Serbia nuk është e sinqertë në dialog me Kosovën,  po e rrezikon edhe paqen në Ballkan

Serbia nuk është e sinqertë në dialog me Kosovën,  po e rrezikon edhe paqen në Ballkan
Serbia nuk është e sinqertë në dialog me Kosovën,  po e rrezikon edhe paqen në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 31 October 2021 - 07:55

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi 


Tehu i luftës është aktualisht kundër Kosovës ku po kërcënon me lufte Republikën, në emër gjoja të rrezikimit të pakicës serbe në Kosovë. Këtej ka kohë që janë disa pikësynime hegjemoniste në të cilat po punon Serbia. Së pari, në ripushtim të tërë Kosovës, me ideologjinë se "Kosova është serbe". Së dyti, me ndarjen e copëtimin e Kosovës dhe së treti, në krijimin e Asociacionit serb në Kosovë. Në këto pikësynime e ka përkrahjen e disa forcave në BE, të Rusisë dhe të Kinës.


Serbia nuk është ndalur kurrë  nga pretendimet territoriale ndaj vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Pikësynimi kryesor ka qenë serbizimi i viseve shqiptare dhe të territoreve boshnjake, kroate e malazeze. Ideja e "bashkimit të botës serbe në një shtet" ka për pikësynim zgjerimin e shtetit serb ne Kosove, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe ne Bosnjë e Hercegovinë  deri edhe në Kninin e Kroacisë. Këtej po iu del në ndihme të madhe Rusia dhe Kina. Ka edhe vende tjera që po e përkrahin botën shoviniste raciste serbe. Në kuadër te Evropës është 5-ja evropiane që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe segmentet e veçanta në kuadër të BE. Shih për këtë kryesisht tandemin Borel - Lajqak që edhe janë përfaqësues të BE-sw për dialog me shtetin serb dhe që të dy vijnë nga shtetet që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Të prirë nga kjo përkrahje e madhe dhe me synim të ripushtimit janë qeveritarët e Beogradit në veprim për të destabilizuar deri në shkatërrim të Bosnjës e Hercegovinës. Atje ka armatosur shteti serb armatën serbe dhe ka dërguar vullnetar rus. Priten edhe aksione luftarake. Në Kosovë është forcuar rezistenca serbe ndaj shtetit të Kosovës  dhe po vepron në drejtim të destabilizimit për të sulmuar Kosovën edhe ushtarakisht. Në Malin e Zi është forcuar politika serbe dhe tash gjendet në pushtet. Kjo po bëhet edhe me përkrahjen partisë "Ura". Më mirë nuk është gjendja as në Maqedoninë e Veriut. Edhe ndaj këtij shteti ka pretendime Serbia. Për t’i realizuar këto pikësynime po punohet në disa drejtime: 1. Në armatosjen me armë moderne nga Rusia dhe me krijimin e gjendjes konfliktuoze brenda këtyre Republikave. 2. Në punën e madhe diplomatike në drejtim të tërheqjes së njohjeve për Kosovën, duke punuar që mos të këtë gjithashtu as njohje të reja. 3. Po krijohen situata konfliktuoze brenda Republikave, sidomos në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Mal të Zi. 4. Tehu i luftës është aktualisht kundër Kosovës ku po kërcënon me lufte Republikën, në emër gjoja të rrezikimit të pakicës serbe në Kosovë. Këtej ka kohë që janë disa pikësynime hegjemoniste në të cilat po punon Serbia. Së pari, në ripushtim të tërë Kosovës, me ideologjinë se "Kosova është serbe". Së dyti, me ndarjen e copëtimin e Kosovës dhe së treti, në krijimin e Asociacionit serb në Kosovë. Në këto pikësynime e ka përkrahjen e disa forcave në BE, të Rusisë dhe të Kinës. BE duhet të ndali politikën që në emër të Unionit Borel dhe Lajqak po e bëjnë në favor të ekspansionit serb mbi Kosovën. Ndihmën kryesore kërkohet të japi Anglia, Gjermania dhe SHBA-te. Ka edhe shtete tjera që mund të ndihmojnë në ndaljen e agresionit serbomadh. Shqiptarët do të mbrojnë me çdo mjet dhe mënyrë  Republikën. Populli ynë nuk derdhi gjaku që tash të ripushtohet. Republika dhe shteti janë të pa negociueshme. Ato nuk janë ne pazar. Pushtimi mund të bëhet vetëm me shkatërrim total. Mirëpo, është koha kur mundë të ndalet shteti serb. NATO, BE shtetet demokratike e liridashëse e kanë në dorë. Dikur bëhet vonë. Atëherë kërkohet intervenim ushtarak për të ndalur. 


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".