Rregullat/normat kanë kuptim vetëm kur zbatohën! 

Rregullat/normat kanë kuptim vetëm kur zbatohën! 
Rregullat/normat kanë kuptim vetëm kur zbatohën! 

Elez Blakaj

  • 05 November 2021 - 10:00

Të nderuar miq, kohët e fundit po e vërej se ka një debat “interesant për reformën në drejtësi” në Kosovë!

Të gjithë e dimë, por jo secilit po i pëlqen ta pranoj realitetin! Si ata të cilët janë PËR apo KUNDËR këtyre reformave, e dinë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban çdo normë dhe standard ndërkombëtar i cili garanton plotësisht pavarësinë dhe funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor.  Ashtu siç e dinë se “NE”, me sjelljet dhe veprimet tona e kemi injoruar, degraduar dhe zhvlerësuar këtë “pavarësi”  deri në atë nivel aq sa e kemi zhvesh nga dinjiteti këtë parim, andaj kjo “pavarësi” nuk po na duron tutje! 

As sot, as nesër dhe në asnjë rrethanë kjo “pavarësi” nuk do te arrihët dhe bëhet, NËSE NE NUK SILLEMI SI TË TILLË, pavarësishtë se Kushtetuta e vendit e thotë dhe e konfirmon,… e kotë është!  Pra, në esencë  këtu problemi është se nuk po zbatohët rregulla dhe parimi,  andaj është gjithë ky reagim dhe mospajtim!

Me gjithë respektin për shumë ish-kolegë prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe përkushtim si profesionist, nuk mund ti lejohet “një pjese” ta keqpërdor punën tuaj dhe të fshihet pas “pavarësisë”, me të cilën asnjëherë nuk janë identifikuar dhe nuk e kanë përfaqësuar!  Andaj, nuk ka e as nuk do të duhet të ketë “pavarësi absolute”, për ata të cilët me vendimet e tyre kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë se NUK janë të pavarur e të paanshëm dhe nuk qajnë kokën shumë për zbatim të procedurave dhe ligjit, fatkeqësisht! 

Sot, Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve të cilët janë pjesë e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, faturën e të cilëve po e paguan Kosova padrejtësishtë, e më këtë qasje, përkrahja dhe ndihma e miqëve e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të vazhdojë përgjithmonë, nësë ne nuk e ndihmojmë vetën!

Një përshendetje për të gjithë ata të pavarur të cilët edhe përkundër vështirësive, e kanë dëshmuar me sjelljet, veprimet dhe vendimet e tyre, se përfaqësojnë te ardhmën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, e poashtu se kanë fare shqetësim reformën në drejtësi dhe Vetingun. Të pavaruar, janë vetëm ata që ligjin e kanë “SHEF” dhe e bëjnë gjumin qetë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".