Kah po rrëshqet Shqipëria, dhe kush po e ndihmon destabilizimin e saj.?! 

Kah po rrëshqet Shqipëria, dhe kush po e ndihmon destabilizimin e saj.?! 
Kah po rrëshqet Shqipëria, dhe kush po e ndihmon destabilizimin e saj.?! 

Ismail Muçiqi

  • 03 November 2021 - 09:36

Shkruan:Ismail Muciqi

Para tri dite në një medium televiziv në Shqipëri plotë 15 minuta i përcolla me vëmendje ngjarjet e kronikës së zezë. Dëgjova se brenda periudhës 24 orshe moderatori i televizionit lexoj lajmin se një person 34 vjeqar u ekzekutua nga persona të panjohur. Mandej lajmi tjetër shumë trishtues burri ja mori jetën gruas. Edhe më shqetësues djali e rrahu babanë.

Në një fshat u zbulua qindra kilogram drogë të llojeve të ndryshme. Mandej në një restorant hajdutët plaçkiten pronarin. Në një vend tjetër personat me maska plaçkiten dy shtëpi. Kronikes së zezë po thuajse qdo ditë vijnë lajme të reja më të ndryshme të cilat e kanë një emërues të përbashkët e kjo është fatkeqësitë me pasoja tragjike nëpër rrugët e ndryshme gjithandej Shqipërisë. Shtrohet pyetja? Se n’cilin kohë dhe shekull jemi duke jetuar?!. Vallë si mund të arsyetohen rrjedhat negative në shtetin amë i cili më shumë se një shekull e fitoj dhe e shpalli Pavarësinë.

Në këtë kapitull me telashe dhe probleme negative, padyshim se faktorë kryesor i vetëdijes së ulët të një pjese të shoqërisë ka kohë që e ka kapluar krimi i organizuar, korrupsioni, prostitucioni, fajdetë [paraja me interes] dhe piramida e përdorimit të drogës dhe narkotikëve tjerë. Koha dhe historia ka treguar se në një familje fshat, komunë apo shtet ku është përdorur droga dhe, alkoholi si lende e parë e pijes dhe ushqimit dhe bixhozi i mallkuar aty nuk pritet progres dhe diçka e mirë në jetë këto dukuri janë të mallkuara nga Zoti i madh. 

Politikanet po kontribuojnë në destabilizimin e Shqipërisë. 

Klima politike e momentit të pikërishëm është jashtëzakonisht e tensionuar ndërmjet blloqeve partiake dhe figurave politike. Raportet dhe përqarjet ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës dy krerëve të institucioneve më të larta shtetërore janë në pikën më kritike të bashkëpunimit institucional. Ky Edi Rama një pelivan tani i dëshmuar ka kohë që i ka humbur busulla. Në Shqipëri akuzohet si diktator i cili fare pak dallohet nga sistemi komunistë i Enver Hoxhës. Sjelljet e këtij Edi Ramës janë jo konsistente dhe me plotë dështime dhe dyshime në udhëheqjen e Qeverisë Shqiptare.

Të dhënat tregojnë se borxhi i jashtëm i shtetit Shqiptarë e ka kaluar shifrën mbi dy miliard dollarësh. Po ashtu situata ekonomike në këtë vend po shënon ramje dhe kriza financiare. Ky Edi Rama nuk po e qanë kokën shumë në përmirësimin e jetës të qytetareve ku pjesa dërmuese jetojnë sot për nesër për shkak të krizës financiare. Edi Rama me politikën e ti destruktive dhe injorante ka arritur të përçaj spektrin politikë në Shqipëri. Sot për shkak të përqarjeve dhe mos unitetit pakënaqësia ka depërtuar thellë në të gjitha poret e jetës të qytetareve. Kjo u pa edhe me rastin e ish liderit të Partisë Demokratike të Sali Berishës i cili tani përmes foltores me qytetar po përgatit protesta masive kundër rezhimit të Edi Ramës, protesta këto të cilat mund të dalin nga kontrolli duke eskaluar në dhunë të pakontrolluar të cilat mund ta destabilizojnë jo vetëm Shqipërinë. Edi Rama është bërë protagonist bashkë me Aleksander Vuqiqin për të bërë aleanca të Schengenit Ballkanik kundër Kosovës.

Qka mund ti thuhet këtij njeriu.. I cili me sjelljet dhe veprimet e tija po e pasqyron fytyrën e ti të një despoti me plotë defekte psikike të cilat e simbolizojnë sjelljen patologjike të ti. Të gjitha këto që i thamë më lartë e të cilat janë më shumë se të vërteta e sinjalizojnë situatën dhe gjendjen aktuale në politikën e Republikës së Shqipërisë. Në fund duhet theksuar se është koha dhe momenti që klasa intelektuale – inteligjenca nëse ka mbetur fare të aktivizohen dhe të bashkohen për të mirën e vendit në mënyrë që këtë garniturë e cila është në krye të shtetit sa më parë ta largojnë nga skena përmes veprimeve demokratike pa ndodhur ndonjë revolucion fatal i cili do ta  kthente mbrapa historinë Shqiptare. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".