A po i kërcënohet Ballkanit një luftë re?!

A po i kërcënohet Ballkanit një luftë re?!
A po i kërcënohet Ballkanit një luftë re?!

Skender Mulliqi

  • 03 November 2021 - 14:33

Shkruan: Skënder MULLIQI

Sikur në krejtë botën , edhe në boten demokratike po rritën diktaturat dhe po zvoglohen demokracitë ! Lufta për profite dhe pasurime po i fuqizon autokratat e vegjël dhe autokratët e mëdhenjë.BE-ja , sikur nuk po gjenë mekanizma të intervenimit për të mbrojtur demokracinë , duke i ndihmuar dashur apo pa dashur veprimet e mbrendshme diverzante të shumë shtete.Kjo strukturë evropiane pa Amerikën nuk po është në gjendje ti zgjedhe problemet e paraqitura në Evropë dhe as nuk po është në gjendje të zgjedh as krizat, e sidoms ato të minishteteve të dala nga ish-Jugosllavia.

Rajoni i Ballkanit sikur është mësuar më kriza përmanente dhe më luftëra. Lufta e fundit e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar , solli tragjendi të mëdha, e ato sikur nuk kan përfunduar.

Nuk kemi situatë të mirë politike dhe të sigurisë në Bosnje, ku Marrveshja e Dejtonit nuk solli paqe të përhershme . Republika Serpska e Dodikut , nuk po heq dorë nga pretendimet për shkëputje nga BH-ja, duke pru gjendjen buzë luftës së re. As ne Maqedoninë e Veriut nuk kemi stabilitet politike , sepse që shumë kohë kan mbetur zvarë problemet e pa zgjdhura etnike dhe nuk janë shuar as pretendimet territoriale të Bullgarisë ndaj këti shteti .Mali i Zi nuk po qetësohet edhe pse është bërë pjesë e NATO-së. Ngjarjet e mbrendshme jo të mira politike dhe tentim agresioni ruso-serbë në anën tjetër kan shkaktuar gjendje problematike dhe të krizës .

Serbia është shteti që nuk është reformuar që nga koha e Millosheviqit.Ajo po tenton kthimin në Mal të Zi, dhe po tenton më kërcënime lufte, edhe ndarjën e Kosovës .Këtë e vërtetojnë edhe ngjarjët e fundit në Cetinje më popatë serb, dhe ngjarjet në veri të Kosovës , ku Vuçiqi kërcënoi direct më luftë duke pru në kufij forca dhe makineri të shumta ushtarake.Të gjithë këto flasin për inercinë e BE-së në qetësimin e situatave të tilla ende konfliktuoze në Ballkan ,dhe më gjerë.Madje, ajo më veprimet dualiste politike sikur po i fryen bukur shumë gjendjes të destabilitetit .

Në shumë shtete të rajonit janë instaluar qeveri sharlatane të cilat po i dërgojnë vendet e tyre kah lufta, e jo ka stabiliteti politik dhe stabiliteti i rrjedhave ekonomike dhe sociale. Kan mbetur shumë hapësira të zbrazëta veprimi ,dhe nga kjo edhe po thëllohen krizat në këto shtete .

Ende nuk janë liruar krejtë nga logjika ballkanase , e cila është logjikë retrograde e të menduarit , logjikë konfliktuoze e jo civilizuese. Shumë po thëksohen edhe ndarjet shoqërore dhe politike , të cilat kan mbetur aty diku në mes, as në kapitalizem modern as në sistemin socialist! Dihet së një gjendje e tillë e status- kuos prodhon stagnacion të proceseve demokratike dhe proceseve të tjera zhvillimore . Jo, që po vonohemi edhe në si Kosovë në fazën e tranzicionit , por ndër të tjera po humbasim edhe në lirinë tonë. Arinjtë mega politikë , nuk po ngopën më të mira materjale të zhvatura .

Kan krijuar terren të përshtatshem shumë vjeqarë për tu pasuruar në mënyrë jo ligjore. Ata ndikuan për fat të keq edhe në mënyrën e jetesës tonë , të cilën nuk po e bëjmë të mirë. Shtetet ballkanike, kështu edhe Kosova sikur kan hartuar plane për ikje te të rinjëve nga vendlindjet e tyre..!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".