Barrikadimi i opozitës kundër Vettingut, dëshmi e kapjes së thellë të drejtësisë me strukturat e zhytura në krim

Barrikadimi i opozitës kundër Vettingut, dëshmi e kapjes së thellë të drejtësisë me strukturat e zhytura në krim

Hajrullah Tërnava

  • 04 November 2021 - 19:01

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Sigurisht që ky lloj “pastrimi e “dezinfektimi” i institucioneve të drejtësisë nga krimi i instaluar nga ish pushtetarët, do të jetë një gjë e vështirë për ta, sepse do t’iu dalin të gjitha të palarat në shesh, dhe populli do ti kuptoj haptazi ato të bëra që i kanë shkaktuar deri më tani, e që qëllim kryesor e kishin pasurimin kriminal të tyre. Prandaj tani ky shtet është në këtë gjendje të mjerueshme, dhe popullata mezi po e pret jetësimin e këtij ligji në pritje, me shpresë se tani edhe shteti do të pastrohet nga ata kriminel që i kontribuuan që ky shtet të gjendet në këtë gjendje që tani është, shteti më i izoluar në botë.

Situata tani e krijuar nga reagimet e partive në opozitë është mjaft e tensionuar, e sidomos kur po e kuptojnë se partia në pushtet absolut që e ka mandatin e sajë katërvjeçar, po angazhohet seriozisht që ti lufton të gjitha të këqijat. Nuk është aspak për tu habitur pse opozita po e merr me kaq shqetësim, madje me reagim të posaqë ligjin e Vetting-ut, i cili është në përgatitje e sipër. Këtë po e bëjnë sigurisht nga frika e lidhjes së tyre prej dy dekadash me krimin e organizuar, duke ndikuar në institucionet e drejtësisë të cilat edhe i kanë kontrolluar, varësisht si është ndërruar pushteti, është ndarë në fusha të caktuara edhe interesi i ndikimit në sistem. Prandaj partitë politike në opozitë, LDK-PDK dhe AAK, po i japin shenjat e para të përgatitjes për tu barrikaduar në kundërshtim të mbështetjes së ligjit Vetting, pasi që akoma pa u finalizuar Projektligji dhe pa u dërguar në Kuvend, kanë filluar të ngjallin dyshime për kinse mos koordinimin e Qeverisë me ekspertët e BE-së dhe të SHBA-ve për këtë proces. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky subjekt politik, nuk do të pranon një sistem Vettingu pa koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-të. Paralajmërimi i kundërshtimit të këtij procesi për pastrim dhe reformim të sistemit të drejtësisë, është shprehje e frikës për humbjen e ndikimit të krimo politikës në sistem, pas fillimit të zbatimit të procesit Vetting dhe largimit nga pozitat kyçe të atyre individëve që përfaqësojnë levat kryesore të mbrojtjes së interesave të grupeve kriminale të atyre partive politike të cilat qeverisën dy dekada dhe instaluan secila për vete, nga mandati në mandat, njerëzit e vetë në sistem, duke filluar nga prokuroria, gjykatat themelore e deri në gjykatën kushtetuese, për ti mbyllur kulmin me ndarje të interesave në kupolën e policisë dhe të AKI-së, struktura këto që do të duhet ta kalojnë testin Vetting në mënyrë të organizuar dhe të përshkallëzuar. Pra është i kuptueshëm një reagim i tillë i opozitës, sepse tani qe 21 vite e këndej, i kishin të gjitha postet shtetërore nën kontrollin e tyre, dhe kjo gjendje e krijuar deri në këtë masë, është pasojë e veprimeve të shumta kriminale, nga struktura të instaluara nëpër institucionet shtetërore, e që po ata ish pushtetar që e qeverisën këtë vend që nga çlirimi e deri më tani, ligji i Vetting-ut në pritje, duhet dhe pa tjetër do ti spastroj. Sigurisht që ky lloj “pastrimi e “dezinfektimi” i institucioneve të drejtësisë nga krimi i instaluar nga ish pushtetarët, do të jetë një gjë e vështirë për ta, sepse do t’iu dalin të gjitha të palarat në shesh, dhe populli do ti kuptoj haptazi ato të bëra që i kanë shkaktuar deri më tani, e që qëllim kryesor e kishin pasurimin kriminal të tyre. Prandaj tani ky shtet është në këtë gjendje të mjerueshme, dhe popullata mezi po e pret jetësimin e këtij ligji në pritje, me shpresë se tani edhe shteti do të pastrohet nga ata kriminel që i kontribuuan që ky shtet të gjendet në këtë gjendje që tani është, shteti më i izoluar në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".