Ikja nga përgjegjësia dhe llogaridhënia, lojë pingpongu në sistemin e drejtësisë!

Ikja nga përgjegjësia dhe llogaridhënia, lojë pingpongu në sistemin e drejtësisë!
Ikja nga përgjegjësia dhe llogaridhënia, lojë pingpongu në sistemin e drejtësisë!

Hasan Preteni

  • 29 October 2021 - 19:05

Shkruan:ANALISTI-Hasan Preteni

Qeveria duhet të filloi nismën e menjëhershme të ndryshohen ligjet bazike, kryeprokurori ose kryetari i këshillit prokurorial të zgjidhet nga Kuvendi, do të sigurohej edhe raportimi. Kush të emëron ati edhe i raporton. Vettingu gjithsesi por edhe këto ndryshime nuk duhet të presin.

Loja e  "ping pongut"  është e njohur për sistemin e drejtësisë. Të gjitha janë të orkestruara, trekëndëshi prokuror-gjyqtar-avokat( sekser) funksionon pa probleme. Të gjithë fitojnë përveç atyre që nuk kanë mundësi apo nuk dëshirojnë të paguajnë. Asnjë rast i zgjedhur, fillim procedurash, vazhdim të hetimeve stërzgjatje të gjykimeve. Një seance caktohet këtë ditë e tjetra pas dy muajve.

Jemi dëshmitar të disa gjykimeve ( pse jo edhe të Gjykatës Speciale në Hage) përgatitje të gjata por kur fillon gjykimi atëherë ka seanca për çdo ditë. Sistemi gjyqësor në Kosovë  është krijuar mbrapsht dhe i paramenduar për të dështuar. Nuk ka përgjegjësi, nuk ka transparencë dhe nuk ka llogaridhënie. Sistem i mbyllur vicioz ku të gjithë përgjigjen për gjithçka. Një kohë ishte bile edhe Prokuroria Disiplinore, edhe atë e hoqën tani këshillat që emërojnë ata kinse edhe sanksionojnë. Ata që të emërojnë ata edhe të gjykojnë, harrojeni këtë. Është bllokadë qëllimshme dhe e paramenduar për të bllokuar sistemin. Konflikt i pastër interesi. Tani e kemi edhe rastin që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë askund në botë. Këshilli Prokurorial vendos bllokimin e bashkëpunimit me "ekzekutivin" Çfarë mendësie, çfarë arrogance, çfarë qasje primitive dhe jo institucionale. Nëse edhe "ekzekutive"  të ndiqte këtë politike atëherë është dashtë që menjëherë të ju bllokojnë  llogaritë-financat dhe bllokimin e pagave dhe pamundësimin e funksionimit. Ky do të ishte një potez shumë i mirë se këta në fakt vetëm shpenzojnë dhe nuk e krijojnë asnjë të mirë këtij vendi. Qeveria duhet të filloi nismën e menjëhershme të ndryshohen ligjet bazike, kryeprokurori ose kryetari i këshillit prokurorial të zgjidhet nga Kuvendi, do të sigurohej edhe raportimi. Kush të emëron ati edhe i raporton. Vettingu gjithsesi por edhe këto ndryshime nuk duhet të presin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".