Pushteti në Kosovë (AKI, Policia e Kosovës, gjykatat dhe prokuroritë) duhet të spastrohet nga elementët e dyshimtë

Pushteti në Kosovë (AKI, Policia e Kosovës, gjykatat dhe prokuroritë) duhet të spastrohet nga elementët e dyshimtë
Pushteti në Kosovë (AKI, Policia e Kosovës, gjykatat dhe prokuroritë) duhet të spastrohet nga elementët e dyshimtë

Muhamet Kelmendi

  • 08 November 2021 - 16:08

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 - Organet e pushtetit ne Kosove kane shume element jo te nivelit te detyrës qe e kërkon organi dhe vendi i punës. Kësi elementesh kemi ne administrate, neper ministri, ne Kuvend, ne sistem juridik, ne polici dhe me siguri edhe ne AKI, si organ i sigurisë se shtetit tone. Tash a janë këta element te UBB-se është vështirë te dihet! Megjithatë, besohet se ka element te shërbimit edhe nga UDB-a. Ne fund te fundit përpiqen shërbimet e huaja te fusin elementet e vete dhe te kontrollojnë nga brenda AKI-ne dhe çdo organ te pushtetit.

Natyrisht se është e mire te hetohen te gjitha mekanizmat e pushtetit. Kosova është shtet i ri dhe kjo ka mundësuar punësimin e elementeve qe janë kundër Republikës. Kjo u pa edhe gjate gjendjes ne veri. Para aksionit te policisë se Kosovës kundër bandave kriminale serbe atje ishin informuar. Besohet se shteti serb është informuar dhe nga atje "Lista srbska" qe organizoj qëndresën dhe plagosi 7 te uniformuar. Vete ky fakt mjafton për te hetuar policinë, prokurorinë, gjykatat dhe AKI-ne.

Pa hetime nuk duhet te lihet as "Lista Srbska" si baze i informimit te shtetit serb nga Kosova. Një informate e tille mund te përfundoje me jetë dhe për atë shkak kërkohen spastrime te mëdha ne tera organet. Këtej edhe te ndalohet "Lista Srbska", nëse dalin fakte. E këso dëshmish  ka. Kuptohet se këtu forme e spastrimit është endja aktuale e te punësuarve, pozita nga vjen dhe e kaluara e tij, e babait dhe te familjes. Ne organet e sigurisë se shtetit, sikurse është AKI, polici, prokurori dhe gjykata nuk duhet lejuar asnjë njeri me te kaluar dhe te tashme te dyshimte.

Për këtë mjafton shqyrtimi konkrete për çdo te punësuar dhe këtej edhe duhet te merren masa. Këtë proces duhet zhvilluar kudo. Atë duhet bere neper ministri e ne Qeveri, ne Polici e ne AKI, ne Prokurori e ne gjykata, ne Kuvend e ne administrate. Jam i sigurt se ka mjafte te tille. Ata duhet te largohen dhe nëse ka prova edhe te dënohen. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".