratike!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".