Serbia po e rrezikon seriozisht paqen në Ballkan

Serbia po e rrezikon seriozisht paqen në Ballkan
Serbia po e rrezikon seriozisht paqen në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 06 November 2021 - 10:44

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në fakt kurrë nuk është ndalur Serbia nga pretendimet territoriale ndaj vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Pikësynimi  kryesor ka qenë serbizimi i viseve shqiptare dhe të territoreve bosane, kroate e malaleze. Ideja e "bashkimit të botës serbe në një shtet" ka për pikësynim zgjerimin e shtetit serb në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Bosnje  e Hercegovinë, deri edhe në Kninin e Kroacisë.

Këtej po iu del në ndihmë të madhe Rusia dhe Kina. Ka edhe vende tjera që po e përkrahin botën shoviniste raciste serbe. Në kuadër të Evropës është 5-ja evropiane që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe segmentet e veçanta në kuadër të UE. Shih për këtë kryesisht tandemin Borel - Lajqak qe edhe janë përfaqësues te UE për dialog midis Kosovës dhe Serbisë dhe qe te dy vijnë nga shtetet qe nuk e njohin shtetin e Kosovës. Te prire nga kjo përkrahje e madhe dhe me synim te ripushtimit janë qeveritaret e Beogradit ne veprim për te destabilizuar deri ne shkatërrim te Bosnjës e Hercegovines.

Atje ka armatosur shteti serb armatën serbe dhe ka dërguar vullnetare ruse. Priten edhe aksione luftarake. Ne Kosove është forcuar rezistenca serbe ndaj shtetit te Kosovës dhe po vepron ne drejtim te destabilizimit per te sulmuar Kosovën edhe ushtarakisht. Ne Malin e Zi është forcuar politika serbe dhe tash gjendet ne pushtet. Kjo po behet edhe me përkrahjen partisë "Ura". Me mire nuk është gjendja as ne Maqedonin e Veriut. Edhe ndaj këtij shteti ka pretendime Serbia.

Për te i realizuar këto pikësynime po punohet ne disa drejtime: 1. Ne armatosjen ne arme moderne nga Rusia dhe me krijimin e gjendjes konfliktuoze brenda këtyre republikave. 2. Ne punën e madhe diplomatike ne drejtim te tërheqjes se njohjeve për Kosovën, duke punuar qe mos te këtë gjithashtu as njohje te reja. 3. Po krijohen situata konfliktuoze brenda Republikave, sidomos ne Kosove, ne Bosnie e Hercegovine dhe ne Mal te Zi. 4. Tehu i luftës eshte aktualusht kundër Kosovës, ku Serbia po e kërcënon me lufte Republikën, ne emër gjoja te rrezikimit te pakicës serbe ne Kosove.

Këtej ka kohe qe janë disa pikësynime hegjemoniste ne te cilat po punon Serbia. Se pari, ne ripushtim te tere Kosovës, me ideologjinë se "Kosova është serbe", Se dyti, me ndarjen e copëtimin e Kosovës dhe Se treti, ne krijimin e Asociacionit serb ne Kosove. Ne këto pikësynime e ka përkrahjen e disa forcave ne UE, te Rusisë dhe te Kinës. UE duhet te ndali politiken qe ne emër te Unionit Borel dhe Lajqak po e bëjnë ne favoret ekspansionit serb mbi Kosove. Ndihmën kryesore kërkohet te japi Anglia, Gjermania dhe SHBA-te. Ka edhe shtete tjera qe mund te ndihmojnë ne ndaljen e agresionit serbomadh.

Shqiptaret do te mbrojnë me çdo mjet dhe mënyre Republikën. Populli ynë nuk luftoje qe tash te ripushtohet. Republika dhe shteti janë te panegociueshme. Ato nuk janë ne pazar. Pushtimi mund te behet vetëm me shkatërrim total. Mirëpo, është koha kur mund te ndalet shteti serb. NATO, UE shtetet demokratike e liridashëse e kane ne dore. Dikur behet vone. Atëherë kërkohet intervenim ushtarak per te ndalur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".