Opozita e korruptuar në qeverisjet e kaluara nuk ka argumente bindëse  kundër qeverisë së re  për ta kritikuar!

Opozita e korruptuar në qeverisjet e kaluara nuk ka argumente bindëse  kundër qeverisë së re  për ta kritikuar!

Hajrullah Tërnava

  • 11 November 2021 - 18:25

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Me ftesën që iu bë Presidentes Osmani në SHBA, u dogj edhe kjo letër e fushatës së egër opozitare ndaj Qeverisë dhe Presidentes, pas udhëtimit të pa pritur të zonjës Osmani në SHBA, si e ftuar speciale nga Instituti prestigjioz për Politikë të Jashtme “SAIS”, ku Presidentja si përfaqësuese e politikës së jashtme të Kosovës foli për vizionin dhe politikën që po ndiqet dhe do të ndiqet për të ardhmen e shtetit të ri të  Kosovës. Prandaj opozita me qeverisjet e saja të gjata kriminale në të kaluarën, është ajo opozite e korruptuar në të kaluarën në pushtet, dhe e keqja më e madhe e shtetit të Kosovës që  nuk po pastrohet, nuk po reformohet, por duke qenë retrograde dhe pa  alternativë programore, në luftë për rihapjen e pushtetit, rrezikon edhe interesat e shtetit.

-Mos ftesa e Samitit  Demokratik që do të mbahet në SHBA, për shtetet e botës, e tri shteteve të Ballkanit si Serbi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova si në këtë rast, tani janë të kuptueshme reagimet e opozitës, dhe e thëna se njeriu me çka ka lufton për ti arritur qëllimet e veta, sikur opozita tani që po tenton me politika të ulëta për ti arritur disa qëllime që në të vërtetë  s’kanë lidhje me realitetin, sepse edhe që nuk ishim të ftuar si Kosovë në atë Samit Demokratik, megjithatë ka zëra nga më të mëdhenjtë e SHBA-se,  që deklarohen se Kosova është e jona, dhe brenda territorit të Kosovës frymëzon SHBA sepse  SHBA e krijoj Kosovën shtet.

Opozita si e tillë që është e  s’ka argumente tjera përveç disa akuzave të pa baza e mashtruese për opinionin publik, duke  bërë përpjekje për ta nënçmuar çdo veprim pozitiv të Qeverisë Kurti, prandaj po thirren edhe në këtë fakt që Kosova nuk është ftuar në atë Samit  Demokratik së bashku me  Serbin dhe Bosnjën   e Hercegovinën.

Opozita po harron se kjo mos ftesë  ndaj këtyre shteteve, Kosovës Serbisë dhe Bosnjës në Samitin Demokratik është një shenjë  që paralajmëron se  së shpejti SHBA me angazhimet e veta do të ndikon fuqishëm në ndryshimin e mentalitetit politik të këtyre shteteve, për ti demokratizuar dhe integruar në BE,  me aktin e pajtimit të tyre që do të duhet të  ndodhë në një të afërme jo të largët. Fakti që këto shtete nuk janë akoma sa duhet të demokratizuara kanë mbetur kështu si të izoluara, dhe kur të demokratizohen ashtu siç po kërkon SHBA, edhe ato, do të përfshihen në tubime të tilla sikurse  tjerat shtete.

Janë krejtësisht të pa baza dhe të pa moralshme përpjekjet e opozitës me shpifje për kinse fillimin e izolimit ndërkombëtar, nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës ndaj liderëve kryesor të shtetit, Kryeministrit dhe Presidentes, duke aluduar në mungesën e ftesës për Samitin e Demokracisë në SHBA.

Prandaj gjithsesi opozita duhet të bëjë reforma rrënjësore në partitë e tyre, dhe ti pastrojnë  ato parti nga ato krime marramendëse që iu kanë bërë vendit dhe popullit, dhe me këto veprime do të ju jepet edhe një ligjëratë politikanëve të partive se në politike duhet të jenë njerëzit me duar të pastërta  dhe të punojnë për të mirën e shtetit si interes i përgjithshëm popullor, se vetëm në këtë mënyrë Kosovës do ti hapen rrugët për në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".