Edhe pas 20 viteve në liri Kosova nuk arriti të ndërtoj një “Termocentral energjetik”.?!

Edhe pas 20 viteve në liri Kosova nuk arriti të ndërtoj një “Termocentral energjetik”.?!
Edhe pas 20 viteve në liri Kosova nuk arriti të ndërtoj një “Termocentral energjetik”.?!

Ismail Muçiqi

  • 30 October 2021 - 09:18

Opinion i Kohës.

Shkruan:Ismail Muciqi

Faji i Politikes:

Për shkak të inateve dhe rivalitetit politikë dhe interesave tjera Qeveritë e kaluara nuk arritën ti harmonizojnë qëndrimet për strategjinë e ardhshme të zhvillimit energjetikë në Kosovë. Kosova është një ndër bazenet nëntokësore më të pasura me lignit, ku sipas hulumtimeve të mëhershme të instituteve parashihet se rezervat e lignitit në Kosovë përbëjnë një sasi prej 20 miliardë tonë thëngjill.

Kjo pasuri natyrore është bazamenti kryesor për zhvillimin ekonomikë dhe shoqëror të Republikës të Kosovës. Mjerisht për shkak të nivelit të dobët dhe për shkak të mungesës të profesionalizmit arsimor, shkencor dhe mungesës së përkushtimit për të ndërtuar shtetin, Kosova ka mbetur me sistemin energjetikë të vjetruar i cili u ndërtua në kohën e ish Jugosllavisë. Institucionet e shtetit përkatësisht Qeveritë e kaluara asnjëherë nuk arritën të ndërtojnë apo zgjerojnë kapacitetet energjetike si nevojë e domosdoshme e kohës.

Tani kur Bota po ballafaqohet me krizën energjetike dhe me rritjen e qmimit të energjisë Kosova po qëndron indiferente ndaj këtij problemi global që po e godet ekonominë Botërore. Si mund të shpjegohet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomikë i Republikës së Kosovës pa shfrytëzimin e resurseve natyrore si janë ligniti dhe resurset minerale begati këto të cilat i ka dhuruar natyra këtij vendi.

Dështimet e njëpasnjëshme të projekteve ideore për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike u përsëritën vite me radhë që nga Çlirimi i Kosovës e këndej. Po të punonin me përkushtim Qeveritë e kaluara Republika e Kosovës së paku do ta kishte një Termocentral energjetik me kapacitet 500 megavat. Kjo do ti mundësonte ekonomisë së Kosovës një stabilizim energjetik dhe padyshim një pjesë e energjisë do të eksportohet [shitet] në tregun e jashtëm. Kjo padyshim se shkalla e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik do të rritej. Përgjegjësin për dështimet në sektorin energjetikë e kanë përpos Qeverive të kaluara, edhe partitë politike në opozitë si dhe një pjesë e Shoqërisë Civile.

Për të kaluarën ka pasur dilema të caktuara për projektet e ndryshme nga bankat ndërkombëtare e deri tek projekti i fundit Amerikan “Global” se gjëja do të rrezikohet ambienti dhe shëndeti i popullsisë si dhe hipotekat tjera se kompanitë e ndryshme do ta rrisin çmimin e energjisë dhe do ti dëmtojnë rezervat nacionale të pasurive të Kosovës. Tani është koha që dy shtetet Shqipëria dhe Kosova të hartojnë planin strategjikë për zhvillimin e sistemit energjetikë.

Në këtë drejtim është e rrugës që dy Qeveritë të mirën vesh për ndërtimin e një Termocentrali prej 500 megavatesh në Kosovë, duke i bashkuar mjetet, pa u futur Kosova në obligime kreditore financiare nga bankat ndërkombëtare. Kjo do ishte veprimi më i duhur dhe më i qëlluar për ta zgjedhur problemin energjetik kur dihet se Republika e Shqipërisë posedon me kapacitete të rëndësishme të Hidrocentraleve dhe kështu bashkë me Kosovën do të rregullohet dhe stabilizohet sistemi energjetik përmes Termocentralit prej 500 megavatesh në Kosovë e në anën tjetër do të bëhej këmbimi energjetik përmes sistemit [energjetik] të dy vendeve.

Qytetaret e Kosovës janë të traumatizuar dhe të ngopur me mungesën dhe ndërprerjen të energjisë elektrike vite me radhë që nga pas lufta. Prandaj qdo krizë dhe mungesë që mund të paraqitet është e pafalshme për institucionet e shtetit. Duhet theksuar se serbia e cila ka pretendime ekspansioniste kundër Kosovës qëllim dhe interes kryesor i ka pasurit nëntokësore të Shtetit të Kosovës siç janë ligniti dhe pasurit tjera mirerale të cilat shtrihen gjithandej Kosovës. Serbia nuk po derdh lot [krokodili] për Shqiptarët por për pasurit natyrore në tokën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".