Kush humbi dhe kush fitoj në Zgjedhjet Lokale në Kosovë.?!

Kush humbi dhe kush fitoj në Zgjedhjet Lokale në Kosovë.?!
Kush humbi dhe kush fitoj në Zgjedhjet Lokale në Kosovë.?!

Ismail Muçiqi

  • 16 November 2021 - 09:38

Shkruan:Ismail Muciqi

Opinion aktual i kohës.

Zgjedhjet për Pushtetin Lokal në Komunat e Kosovës të cilat përfunduan dje qitën në pah shumë të dhëna të karakterit politikë dhe sociologjik të shoqërisë Kosovare. Ata të cilët me vëmendje i kanë përcjellë apo monitoruar këto zgjedhje panë se më në fund u manifestua kultura demokratike e qytetareve por për fat të keq nuk ndryshoj mendësia e kamotshme.

Kësaj radhe nuk u votua për programe të kandidatëve por më shumë dominoj fryma e mendësisë rajonale të partive politike të cilat votuan për ti ruajtur interesat e tyre, te liderit dhe klaneve rreth ti. Kështu Lëvizja Vetëvendosje edhe pse ende jeton me idealet e saja për Shtetin, mirëqenien dhe për drejtësi, pësoj humbje të papritur duke mos arritur të fitojë më shumë se 4 Komuna.

Padyshim se këtë goditje Lëvizja Vetëvendosje e mori mu për shkak të neglizhencës, të vetëbesimit dhe ndoshta edhe të injorancës në qeverisje. Niveli i organizimit të fushatës të kësaj partie ishte shumë anemikë. Udhëheqja e kësaj partie nuk arriti me kohë ti mobilizoj strukturat dhe simpatizantët e saj dhe kështu dështimet organizative të Vetëvendosjes i shfrytëzuan ish partitë të cilat që nga paslufta ishin në qeverisje dhe të cilat janë përgjegjëse për të gjitha dështimet që i ndodhën vendit. U pa se Albin Kurti me shok nuk i analizoj rrethanat politike dhe mobilizimin e partive rivale të LDK-së PDK-së dhe AAK-së, të cilat që nga zgjedhjet e fundit nacionale kur Vetëvendosja mori pushtetin ato po bashkëpunojnë kundër Qeverisë së Kosovës dhe kundër qdo përpjekje për të vu rend.

Partia Demokratike si gjithherë me burimet e saja njerëzore të cilët janë sistemuar në Administratën publike numëri i të cilëve arrin shifrën afër 70 mijë janë të lidhur me PDK-në nga interesat më të ndryshme të punësimit dhe të privilegjeve tjera të cilat i kanë shfrytëzuar vite me radhë duke i përveqsuar dhe shfrytëzuar resurset ekonomike të Kosovës. Kjo parti ka hipoteka më të ndryshme për keqpërdorimet e ndryshme gjatë qeverisjeve ndaj fondeve publike dhe tenderëve të ndryshme me fuqi kapitale përmes të cilëve u pasuruan një numër i anëtareve të kësaj partie.

Po ashtu Lidhja Demokratike e Kosovës fitoj Prishtinën jo për shkak të punës dhe veprimtarisë të saj por kësaj radhe fitoj kandidati, Përparim Rama i cili ishte enigmatik për elektoratin pasi që me vite i njëjti jetoj në Britaninë e Madhe. Fitorja e ti për Kryetar të Prishtinës u arrit në saje të mobilizimit të elektoratit të Llapit dhe Gollakut, ku vite me radhë Lidhja Demokratike ishte në pushtet, por më në fund për shkak të dështimeve më të ndryshme të ish udhëheqjes të LDK-së në Podujevë humbi për herë të dytë pushtetin. Përparim Rama fitoj Prishtinën edhe në saje të mobilizimit të një pjese të madhe të qytetareve të Llapit e qe tani jetojnë dhe punojnë në Prishtinë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i mbajti ato Komuna të cilat i takojnë Rajonit të Dukagjinit e të cilat janë të lidhura ngushtë me klanin dhe liderin e kësaj partie. Vetë strukturat e Aleancës përbëhen nga individët të cilët që nga themelimi i partisë janë të lidhur me interesat karrieriste dhe materialo financiare me liderin e partisë. Prandaj këtu ka mbizotëruar mendësia krahinore e jo programi i partisë dhe i kandidatëve për Kryetar të Komunave.

Nuk duhet koment për punën dhe dështimet e liderit të kësaj partie. Nisma Social Demokrate e Fatmir Limës para shuarjes të saj kësaj radhe ka fituar pushtetin lokal në Malishevë, komunë kjo e cila përbëhet nga farefisi, nga miqtë dhe familjaret e klanit të partisë. AKR-ja e Bexhet Pacollit edhe kësaj radhe figuroj në listën e partive politike si emër e jo si subjekt që meriton diqka më shumë. Politika e liderit të kësaj partie në të gjitha funksionet që i ka ushtruar më shumë i ka sjellë dëmë vendit sesa ndonjë të mirë. Prandaj elektorati i dikurshëm e ka bojkotuar dhe s’ka kthim prapa.

Të gjitha këto ishin vetëm disa nga karakteristikat të cilat u manifestuan në Zgjedhjet Lokale e të cilat do të mbesin në kujtesën e qytetareve se demokracia dhe kultura u manifestuan por interesi personal, grupor, klanor ndaj liderit dhe partisë mbetën peng për një të ardhme më progresive të shoqërisë. Sido që të jetë askush mos të krenohet për humbje apo fitore të këtyre zgjedhjeve, sepse koha do tregojë dhe do ti sfidoj kryetarët e ri të Komunave të cilët nëse nuk do të jenë korrekt dhe nuk do të bashkëpunojnë me institucionet qendrore përkatësisht me Qeverinë e Kosovës nuk do të arrijnë ti përmbushin premtimet e dhëna ndaj elektoratit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".