Kërcënimet me motive sindikale apo [politike] të Rrahman Jasharit.?!

Kërcënimet me motive sindikale apo [politike] të Rrahman Jasharit.?!
Kërcënimet me motive sindikale apo [politike] të Rrahman Jasharit.?!

Ismail Muçiqi

  • 14 November 2021 - 09:43

Shkruan:Ismail Muciqi

Opinion i momentit aktual.

Kryetari i ashtuquajtur i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka filluar ti aktivizojë agjendat e ti politike kundër Qeverisë së Kosovës duke u kërcënuar me protesta dhe greva të punëtoreve të Arsimit. Ky Rrahman Jashari “kryetar pa mandat” i cili me veprimet e tija kinse në emër të Sindikatës së Arsimit i ka shkaktuar dëme të pariparueshme sektorit të Arsimit përkatësisht nxënësve të shkollave gjithandej Kosovës. Tani ky Rrahman Jashari i cili në emër të SBASHK-ut i akomoduar në rangun e Ministrave, vite me radhë stimulohet me rrogë të majme mbi nivelin dhe standardet e Arsimit të vendeve të rajonit të Ballkanit. Ky sa here që fillon viti i ri shkollor apo sa here që normalizohet procesi mësimor nëpër shkollat e Kosovës ky ngritët duke shtruar kërkesa ultimative kundër Qeverisë dhe institucioneve të shtetit. Ky nuk qanë kokën për ngritjen e cilësisë në Arsim, për rrezikun e nxënësve nga pandemia për dështimet e njëpasnjëshme të kulikulave dhe të eksperimenteve të dështuara në plan programet shkollore, të cilat e sollën Arsimin dhe edukimin në fund të pusit. Tani ky Rrahman Jashari ka dal me kërkesa të reja për rritjen e pagave të punëtoreve të Arsimit, dhe miratimin e ligjit për paga. Këtij i mungon vetëdija dhe autokritika për humbjet e mija e mija orëve të mësimit të nxënësve nëpër shkollat e Kosovës, dëme këto të cilat kanë ndikuar drejtëpërdrejt në nivelin e ulët të cilësisë dhe të rezultateve të dobëta në procesin edukativo arsimor. Është e dhimbshme dhe shumë shqetësuese mos reagimi i prindërve dhe këshillave nëpër shkollat e Kosovës. Është koha që qytetaret përkatësisht prindërit e nxënësve të ngrisin zërin kundër manipulimeve politike të SBASHK-ut në krye me Rrahman Jasharin i cili vite me radhë aktivizohet me agjenda politike në destabilizimin e gjendjes nëpër shkollat e Kosovës. Veprimet e këtij “sindikalisti” patjetër se duhet analizuar edhe Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera të Shtetit të Kosovës në mënyrë që të ndalen sa më parë kërcënimet dhe ultimatumet kundër institucioneve të shtetit me prapavijë politike. Mendoj se për veprimet e tija dhe për destabilizimin e procesit arsimor duhet të interesohet edhe prokuroria dhe organet tjera kompetente të cilat e ruajnë rendin juridik dhe stabilitetin e shtetit. Pra prindërit e nxënësve janë ata të cilët duhet ta ngrisin zërin që shkolla ta kryej misionin e saj jashtë politikës dhe jashtë agjendave të grupeve të interesit në emër të Sindikatave të punëtoreve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".