Premtimet në fushatë elektorale nuk janë reale!

Premtimet në fushatë elektorale nuk janë reale!
Premtimet në fushatë elektorale nuk janë reale!

Muhamet Kelmendi

  • 12 November 2021 - 15:10

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kosova po kalon nivelin e dyte ne zgjedhjet elektorale për pushte ne nivelin lokal. Ne këtë fushate ka premtime nga kandidatet qe fare nuk janë reale. Zakonisht mendohet se nga premtimet e bëra, qofte ne nivel qendror, qofte ne atë lokal, mbi 80% te programit premtues politike nuk mund te realizohen. Kjo  për faktin se nuk ka kapacitete as ekonomike dhe as njerëzore për te i realizuar. 

Mbesin ato thjeshte premtime pre votat e votuesve. Ndërsa, lidhur me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pushteti lokal dhe ai qendror mund te ndihmojnë shume prokuroret e Prokurorive te Kosovës ne zbulimin e rasteve te tilla. Ne nivel qendror me mbledhjen e provave per krim dhe korrupsion si dhe ne nxjerrjen e ligjeve adekuate. Ne nivel lokal nuk ka mundësi qe te nxirren ligje, por vendime e qëndrime mund te nxjerrin dhe te kontribuojnë ne mbledhjen e provave për krim.

Janë këto heshtjet qe te dy pushtetet mund te kontribuojnë.  Mirëpo, nga fushata aktuale nuk dalin këto qëllime te pushteteve ne te ardhme. Nuk po japin premtime për te ndihmuar ne zbardhjen e rasteve korruptive dhe ne kapjen e keqbërëseve. Ne fushat kritikohet pushteti aktual per dështimet ne te gjitha fushat dhe ipen me pompozitet zgjidhje qe janë te paarritshme ne pushtet. Megjithatë, qytetaret me votat e veta, kanë mundësi te zgjedhin atë qe mendon se ka zgjidhje.

 Por sa do te zgjidhen ka treguar gjendja e deritashme. Nuk ka realizim te asnjë premtimi te bere. Thjeshte janë premtime te karakterit te përfitimit te qytetareve për vota, duke dhëne premtime imagjinare. Nuk ka premtime konkrete qe mbështetet ne kapacitetet ekonomike, shoqërore e juridiko-politike te vendit. Imagjinata e kandidateve dhe e partive shkon shume larg! Kështu do tejet edhe ne te ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".