Serbia kolonialiste mohon Shqipërinë Etnike për ta mbrojtur Serbinë e Madhe në Ballkan

Serbia kolonialiste mohon Shqipërinë Etnike për ta mbrojtur Serbinë e Madhe në Ballkan
Serbia kolonialiste mohon Shqipërinë Etnike për ta mbrojtur Serbinë e Madhe në Ballkan

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 01 November 2021 - 09:37

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI
 

*** Manipulimi me sintagmën e shpifur politiko-propagandistike “Velika Albanija” (“Shqipëria e Madhe”), është mashtrimi më banal, më absurd, më irracional dhe  më perfid i  “asëve” shovinistë drejtues të Serbisë, mbase në historinë e as  në gjeopolitikën e derisotme të Ballkanit as de fakto e as de jure nuk ka figuruar togfjalëshi “Shqipëria  e madhe”, por vetëm SHQIPËRIA ETNIKE, të cilën Serbia me aleatët e saj (Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Rusia) e ka copëtuar dhe e ka kolonizuar me luftërat dhe me agresionet gjenocidale (1876-2021).

Një propagandë e tillë antishqiptare daton që nga viti 1844, kur Ilia Garashanini hartoi Platformën nacionalshoviniste serbomadhe “Naçertanija” për gllabërimin e territoreve etnike të shqiptarëve, të kroatëve, të hungarezëve dhe të muslimanëve boshnjakë të Bosnjës. Pikërisht, këtë Platformë famëkeqe “Velika Srbija” , Beogradi zyrtar (shteti, akademia dhe kisha serb) e konsideron gur themeltar të startegjisë së objektivave politike, diplomatike dhe propagandistike nacionale shtetërore. Ky është motivi dhe shkaku kryesor, pse Serbia së bashku me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq nuk e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e as të drejtën e vetëvendosjes-shkolonizimit të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës, të Novi-Pazarit …etj.

Shqiptarët në Ballkan kanë vetëm NJË KOMB SHQIPTAR dhe NJË SHQIPËRI ETNIKE

Deri më sot (2021) në asnjë faqe të historisë së deritashme të Ballkanit kurrnjëherë nuk kanë ekzistuar, e as sot në fillimshekullin XXI nuk ekzistojnë dy shqipëri me simbole të ndryshme kombëtare, politike dhe shtetërore; me dy emërtime të ndryshme: (1) “Shipëria Oksidentale” dhe (2) “Shqipëria Orientale”, por vetëm NJË SHQIPËRI, që njihet me emrin SHQIPËRIA ETNIKE, e cila përbëhet vetëm nga NJË KOMB, që quhet KOMBI SHQIPTAR , e jo kurrfarë “kombi kosovar”, i “shpikur” nga “bursistët” vasalë të “globalizmit ballkanik” për  pazare të “mbijetesës” dhe  të luksit të tyre si shtresa më e pasur, më e privilegjuar dhe më e pranueshme për “mentorët’ dhe për sponosrët e tyre të huaj dhe për kuislingët klero-fashistë të brendshëm, si leva më e rrezikshme dhe më agresive për thshurjen e vlerave dhe të traditave të idenittetit kombëtar shqiptar.

Mirëpo, “kombi kosovar” nuk ka as gjuhë, as histori, as kulturë e as territor të vetin…etj., por është thjesht një shpifje, një gënjeshtër, një mashtrim, një marrëzi, një sabotim  dhe një zhvlerësim që nuk njeh Kombin Shqiptar në Kosovën Shqiptare.

Sami Frashëri: “NJË KOMB QË NUK  KA GJUHËN E VET AI NUK ËSHTË KOMB” !

Pra, si mund të ketë “komb kosovar”, kur ai nuk ka gjuhën, as lashtësinë, as historinë, as kulturën, as nacionalizmin, as mitet, as kujtimet e as simbolet…etj.

Ndërkaq, SHQIPËRIA ETNIKE ka vetëm NJË GJUHË, që quhet GJUHA SHQIPE, ka vetëm NJË FLAMUR SHQIPTAR, të cilin për herë të parë, Skënderbeu e ngriti në Krujë, më 28 Nëntor 1443 dhe, të njëjtin FLAMUR SHQIPTAR për herën e dytë, Ismail Qemali e ngriti në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, me rastin e shpalljes së Shqipërisë së mëvetësishme dhe sovrane.

Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja vlera siprane

Fenomenololgjia e inatit, e provincializmit, e egocentrizimit, e urretjes me përmbajtje armiqësore, e manifestuar në forma të ndryshme provokuese dhe vulgare kundër kryevlerave të dëshmuara kombëtare shqiptare siç janë tribuni-hero i pavdekshëm gjithëpopullor, Adem Demaçi dhe Akademiku e eruditi i shquar, Rexhep Qosja, para së gjithash, duhet kërkuar në gjenealogjinë 100-vjeçare të politikës dhe të praktikës obskurantiste të Serbisë gjenocidale. Ky “difekt” patologjik me bazë të huaj serbomadhe, është pasqyruar në të gjitha periudhat e historisë së lavdishme kombëtare shqiptare, në veçanti, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri në mbylljen e gjenocidit të fundmë të Serbisë pushtuese kolonialiste në Kosovë (12 qershor 1999).

Veprën e ndritshme dhe të pavdekshme etike, intelektuale, shkencore, politike, lufatarake, atdhetare e patriotike kombëtare shqiptare të Adem Demaçit dhe të Akademik Rexhep Qosjes, e kundërshtojnë vetëm serbomëdhenjtë dhe fallangat e tyre pansllaviste si brenda, ashtu edhe jashtë Serbisë së Madhe, me qëllim që të shpërfytyrojnë të vërtetën e historisë së djeshme dhe të sotme të identitetit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në llogari të mbijetesës së recidivit serbomadh të politikës dhe të diplomacisë antishqiptare “Midis dy të këqiave të zgjidhet ajo më e vogla”.

Fatbardhësisht, këtë “formulë të vjetër” qeveritare-kishtare serbe për “zgjidhjen” e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, deri më sot nuk e kanë pranuar as me gojë, as me shkrim në veprën e tyre politike, letrare, as shkencore as Adem Demaçi e as Akademik Rexhep Qosja, por ndryshe nga kjo, që të dytë, gjatë gjithë jetës së tyre të palodhshme krijuese kombëtare kanë vperuar me guxim, me trimëri, me urti dhe me konsekuencë, duke pohuar, duke e mbështetur dhe, duke e justifikuar me argumente të pakundërshtueshme konceptin origjinal të zgjidhjes së drejtë përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare, ashtu sikurse pohoi dhe veproi dikur themeluesi dhe kryeministri i parë i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës(28 Nëntor 1912), Ismail Qemali: “ Ne nuk do pranojmë asnjë të keqe për vendin tonë as të madhe e as të vogël. Askush nuk ka të drejtë të vendosë për fatin e Shqipërisë veç popullit shqiptar. Këtë ta dijnë mirë të gjithë.”( Nëntori i Dytë, “ Shqipëria e Re”, 1982).

Në këtë fyrmë të realdiplomacisë së patriotit të shquar shqiptar, Ismail Qemali, duhet t'ua bëjmë të qartë të gjithë armiqve të djeshëm dhe të sotshëm se Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja nuk kanë njohur kurrë, as nuk njohin as sot antivlera shpërfillëse antikombëtare, që bien ndesh me përmbajtjen e interesave dhe të vlerave të njëmendta antologjike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Kështu që, në këtë vështrim, merita dhe kontributi i tyre është i paçmueshëm. 

Në asnjë shkrim, në asnjë vepër, në asnjë ligjëratë dhe në asnjë intervistë të tyre nuk figuron nocioni “Shqipëri Lindore”, as “Shqipëri Perëndimore”, siç kanë shpifur në “stilin” serbomadh dhe grekomadh disa armiqë intrigantë dhe injornatë, shërbëtorë mëditës të agjenturave serbo-sllave, të cilat me detyra të caktuara kanë depërtuar në Shqipëri këtu e 30 vjet më parë.

Të të gjithë armiqtë e Adem Demaçit dhe të Rexhep Qosjes, duhet ta dijnë mirë se me “kritikat” e tyre primitive, ideologjike, partiake, grupore, mahallore, nahiore, shërbëtore, joetike, joprofesionale, antikombëtare dhe antishqiptare, nuk kanë as më të voglën shans, që të zvetërojnë kredibilitetin njerëzor, profesional, kombëtar dhe atdhetar të tyre (as në shkallë vendore, as në atë evropiane ndërkombëtare),sepse është pjesë e frymëmarrjes dhe e trupit të pandashëm të Shqipërisë Etnike. Thjesht,(pa përdorur kurrfarë terminologjie të politikës spekuluese) si Adem Demaçi, ashtu edhe Rexhep Qosja njohin vetëm Shqipërinë Etnike brenda kufijve të saj natyrorë historikë dhe gjeopolitikë, e jo kurrfarë copëtimi territorial të saj “lindje-perëndim e as veri-jug” siç kanë gënjyerë dhe shpifur disa “shkencëtarë” thënçin shqiptarë me prirje të “oksidentalizmit” klero-fashist serbo-grek-malazez-maqedon sllav, ashtu siç po ua “farkojnë teneqen” ulpiset e huaja historikisht dhe tradicionalisht antishqiptare.

Strategjia dhe taktika e obskurantizmit antishqiptar

Në të gjitha projektet e politikës pushtuese kolonialiste të Serbisë së Madhe mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike, qeveritë dhe kisha ortodokse serbe, si interes dhe objektiv prioritar i tyre, në plan të parë (si fazë të parë dhe të fundit), kanë ndërtuar strategjinë dhe taktikën e kompremtimit dhe të shpifjeve të figurave më të shquara politike, kombëtare, kulturore dhe shtetërore të intelegjencës shqiptare.

Për realizimin me sukses të strategjissë dhe të taktikës së politikës obskurantiste në kurriz të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike, qeveria dhe kisha ortodkkse serbe e Beogradit, së pari ka pasur dhe, tanimë ka për detyrë që para popullit shqiptar, t'i baltojë, t'i provokojë dhe t'i diskreditojë figurat më të ndritshme intelektuale shqiptare, siç janë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja. Fillet e një politike të tilllë strategjike dhe taktike antishqiptare të qeverisë serbe të Beogradit, i gjejmë që në paragrafët e kapitujve të “Naçertanije” të Ilia Garashaninit (1844).

Për t'i realizuar me sukses projektet dhe programet e parashikuara të politikës pushtuese obskurantiste jo vetëm kundër intelektualëve të dalluar shqiptarë, por edhe kundër atyre kroatë, Serbia ka harxhuar shuma të mëdha parash për t'i financuar “projektuesit” e saj me qëllim të kompremetimit dhe të likuidimit të figurave kryesore të politikës, të shkencës, të kulturës dhe të rezistnecës luftarake të shqiptarëve dhe të kroatëve, të cilët në kohën, në rrethanat e cakatuara, me mjetet e duhura përkatërkatëse (politike dhe luftarake) e kanë kundërshtuar dhe luftuar pareshtur agresionin gjenocidal serbomadh para opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar.

Logjika e një filozofie të këtillë e diskreditimit (etik, kombëtar, politik etj.) dhe e shfarosjes së kryefigurave intelektuale shqiptare nga ana e serbomëdhenjeve dhe e kishës ortodokse serbe, është fare e thjeshtë për t'u kuptuar dhe për t'u sqaruar ngase me tejkalimin e një “barriere” të tillë të ajkës intelektuale kombëtare shqiptare (duke përdorur format dhe mjetet më drakonike të perkuizimit, të torturës, të izolimit, të përndjekjes, të burgosjes, të vrasjes së tyre), Serbia më pas e kishte shumë më leht, të krijonte terrenin e sigurt politiko-propagandistik dhe ushtarak për t'i kolonizuar dhe copëtuar shqiptarët dhe territoret e Shqipërisë Etnike.

Nuk ka asnjë “dërhem” nevojë që të bëhen “analiza të thella” nga pazarxhinjtë ditorë (që i kanë marrë përsipër një barrë dhe “një” detyrë të rëndë nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, që me çdo kusht t'i “bombardojnë” dhe t'i mohojnë ( në fromat më vulgare dhe më primitive të perfiditetit, që përbëjnë “lëndën” e teorisë dhe të praktikës së derisotme të komplotit kundër figurave më markante intelektuale kombëtare shqiptare siç ishin:  Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Ismail Qemali...,etj.) para kombit shqiptar dhe para botës kryevlerat historike, politike, demokratike dhe kombëtare e shtetëre të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike) për kredon etike, profesionale, politike, kombëtare patriotike shqiptare për Adem Demaçin dhe për Rexhep Qosjen, sepse vetë flasin veprat e tyre me vlerë të pavdekshme dhe antologjike, që janë krijuar në shërbim të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e jo për t'i hymnizuar dhe falenderuar asnjë armik të huaj, as të brendshëm, pavarësisht nga forca dhe kapaciteti i kriticizmit dhe i iracionalzimit të tyre.

Të dy kryefigurat më të ndritura dhe të pavdekshme kombëtare shqiptare Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen i përfolin dhe i urrjenë vetëm armiqtë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e kursesi shqiptarët-vlerat e Shqipërisë Etnike.

Së fundi, vetëdija e mjerë ekzistencialiste dhe dekadente antikombëtare shqiptare dhe antidemokratike le të mirret me përmbajtjen e autokritikës dhe të së keqes së vet antivlerore e jo me kryevlerat e shquara të kombit dhe të atdheut shqiptar-Shqipërisë Etnike: Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja, sepse këto nuk janë, dhe kurrën e kurrës nuk do të jenë “mall konsumi” të “tregut të lirë” për analfabetë, për mercenarë dhe për tradhtarë të shoqërisë reaksionare klero-fashiste mafioze, por diell dhe dritë që nuk do të fiken kurrë për dheun dhe për qiellin e kthjellët të Shqipërisë Etnike mbarë!

Ata që shkelin në emrin dhe në veprën e tyre, ata shkelin interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Të mirremi me armiqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, jo me vetëveten dhe, kundër vetëvetes, sepse një “devizë” e tillë fatale antishqiptare, do të jetë në favor të të gjithë armiqve tanë.

Është e vërtetë se kemi nevojë për demokraci, për bukë, mirëpo, kemi nevojë edhe për dritë, edhe për liri, edhe për atdhe, vlera këto, pa të cilat nuk mund të shijohet as demokracia, as paqja e as ardhmëria jonë e begatë dhe e ndrtishme.

Një popull që nuk i njeh dhe nuk i mbron vlerat e veta të mirëfillta, por i nëpërkëmbë, i përbuzë, i shantazhon në forma të ndryshme shpifëse dhe intriguese për hir të përqafimit me të keqen e huaj të kobshme dhe fatale, ai popull nuk mund të jetë i lirë, por i varur dhe i robëruar dyfish dhe përgjithmonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".