Kush po i frikësohet tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës?!

Kush po i frikësohet tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës?!
Kush po i frikësohet tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës?!

Ragip Guraziu

  • 27 October 2021 - 15:54

Shkruan;Ragip Guraziu

Kush ka lexuar vite më parë shkrimet e mia,kamë thënë disa herë se; Modeli i Pavarësisë së Kosovës,janë pikërishtë,Demonstratat e vitive 1981,2 korrik të vitit 1990,etj,pa i anashkaluar edhe ato te maparme dhe të 1900-1999,për, UÇK, ndryshe nuk do kishim këtë Liri sado e cunguar,sepse organizatorët e Demonstratës së 1981,kur i vizituan gazetarët serb,para kamerave,kush e mban mend,pytjet paraqiteshin kështu; '',në burgun e Nishit,nga ta morren këtë përgjegjeje gazetarët serb, se pse keni demostruar,dhe sa jeni të denuar,dhe kur mendoni se kur realizohet plani i tyre,të burgosrit as që jepnin shenja se janë penduar,''pas 20 vjetëve, Kosova do fitoi pavarësinë e vet,qe tani 1981-2001,i bie 20 vjet.Ja një shembull konkret,sot e lexova në portale se ;''Selektori i Kosovës dhe polici i Serbisë, godasin me dorëza njëri - tjetrin në kufi!Kushtrim Krasniqi, zyrtar për informim në Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Kam qenë shumë larg, po i vërejta selektorin tonë dhe policin serb me nga një dorëz në dorë, duke i rënë njëri – tjetrit në humor”.“Polici serb iu drejtua Latif Demollit, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës: ‘Paskeni ngrënë shumë vezë të ziera’. Demolli ia kthej: ‘Jo vezë, por omblet’”, tregon një burim brenda Kombëtares,çka i thonë kësaj edhe sot ndodhë kjo,ja arsyeja pra,mos të kish ndodhë Lufta e UÇK-së veq edhe 2-3 vjet,ne ishim vëllaznue me serb edhe më kotë,se koti,shi humori me armikun e përbetuar të Kombit Shqiptarë,çfarë gjaku pati ky i yni?!

Lista Serbe derigjohet nga Beogradi edhe ashtu çetnike deri në fundë,derisa edhe presidenti serb Vuçiq,bashkëpunëtori më i ngushtë i Kasapit të Ballkanit,Sllobodan Millosheviqit

''Phillips: Asociacioni është i tepërt, serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips thotë se Kosova duhet të kërkojë të drejta për shqiptarët e Preshevës siç kanë serbët në Kosovë.

Nga Brukseli po presin që Kosova të gjejë sa më parë ndonjë modalitet për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Philips tërheq një paralele mes gjendjes së serbëve në Kosovë dhe pakicës shqiptare në Serbi.

“Asociacioni është i tepërt. Kushtetuta e Kosovës parasheh një seri masash në mbrojtjen dhe promovimin e pakicave, të cilat po ashtu mbrohen nga parimet e Ahtisaarit. Marrëveshja që zoti Thaçi kishte bërë për Asociacionin ishte e keqe që në fillim”, deklaroi Phillips.

“Nëse Kosova ecën para me Marrëveshjen e Asociacionit ndaj së cilës është e obliguar, duhet të bëhet në simetri me trajtimin që Serbia i bënë pakicës shqiptare në Preshevë”.

Philips thotë se Asociacioni do të krijonte ndarje të mëdha në veri të vendit dhe do të minonte sovranitetin e vendit. Mirpo, çka me ju bë disa analistave te TV,që kanë reaguar po qe se largohet Lista Serbe,ne në Kosovë marum edhe pikë,derisa Philips e thotë të vërtetën....

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Lista Serbe të tërhiqet nga institucionet në Kosovë. zoti na lashtë shëndosh,s'është ka na vynë fare..

Vuçiq: Me 6 nëntor do të ketë aksion të ri në veri, do të ishte katastrofike për ne, atëherë pse nuk reraguan ndërkombëtarët,për ta arrestuar Vuçiqin dhe drejtë për Hagë?!

Vuçiq: Me 6 nëntor do të ketë aksion të ri në veri, do të ishte katastrofike për ne

Presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiq ka përmendur datën 6 nëntor kur Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit. Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

Ditëve të fundit në mediat serbe ka qarkulluar një informatë se “ekziston rreziku që Kurti ta shfrytëzojë situatën dhe të marr nën kontroll trafostacionin në “Valaç”, afër Zveçanit, përmes së të cilit shpërndahet 85 për qind e energjisë elektrike në veri.

Sa i përket kërcënimeve të tjera, ai tha për mediat serbe se është i sigurt se [autoritetet në Prishtinë] po e planifikojnë këtë, “sikurse nga arsye të ndryshme po e presin 6 nëntorin, duke planifikuar marrjen e ‘Valaçit’ në periudhën e ardhshme”.

Vuçiq iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për të komentuar faktin se SHBA-të e porosisin Prishtinën se duhet t’i përmbushë obligimet e saj, përfshirë edhe formimin e Asociacionit. Ndërsa, sipas tyre, ” zv.kryeministri i Kosovës Bislimi tha se nuk do të ketë formim të Asociacionit dhe në një bisedë me Borrellin paralajmëroi se Policia e Kosovës do të vazhdojë me aksionet”.

“Më shqetësojnë fjalët e tij, para së gjithash sepse mund ta thonë lirisht se asnjë marrëveshje nuk vlen dhe se atyre nuk u interesojnë aktet juridike ndërkombëtare që janë të vlefshme edhe sipas sistemit të tyre normativ, sepse marrëveshjet ndërkombëtare janë mbi legjislacionin kombëtar, kurse bashkësia ndërkombëtare nuk reagon, ose reagon shumë butë, atëherë ne jemi në telashe”, theksoi Vuçiq.

Selektori i Kosovës dhe polici i Serbisë, godasin me dorëza njëri - tjetrin në kufi!Kushtrim Krasniqi, zyrtar për informim në Komitetin Olimpik të Kosovës, e konfirmon për gazetën "Bota sot": “Kam qenë shumë larg, po i vërejta selektorin tonë dhe policin serb me nga një dorëz në dorë, duke i rënë njëri – tjetrit në humor”.“Polici serb iu drejtua Latif Demollit, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës: ‘Paskeni ngrënë shumë vezë të ziera’. Demolli ia kthej: ‘Jo vezë, por omblet’”, tregon një burim brenda Kombëtares.

Kombëtarja e Kosovës, tri herë u kthye pas nga policia kufitare e Serbisë!

Boksierët tanë nuk i lejuan të shkojnë në Beograd, ku po mbahet Kampionati Botëror në boks.

Prapaskenat në kufirin në Merdarë, ku kishte edhe humor!

Aty nuk mungonte edhe humori nga gjithë ajo poshtërsi nga ana e Serbisë.

Burimet tona të sigurta brenda kombëtares së Kosovës, tregojnë edhe një humor interesant në kufi!

“Polici serb merr dorëzën e boksit të Kombëtares së Kosovës, e shikon dhe e vë në dorë, ndërsa selektori ynë Besim Brahimi, po ashtu e vë një dorëz në dorë të shkollës së boksit.

kufitar si lehtësisht me dorëz e godet në krah selektorin tonë, ndërsa ky ia kthen paksa në fytyrë shumë lehtësisht. Polici i thotë: ‘Kujdes, kujdes’. Ne mbetem të hutuar me guximin e selektorit edhe pse ishte shaka mes tyre", - tregon një burim brenda Kombëtares së Kosovës.

“Pak bëmë humor me dorëza të boksit, por na vjen keq që po iu ndalojmë, kemi urdhër nga kryeministri i Serbisë, mos me iu leju të futeni në shtetin e Serbisë, na tha polici”, tregon një burim.

Se polici serb me dorëz të boksit të Kombëtares së Kosovës dhe në anën tjetër selektori, e konfirmon edhe Kushtrim Krasniqi, zyrtar për informim në Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Kam qenë shumë larg, po i vërejta, selektorin tonë dhe policin serb me nga një dorëz në dorë, duke i rënë njëri – tjetrit në humor, goditje të lehta por krejt në humor e duke qeshur.

munda të fotografoja atë moment interesant, se ishte moment i shpejt, krejt 3-4 sekonda por edhe nuk lejonin aty në kufi të bënim foto e as incizime, ishte e ndaluar”, konfirmon Krasniqi.

Më tej tregon edhe një provokim të tyre: “Polici na provokoi kur na ndali, iu drejtua Latif Demollit, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës:

‘Paskeni ngrënë shumë vezë të ziera’. Demolli nuk mendoj as dy herë, ua kthej me të parën duke ia bërë mat: ‘Jo vezë, por omblet’! Polici mbet i heshtur dhe nuk i erdhi mirë”, tregon një burim brenda Kombëtares.

Demonstratat filluan si nje levizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 mars 1981 për kushte më të mira në mencen e studentëve në Prishtinë[1], por ne fakt ishte shkendiaja ne nje zinxhir mbi mllefin e akumuluar prej vitesh.

Shërbimi policor pas intervenimit brutal ndaj studetëve të revoltuar paraburgosi një numër të madh të studentëve. Kjo ndërhyrje shkaktonë demostratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe parabugosen disa student. Më këtë fillon edhe zinxhiri i demostratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si "Demonstratat e Punëtorëve" në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata Jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e "Krahinës Socialiste të Kosovës" vendoset "Gjendja e jashtëzakonshme" e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdonë deri me fillimin e luftës në Kosovë

Demonstratat e Punëtorëve

I gjithë zinxhiri i demostratave është përcjellur nga lufta speciale e Doktrina e shenjt serbe. Që nga fillimi i revoltes në mence deri te marrja në dorë e forcës së armatosur, kjo doktrinë ka vepruar me metodat e saja pasive dhe aktive nga prapavija. Katër vitet e para pas demostratave, nga organet e sigurimi janë dënuar 4 mijë veta. Gjatë periudhës 1981-1990 si rrjedhë e zinxhirit të demostratave janë vrarë 183 qytetarë civil dhe 63 ushtarë shqiptarë në armatën Jugosllave. Janë dënuar 1346 ushtarë dhe 10000 civil për kundërvajtje politike. 3500 persona kanë vuajtur dënimin mesatar me burg prej 7,1 vjetëve. Çdo i treti shqiptarë në Kosovë është keqtrajtuar nga policia, kurse më 1990 janë helmuar mbi 7000 nxënsë dhe student kryesisht femra. Ne kete rast u fol edhe per sterilizim te femrave shqiptare me qellim uljen e popullsise shqipatre ne Kosove.Nga kjo pikepamje shteti jugosllav barazohet me veprimet e sadam Huseinit kundra kurdeve.Largimi i kushtëzuar i Listës serbe nga qeveria i jep shkas Serbisë të manipulojë me situata provokuese politike e diplomatike, dhe se ky largim i Goran Rakiqit nga qeveria e Kurtit është e qëllimishme vetëm për të destabilizuar e sulmuar kryeministrin Kurtin me anë të asiciacioneve serbe në Kosovë. Largim i Listës serbe nga qeveria e Kurtit është largim i nxitjeve apo fesateve serbe-kosovare për shkak "Zajednicës" së nënshkruar nga politikanët e shitur kosovarë të viteve 2015”, u shpreh ai.

Tri dekada nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, gurthemelit të shtetësisë së Kosovës

I pasuar nga Kuvendi i Kaçanikut më 7 shtator 1990 ku Kosova u shpall Republikë, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut e vitit 1990, ishte ndër përpjekjet më të rëndësishme të popullit të Kosovës për pavarësi brenda Jugosllavisë.

Tri dekada nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, gurthemelit të shtetësisë së Kosovës.

Janë bërë tri dekada, që kur më 2 korrik të vitit 1990, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës që atëherë përfaqësonin Kosovën me status krahine në Serbi, kanë nënshkruar Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur edhe si Deklarata e 2 Korrikut.

Ajo datë është konsideruar si gurthemeli i shtetit të Kosovës, për shkak se shënoi pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar trajtim të barabartë me republikat e atëhershme socialiste brenda Federatës Jugosllave.

Miratimi i Deklaratës së 2 korrikut, me shpalljen e Kosovës njësi të barabartë të federatës jugosllave, u hapi rrugë veprimeve të mëtutjeshme të shtetformimit.

Më 7 shtator 1990, u mbajt Kuvendi i Kosovës në Kaçanik, i njohur si Kuvendi i Kaçanikut i cili erdhi si proces i pandalshëm pas më shumë se dy muajsh nga Deklarata e 2 Korrikut, duke e miratuar Kushtetutën e cila e shpalli Kosovën Republikë. Kush ka lexuar vite më parë shkrimet e mia,kamë thënë disa herë se; Modeli i Pavarësisë së Kosovës,janë pikërishtë,Demonstratat e vitive 1981,2 korrik të vitit 1990,etj,pa i anashkaluar edhe ato te maparme dhe të 1900-1999,për, UÇK, ndryshe nuk do kishim këtë Liri sado e cunguar,sepse organizatorët e Demonstratës së 1981,kur i vizituan gazetarët serb,para kamerave,kush e mban mend,pytjet paraqiteshin kështu; '',në burgun e Nishit,nga ta morren këtë përgjegjeje gazetarët serb, se pse keni demostruar,dhe sa jeni të denuar,dhe kur mendoni se kur realizohet plani i tyre,të burgosrit as që jepnin shenja se janë penduar,''pas 20 vjetëve, Kosova do fitoi pavarësinë e vet,qe tani 1981-2001,i bie 20 vjet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".