Zbardhja e atentatin kundër vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka është e rëndësishme për kombin shqiptar!

Zbardhja e atentatin kundër vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka është e rëndësishme për kombin shqiptar!
Zbardhja e atentatin kundër vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka është e rëndësishme për kombin shqiptar!

Muhamet Kelmendi

  • 10 November 2021 - 14:15

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Hetimet mbi veprat penale me baze te ligjeve ne fuqi bëhen nga organet ku është kryer vepra penale. Për atentatin e bere ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekes është kompetent Prokuroria e shtetit te RFGJ. Atje ne Unterhruppenbach, afër Helbronit, është kryer krimi monstruoz dhe atje zhvillohen hetimet. Duket se ende nuk kane përfunduar hetimet ne me RFGJ.

Mirëpo, çështja dhe rëndësia e veprës nuk e ndalon as Kosovën qe te beje hetimet e veta. Republika e Kosovës e ka Prokurorinë Speciale dhe ata mund te japin dhe te zhvillojnë hetime edhe për këtë rast te bere ndaj këtyre tre heronjve. Kuptohet se askush nuk përjashtohet nga hetimi. Çdo kush qe ne një mënyre a ne tjetrën përmendet për atentator kundër tre veprimtareve duhet te hetohet nga organet e Republikës. Kosovës i duhet domosdo një përfundim për atentatin ne Untergruppenbach te RF te Gjermanisë.

Mos zbardhja e këtij atentati po kalon me akuza kundër njerëzve te ndryshëm dhe kështu po krijohen dyshime te pabaza dhe ne komb po kemi shume fërkime te ashpra. Atentatin e ka kryer, sikundër e ka vlerësuar ish organizata e Isuf Gervalles dhe Kadri Zekes, qe e bene bashkimi dhe me vone, u quajte LPRSSHJ, UDB-ja e ish-regjimit serbo- maqedono-malazezomadh. Pra, Jugosllavia e viteve te 80. "Nuk ka dyshim se organizimin e atentati ndaj Jusuf e Bardhos Gervalles e Kadri Zekes, shkruan ne vitin 1982 "Zëri i Kosovës" , ne autorësinë e atentatit, se vjen nga Beogradi.

Ne kazamatet e UDB-se është bere plani dhe nga atje është kryer atentati". Mirëpo, pavarësisht kësaj, Prokuroria Speciale e Kosovës duhet te hetoje tera anët. E mbi te gjitha lidhjet për atentat qe shkojnë nga UDB-a ne Beograd. Prokuroria e Kosovës i njehe ish udhëheqësit e UDB-se ne Kosove dhe është e pakuptimtë pse ata nuk hetohen per atentatin e bere ne RFGJ-se. Sigurisht se ka ndonjë ish punëtor i UDB-se qe vjene nga përkatësisë  nacionale shqiptare a te ndonjë nacionaliteti tjetër te dhëna për atentatin. Ata duhet te hetohen sa janë ne jete. Dikur behet vone.

Zbardhja e rasti te atentatin ndaj vëllezërve Gërvalla dhe te Kadri Zekës ka rendësi shume te madhe për Kosovën. Me atë hiqen dyshimet e vrasjeve midis ndonjë grupimi politik ne perëndim.  Jam i sigurte qe hetimet do te shkojnë vetëm drejte Beogradit, te UDB-a. UDB-se ka qene shume profesionale. Edhe para këtij atentati ka kryer shume atentate tjera ndaj personaliteteve te mërgatës kroate. Forma dhe mënyra e kryerjes se atentatit është i njëjtë me atentatet tjera te bëra nga UDB-a.

Për Prokurorinë duhet përmendur dy veta qe kane qene ballë te UDB-se. Ne Kosove është ish udbashi Maliqi dhe ne Beograd është Stane Dollanc. Me siguri ka edhe te tjerë qe janë ne jete. Është shume domethënëse për harmonin ndërnacionale midis shqiptareve zbardhja e atentatin. Kombi do te frymon me lehte.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".