Mbi të gjitha Kosova e kaloi testin!

Mbi të gjitha Kosova e kaloi testin!
Mbi të gjitha Kosova e kaloi testin!

Ragip Guraziu

  • 15 November 2021 - 09:38

Shkruan:Ragip Guraziu

Votimet të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit dhe votimet, 14 nëntor 2021

Pasi përfunduar numërimet pothuajse në të gjitha komunat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndodhën mrekullit të parapara që këto zgjedhje do mbahen mend,dhe ,edhe në të ardhmën duhet të vazhdojmë kështu,dhe këto zgjedhje le të jenë model,të zgjedhjeve të ardhshme,dhe dë dalmi gjithnjë faqebardhë,dhe që na lakmojnë edhe të tjerët.

Me këtë fitoi Kosova. Fitoi qytetari i Kosovës. Fituam të gjithë, sepse kjo ka qenë kryesorja që këto zgjedhje komunale të 17 tetorit dhe Ballotzhit të 14 nëntorit të 2021 të cilësohen apo të vlerësohen si më të mirat deri më tani. Deri më tani u vlerësuan si nga vendorët, po është edhe nga ndërkombëtarët dhe misionet e tyre këtu në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës po urohen për këto zgjedhje edhe nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët, për kalimin e këtij testi, për mbatjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike dhe thuhet se kanë dëshmuar edhe njëherë se populli ynë është në rrugë të drejtë për t'u integruar në strukturat euro-perëndimore.

Humbja dhe fitorja janë të përbashkëta

Por për t'u arritur ky sukses dhe ky shembull për botën e civilizuar dhe për të qenë ne shembull për të tjerët, si dhe ne dim dhe ia dalmi, duhet të kemi një përkushtim të madh edhe kombëtarë, por të gjithë së bashku do t'ia dalim dhe kjo nuk ka dyshim.

Ndryshe, ndryshimi erdhi, pak sa me vones por erdhi

Me këtë rastë reflektuan gati të gjithë subjketet politike,dhe hera e parë që qytetarë e panë me sytë e tyre,se pa marrë parasyesh se,menjë farë forme edhe rezultatet ishin afër me përqindje,uronin njëri tjetrin,dhe tani do e kemi një Pozitë të fortë dhe të kujdeshme,po ashtu edhe Opozitë të fortë,dhe Kosova më në fund do fitojë,dhe kush tjetër,qytetarët e saj.

Befasit që ndodhën,me PDK-në,edhe pse kreret e Shtabit të Përgjishëm gjinden në Gjykatën e Hagës,jo vetëm, doli e para me 9 komuna të fituara,derisa,Befasia tjetër me Prishtinën,Prizrenin,etj…

Pse e themi këtë sepse në disa komuna,gati edhe në të gjitha ishin resultatet të për afërta,edhe dy tri vota,por ajo më kryesorja fituam të gjithë ne, fitoi Kosova, dhe tani do marrim frymë pak më qlirë.

Rezuktatatet

Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna në nivel vendi, ndërkohë që PDK ka fituar më së shumti komuna shqiptare. LDK ka fituar 7, AAK 5 ndërkohë VV vetëm 4.

Këto janë rezultatet përfundimtare:

Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;

PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj

LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan

AAK(5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.

VV(4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.

Nisma (1): Malishevë.

Ajo më kryesorja është kjo; Në rastse ndodhin koalicionet e subjekteve politike nëpër komunat e tyre,pa gjelozi,Kosova do e ketë një pozitë të fortë dhe Opozitë të qëndrueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".