Tirana është dhe do të jetë me Prishtinën!

Tirana është dhe do të jetë me Prishtinën!
Tirana është dhe do të jetë me Prishtinën!

Muhamet Kelmendi

  • 08 November 2021 - 09:25

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Eshte shume veshtire te duhet se ku dhe per cfare po vepron keshtu Edi Rama ne raportet me shtetin serb.

Por, ajo qe duhet theksuar eshte fakti se e ardhmja e Ballkanit Perendimor nuk qendron te "Open Ballkan", sepse nuk ekziston nje shtet qe ka force dhe ndikim nderkombetare per te ndalur invazionin serbomadh mbi vendet tjera.

Kjo, ne njeren ane dhe, ne anen tjeter, te shqiptaret dhe per shqiptaret, organizimi i tille ndikon ne raportet midis Kosoves dhe Shqiperise.

Serbia e done dhe angazhohet e kercenon me lufte Kosove. Ajo e done nje Kosove  te serbizuar. Kete pikesynim po e shprehin ne Beograd te gjithe, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.

Nuk kemi ne Serbi asnje levizje pozitive ne raport me Kosoven.

Ketej, eshte i demshem, shume i demshem, afrimi i z.Rama me kriminelin Vucic, si dhe me politiken maqedononadhe te Maqedonise se Veriut.

Eshte gje pozitive largimi i kufijeve per njerez dhe mallera, per qarkullimin e sherbimeve dhe te investimeve. Kete e dojne te gjithe, edhe vete Kosova.

Mirepo, me nje shtet kriminal, i cili edhe 1600 shqiptare i ka neper varre masovike ne Serbi dhe nuk ka ua jepe familjeve ne Kosove, nuk pergjigjet per dhunen e terrorin, nuk bene reparacione dhe nuk e njeh shtetin e Kosoves, nje subjekt i tille (shih"Open Ballkan")eshte vetem mundesi per crregullim te metejshem te shtetit te Kosoves.

Keshtu edhe hapen portat e veprimeve destruktive te Serbise e nepermjet kesaj edhe te mekanuizmave rus ne shtetet tona.

Mirepo duhet thene gjithashtu se nje shtet te tille, pa e bere ndarjen me te kaluaren kriminale ndaj shqiptareve, bosaneve, kroateve, nuk krijohen lidhje te tilla.

Kerkohet te denohet kaluara dhe te ecet ne te ardhmen.

E ne Serbi jane te njetit njerez, i njejti mekanizem kriminal dhe politika e njejte antishqiptare, antibosane, antimalaziase e antikroate. Ketu nuk ka afersi midis shteteve.

Jo.

Ne kete kuader eshte dobesi dhe gabim i Edi Rames afrimi me Serbine. Te shpresojme se kjo do te kuptohet!

Tirana eshte dashur te krijoje lidhje te forta ne Prishtinen, ne menyre qe aferesia midis shqiptareve te arrihet. "Open Ballkan" nuk i lidhe shqiotaret. Thuhet kjo, por eshte gabim, sepse me kete krijohet ideja e koekzistences aktuale.

Keshtu nuk behet bashkimi kombetar.

Jam i bindur se kete do te sheh z Rama. Keshtu edhe do te behet. Nuk ka rruge tjeter.

Por, pse kemi kete afersi?

Une dua te besoj ne "mosdienin" e Edi Rames. Mundet qe kjo te sherbejne edhe si presion mbi UE per mos intergrimin e Shqiperise ne kete.

Shpresoj se nuk ka qellime tjera.

Kete nuk nuk ia dua.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".