Politika e solli Republikën buzë greminës!

Politika e solli Republikën buzë greminës!
Politika e solli Republikën buzë greminës!

Ali Hertica

  • 10 November 2021 - 09:18

Shkruan: Ali Hertica

Njohësit e skenës politike në vendin tonë, duke parë dhe duke analizuar procesin e shtetndërtimit për gati dy dekada që po lëmë pas, e me fokus të veçantë këtë dekadën e fundit të passhpalljes së pavarësisë, vlerësojnë se është kjo politikë e papërgjegjshme kosovare, që e ka degraduar shtetin, saqë edhe në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet krejtësisht i pafuqishëm dhe i kontrolluar nga politika dhe nëntoka kriminale, për të “garantuar” të drejtat e qytetarëve të vendit.

Sipas analistëve politikë, mbetet shqetësues fakti se sa mirë po bashkëjetojnë për interesin e tyre korrupsioni dhe krimi i organizuar në çdo institucion të shtetit në Kosovë, pa marrë parasysh se kush nga partitë po e merr pushtetin, pikërisht për shkak të dështimit ekstrem të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, që nuk i luftojnë ato, thuajse nuk ekzistojnë fare. Mosluftimi i korrupsionit dhe krimit ka bërë që krimi i organizuar dhe korrupsioni të instalohen e të bashkëjetojnë në të gjitha institucionet, në të tria shtyllat e pushtetit dhe në të dyja nivelet e pushtetit! Tanimë po bëhet shumë e qartë se korrupsioni dhe krimi i organizuar, bashkë me ndërhyrjet politike, janë problemet kryesore, të cilat drejtësinë e vendit e kanë kthyer në padrejtësinë më të madhe për qytetarët, duke e trafikuar drejtësinë përmes rrugëve antiligjore, devijante e trafikante. Kjo gjendje mbetet kështu, pasi po i konvenon politikës kjo drejtësi e brishtë e kurrfarë me mundësi të plotë trafikimi, sepse në kuadër të lulëzimit të korrupsionit dhe krimit në drejtësi pushtetarët e kanë shumë më lehtë të bëjnë milionat përmes rrugëve korruptive e kriminale dhe pa i prekur, pa u rrezikuar e ndëshkuar nga askush.,ndryshimi i gjendjes, në duart e popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".