Kërcënimet kundër Kurtit dhe Kosovës vijnë vetëm nga Serbia!

Kërcënimet kundër Kurtit dhe Kosovës vijnë vetëm nga Serbia!
Kërcënimet kundër Kurtit dhe Kosovës vijnë vetëm nga Serbia!

Muhamet Kelmendi

  • 28 October 2021 - 16:57

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Është shumë vështirë te epen qëndrime se nga rrjedhin kërcënimet qe bëhen ndaj figurave politike. Informohet se dje u kërcënua Albin Kurti! Natyrisht se kërkohet te priten hetimet dhe te dali beshtja ne drite. Mirëpo, ajo qe duhet te hetohet me vëmendje është pozita e z.Kurti kundruall shtetit serb, qëndrimet dhe fërkimet qe u krijuan me Beogradin dhe me forcat kriminale serbe ne Kosove.

Kemi disa raste te ndeshjes ne veri te forcave policore te Kosovës me urdhër te Albin Kurtit Këtu duhet përmendur çështja e tabelave, bllokimi mbi 10 dite i rrugës ne Jarinje dhe Berniak, pastaj bastisiet për kontrabande ne veri dhe disa veprime tjera.

Asnjë takim me me kriminelin Vucic dhe te Albin Kurtit nuk eci sipas synimieve te Beogradit. Takimet nuk kane shkuar andej nga pritej. Ka ngelur çështja ne vend. E pengesat po duken, sipas Beogradit, është z.Kurti, shkaktar i konflikteve te renda. Ky fakt tregon se kërcënimet per jete te z.Kurti kryesisht këtej duhet kërkuar dhe me siguri aty gjinden.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se nuk ka apo nuk vijne edhe kërcënime te tjera nga njerëzit e ndryshëm qe e kane pësuar nga kjo qeveri, duke i nxjerre nga puna. Ka edhe te sëmure psikike qe bejne kërcënime. Sidokudo lypset te japim kohe dhe te shihet se çka po dele nga hetimet e organeve kompetente ne Kosove. Aty del e vërteta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".