“Ballkani i Hapur “, apo  Dehja më Shlivovicë Serbe ?! 

“Ballkani i Hapur “, apo  Dehja më Shlivovicë Serbe ?! 
“Ballkani i Hapur “, apo  Dehja më Shlivovicë Serbe ?! 

Skender Mulliqi

  • 05 November 2021 - 09:34

Shkruan: Skënder MULLIQI  

Ballkani i Hapur, a mos është një martesë e zorit, apo martesë për pikë të qefit?!Nuk ka martesa pa interes sigurisht.Por ,shtrohet pyetja çfarë interesi vërtetë është ky i Edi Ramës për Ballkan të Hapur? A mos është interes i tij përsonal , apo dashuri e pafundme ndaj Serbisë, apo  çka tjetër? Sido që të jetë , e çfardo interesi qoftë ai, mund të lidhet vetëm më Edi Ramën, por  jo edhe   me interesat e shqiptarëve. Për çfarë  integrimesh rajonale mund të bëhët fjalë kur kemi të bëjmë më një Serbi të cilën po e drejtojnë qetnikët?

Çfarë do të dalë nga kjo nismë kur Serbia edhe pse nuk është dënuar nga GJND-ja, megjithate e bartë hipotekën e shtetit gjenocidial? Çfarë mund të jetë kjo nismë integrimesh kur kemi të bëjmë më një Serbi e cila historikisht ka pushtuar trojët shqiptare? Çfarë ka të bisedon Rama më Vuçiqin kur ai në kufijë më Kosovën po dërgon aeroplanë ushtarak , tanke dhe municion ? Rama po e luan rolin e vëllait të vjetër ,  duke i bërë argat Serbisë hegjemoniste! Teatralitetet e tilla të Edi Ramës janë  humbëse për interesat e shqiptareve. Kjo i ngjan romanit të Ismail Kadaresë ,

“Gjenerali i Ushtrisë të Vdekur”.Odisejadat në Biligrad të Ramës, nuk përfaqësojnë vullnetin e gjithë  shqiptarëve .Ai mund të dehet më shlivovicë të mirë serbe, siq u shpreh Vuqiqi , i cili e priti Ramën, por nuk mund ti dehë edhe shqiptarët ! Nese Rama, Vuçiqi dh Zaev i dorëhequr kan menduar së do të përparojnë idetë e tyre megalomane , ato gjithnjë e më shumë po zvetnohen në opinionin e gjerë public. Takimi i Vuçiqit më Ramën pa dakordimin e  shteteve të tjera në rajon , është vetëm një cirkusiadë! Edhe diqka .Me duket së nisma për “Open Ballkan” po i ndihmon  më shumë destabilitetit në rajon, së sa integrimeve siq po thuhet. Bosnja e Dodikut që shumë kohë po shkon nga sececioni apo jo.

Edhe  në Mal të Zi situata politike është fragjile pas humbës të pushtetit të Millo Gjukanoviqit,Opozita e deridjeshme në këtë shtet po shfaqë ide të hapura proserbe  dhe ruse , që bien ndesh më interesat amerikane dhe evropiane, edhe pse   ky  shtet është në NATO. Open Ballkan , pa Evropën e Bashkuar , nuk është gjë tjetër veq edhe një Rezervat  , në të cilën po jetojmë  .Evropa dhe Amerika duhet të interesohen pak më shumë së çfarë është duke ngjarë në Ballkan, që është nën  çdo nivel të dinjitetit njerëzor.Ende popujt  ballkanik  nga pushtetet e instaluara po konsiderohen si “Kope Delësh”, të mirë për tregti..! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".